Smegma

Smegma (nga greqishtja smēgma, sapun) është një lëng lubrifikues i organeve gjenitale të njeriut, i cili përbëhet nga një kombinim i vajrave natyrale të lëkurës, qelizave të vdekura të lëkurës, dhe lagështisë.

Të dy gjinitë sekretojnë smegma. Tek meshkuj, smegma prodhohet dhe mblidhet nën lafshën e penisit; ndërsa tek femrat, smegma mblidhet rreth klitorisit dhe nën palët e labia minora.

Femrat

Akumulimi e sebumit (vajra natyralë) kombinuar me qelizat e vdekura të lëkurës formojnë smegmën. Sebumi sekretohet nga gjëndrat sebaceous, të cilat janë të vendosura rreth klitorisit dhe vulva majoris.

Meshkujt

Tek meshkujt, smegma ndihmon në mbajtjën e boshtit të penisit të njomë dhe lehtëson marrëdhënien seksuale, duke vepruar si një lubrifikant natyral.

Smegma prodhohet nga zgjatime mikroskopike nga sipërfaqja mukozale e lafshës së penisit, ndaj meshkujt që janë bërë synet nuk prodhojnë smegma, ose prodhojnë shumë pak, në varësi të sasisë së lafshës së lënë pas synetllikut. Parkash et al. kanë gjetur se smegma përmban 26.6% yndyrna dhe 13.3% proteina, dhe se smegma e sapo prodhuar është e butë dhe e njomë.  Ajo është gjithashtu e pasur në squalene dhe përmban sekrecione nga prostata dhe gjëndra uretrale e Littré.

Sipas Studimeve nga Wright, gjatë fëmijërisë prodhohet shumë pak smegma, edhe pse lafsa e penisit të tyre përban gjendrat sebaceous.  Prodhimi i smegmës fillon të rritet nga adoleshenca deri në pjekurinë seksuale, kur funksioni i smegmës si lubrifikant merr vlerën e saj të plotë, dhe duke filluar nga mosha e mesme prodhimi i smegmës fillon të bie, e në pleqëri ajo pothuajse nuk prodhohet më. 

Higjena

Në njerzit e shëndetshëme, smegma ndihmon në pastrimin dhe lubrifikimin e organeve gjenitale.  Sebumi, përbërësi kryesor i smegmës është pa-erë në vetvete, por shpërbërja e tij nga bakteret mund të prodhojë një erë të fortë dhe depozitimi i sajë nën lafshën e penisit gjatë një periudhe të gjatë kohore mund të irritojë penisin (i njëjti problem mund të ndodhë me depozitimin nën labia minora tek femrat), ndaj rekomandohet pastrimi i rregullt i organeve gjenitale dhe mbajtja e një higjene intime të rregullt. 

Notes

Tags:

Smegma FemratSmegma MeshkujtSmegma HigjenaSmegmaGjuha greke

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ShkupiKolesteroliProblem globalIzet MexhitiZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021DaulljaTrashëgimia kulturoreHistoriku i gjuhes letrare shqipeGreqiaGreta ThunbergKF TiranaDita Botërore e LibritKuvendi i Maqedonisë së VeriutApoloniaSyri i kaltër, DelvinëHalucinacioniLiqeni i ShkodrësLënda djegëse fosileForca Ajrore ShqiptareNdryshimi i klimësTiroidetBashkimi EvropianPneumoniaArsimi në ShqipëriPesë Shtyllat e IslamitMenstruacionetLista e bimëveBelgjikaKëshilli i EvropësAutizmiNumrat e telefonit në KosovëÇifteliaBimësiaHistoria e TiranësLigjet e KepleritKarbohidratetLista e lumenjve në KosovëShqipëria OsmaneSistemi i tretjesLista e markave të automobilaveMigrenaVehbi KikajVideosexItaliaKoreja e JugutTermocentraliAthinaFieriZjarriMeleqët në IslamShqipëria e PavarurKiara TitoAlfabeti shqipHolandaZejtariaF.C. Internazionale MilanoKalendariMenopauzaPrincipata e ArbëritDemencaGjeometriaEvropaPopullsia botëroreLuljaShqiptarëtAmerikaZejtaria në KosovëAkiliMeshariShtetet e Bashkuara të AmerikësDioksidi i karbonitKoniFiset shqiptareVektoriKrimet e regjimit komunist në ShqipëriPellazgëtDerivatiDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëAbdyl Hamiti II🡆 More