Shpërthime Në Londër

Më 7 korrik 2005 në Londër ka pasur një seri shpërthimesh në metro dhe nëpër autobusë.

Shpërthimet ndodhën në orë 8:49 të mëngjesit, në kohë trafiku të ngarkuar. Ato ishin me shumë mundësi mësymjet terroriste. Shpëthimet ndodhën në stacionet e metrosë: Edgware Road, King's Cross St Pancras, Liverpool Street, Russell Square, Old Street dhe Moorgate.

Shpërthime Në Londër
Shpërthimet kapin në kurth shumë banorë

Rreth 56 banorë (së bashku me terroristët) vdiqën, reth 700 veta u plagosën.

Parlamenti Evropian reagoj me një minutë heshtje.

Kryeministri i Britanisë Tony Blair lëshoi mbledhjen dhe thotë se ky është sulm terrorist. Wikipedia prezanton fletën në të cilën shkruhet paralajmërimi nga një organizatë në lidhje me El Kaidan.

Shpërthime Në Londër
Në qytet lëvizin vetëm policia dhe ushtria
Shpërthime Në Londër
Fleta e pranimit të sulmit në Londër

Kronologjia e ngjajes

  • 09:15 Policia britanike e stacionit Hekurdhorë lajmron për një shpërthim në qendrën e financave të Londrës në afërsi të Stacionit Liverpool Street.
  • 09:25 Policia lajmëron për një të plagosur në qedrën e financave.
  • 09:27 Agjencia Hekurudhore Metronet që përkujdeset për metron e Londrës, lajmëron se shkaku i shpërthimit ishte një problem elektriciteti.
  • 09:33 Njerzit lajmërojnë se për shkak të problemeve elektrike nuk punon metro e Londrës.
  • 09:41 Lajmi për një shpërthim të dytë në një stacion në veriperendim të Londrës.
  • 09:53 Policia njofton për "ndodhi" në Stacionin Aldgate dhe Russell Square.
  • 09:53 Metronet lajmëron për ndërpremjen e punës së metros.
  • 10:14 Agjesitë informative lajmrojnë për një shpërthim në një Autobsë të Londrës.
  • 10:24 Scotland Yard lajmëron për disa shpërthime në Londër.
  • 10:25 Policia e vërteton shpërthimin në Russell Square.
  • 10:33 Policia vërteton së paku tri shpërthime në Autobusë që qarkullonin në qender të Londrës.
  • 10:45 Burimet policore lajmrojnë për një shpërthim në një Autobusë.
  • 10:46 Dëshmitarët në Sky News tregojnë për një shërthim të dytë në Tavistock Square'.
  • 10:46 Policia lajmëron për persona të lënduar rëndë, por jo edhe për të vdekur.
  • 12:26 Ushtria rrethon Londrën dhe përkujdeset për siguri.
  • 13:11 Spiegel online lajmron për një letër ku dikush merr përgjegjësinë për shpërthimet [1]. Është "Oganizata e mësheftë - El Kaida në Evropë" .
  • 13:31 Sipas Sky News njëri nga Autobusët ka shpërthyer nga një Vetëvrasës.
  • 13:59 Ministri i punëve të brendëshme Clarke thotë se në përgjithësi ishin katër shpërthimeve nga të cilat një ishte në Autobusë.
  • 15:16 Sipas gazetës Spiegel një nënpunës jurist nga ShBA nga zyrat britanike ka kuptuar për 40 të vdekur.
  • 17:00 Agjensitë e lajmeve, lajmërojnë për vdekjen e më së paku 10 personave. Sipas RTK-live Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi i ka shprehur ngushllimet Tony Blair.

Tags:

20057 korrikLondra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FolkloriShëndetiGjeografia e ShqipërisëLufta e Parë BotëroreShpallja e Pavarësisë së KosovësAlgjebraCikli menstrualMësonjëtorja e KorçësBujqësiaKallëzuesiKryeministri i Maqedonisë së VeriutPetro MarkoLejleku SqepgjerëFigura stilistikePlazma e gjakutKalaja e ShkodrësPrizmi (gjeometri)Kultura e ShqipërisëBashkitë e ShqipërisëEnver HoxhaVallet shqiptareFeja në ShqipëriMbreti Zogu ILumi i NerodimësPukaOksigjeniVehbi KikajADNNdotja e ajritKalatë e ShqipërisëFutbolliFuqia (fizikë)MbiemriLigjet e KepleritAnesteziaSistemi i qarkullimit të gjakutMatjaGegërishtjaPejgamberët në IslamLui PastërKinaLista e sureve në KuranHonore de BalzakGjakuKosova dhe bukuritë e sajMushkëriaParafjalaMbrojtja e mjedisitHistoria e TokësGjendja agregateDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëLugthiDiarrejaNamazi i AkshamitPulsi i zemrësLista e shteteve sipas popullsisëRobin HoodDerivatiSinonimiTrekëndëshi i BermudësPërcaktoriKundrinori-kryefjala-kallëzuesiDita Botërore e LibritKF TiranaItaliaBallkaniElbasaniLojërat Olimpike VeroreRajoni JuglindorHemoglobinaLidhja e PrizrenitTrupi i njeriutShpikje te ndryshmeMatematikaDendësia e popullsisëDhëmbët e njeriutFormat e shtjelluara të foljesVlerësimi i nxënësve🡆 More