Shqiponja e Stepeve është një lloj Shqiponje në Gjininë Aquila.
Ka një gjatësi të trupit 62–74 cm dhe gjatësi të krahëve prej 165–190 cm. Ngjyra e pendlave të tij është e kaftë dhe nuk kanë ndonjë dallim ngjyre tjetër të madh në pendla. Duke fluturuar dallohet nga bishti i tij, pak si në formë pyke, pa vija.
Shqiponja e Stepeve haset nga Rumania, përgjatë stepes së Aralit deri në TransBajkall dhe në Mongoli. Në shtëpi të tij gjendet në stepe dhe në vende të hapura me vegjetacion të ulët. Folenë e tij, e ndërton në tokë. Në folen e saj lëshon 1-3 vezë. Ushqehet kryesisht me gjitarë të vegjël, sidomos me ketra të tokes, por edhe me brejtës të tjerë, hardhuca dhe me kërrma. Kjo Shqiponjë është një zog shtegtarë vendqëndrimi i tij dimërorë gjendet për Shqiponjat e Stepeve Evropiane dhe Azisë Qëndrore në Afriken Lindore, kurse për Shqiponjat e Stepave Lindore në Indi. Prej IUCN-së Shqiponja e Stepave është në kategorinë Least Concern (që do të thotë që s'është e rrezikuar - edhe pse numri i tyre ka shënuar ulje). Numri i tyre vlerësohet të jetë 100.000 deri në 1 mil. individë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Shqiponja e Stepeve, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.