Shoqëria Kombëtare e Hekurudhave Franceze(në frëngjisht "Société nationale des chemins de fer français"; shqiptimi frëngjisht: [sɔsjete nɑsjɔnal de ʃ(ə)mɛ̃ d(ə) fɛʁ fʁɑ̃sɛ] ; shkurtuar në SNCF[ɛs‿ɛn se ɛf] ) është kompania hekurudhore shtetërore e Francës . E themeluar në vitin 1938, ajo menaxhon trafikun hekurudhor kombëtar të vendit së bashku atë të Monakos, duke përfshirë TGV, në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë të Francës. Detyrat e saj përfshijnë menaxhimin e shërbimeve hekurudhore për pasagjerët dhe mallrat,si dhe mirëmbajtjen edhe sinjalizimin e infrastrukturës hekurudhore. Rrjeti hekurudhor përbëhet nga rreth 35,000 km hekurudhë, nga të cilat 2,600 km janë linja me shpejtësi të lartë dhe 14,500 km janë të elektrifikuara. Rreth 14,000 trena veprojnë çdo ditë.
Në vitin 2010 SNCF u rendit e 22-ta në Francë dhe e 214-ta botërisht në listën e Fortune Global 500 duke regjistruar 34 milione e 585 mijë euro fitime. Është biznesi kryesor i Grupit SNCF, i cili në vitin 2020 kishte 30 miliardë euro shitje në 120 vende. Grupi SNCF punëson më shumë se 275 mijë punonjës në Francë dhe në mbarë botën. Që nga korriku 2013, selia e Grupit SNCF ndodhet në një periferi të Parisit në 2 Place aux Étoiles në Saint-Denis . Presidenti i SNCF Group është Jean-Pierre Farandou që prej vitit 2019.
SNCF menaxhon pothuajse të gjithë trafikun hekurudhor të Francës, duke përfshirë TGV ( Tren à Grande Vitesse, që do të thotë "tren i shpejtësisë së lartë"). Në vitet 1970, SNCF filloi programin e trenave me shpejtësi të lartë TGV me synimin për të krijuar rrjetin hekurudhor më të shpejtë në botë. Programi i dha rezultatet në vitin 1981 me përfundimin e linjës së parë të shpejtësisë së lartë LGV Sud-Est ("Ligne à Grande Vitesse Sud-Est", që do të thotë "linja juglindore e shpejtësisë së lartë"), kur shërbimi i parë TGV, nga Parisi në Lyon, u përurua. Në vitin 2017, rrjeti kombëtar hekurudhor në pronësi të SNCF Réseau kishte 28,710 km linja, 58% e të cilave ishin të elektrifikuara dhe 2640 linja të shpejtësisë së lartë. Çdo ditë, SNCF drejton 15,000 trena udhëtarësh dhe transporton më shumë se 5 milionë pasagjerë dhe më shumë se 250,000 ton mallra. Linjat TGV dhe teknologjia TGV tani janë përhapur në disa vende evropiane.
Teknologjia TGV e SNCF-së ka vendosur shumë rekorde botërore të shpejtësisë, më i fundit më 3 prill 2007, kur një version i ri i TGV i quajtur V150 me rrota më të mëdha se TGV-ja e zakonshme, ishte në gjendje të mbulonte më shumë sipërfaqe tokë në çdo rrotullim dhe kishte një motor 18,600 kW dhe theu rekordin botëror të shpejtësisë për trenat konvencionalë hekurudhor, duke arritur në km/h .
SNCF ka një historik të jashtëzakonshëm sigurie. Pas gati 30 vitesh në funksion, sistemi TGV i SNCF-së ka vetëm një përvojë të një aksidenti vdekjeprurës, i cili ka ndodhur gjatë testimit para-hapjes dhe jo në funksionim të rregullt.
Në vitin 2011, SNCF në bashkëpunim me Keolis, paraqiti ofertën e pasuksesshme për InterCity West Coast . Në prill 2017, SNCF mori 30% të aksioneve në një sipërmarrje të përbashkët me Stagecoach Group dhe Virgin Group për të konkurruar për Bashkëpunimin e Bregut Perëndimor që do të veprojë në shërbimet e linjës kryesore të Bregut Perëndimor nga maji 2020 dhe linjën HS2 nga 2026.
Në prill të vitit 2019, Stagecoach-it iu ndalua e drejta për të paraqitur oferta për çdo ekskluzivitet, përfshirë Partneritetin e Bregut Perëndimor, gjë që do të thotë se Virgin dhe SNCF tani duhet të tërhiqen nga lista përfundimtare.
Që nga vitet 1990, SNCF ka shitur vagona hekurudhore tek qeveritë rajonale, me krijimin e markës Train Express Régional (TER). Kjo markë vjen si bashkëpunim mes këtyre dy palëve me rajonet të cilat janë përgjegjëse për vagonat kurse kompania kujdeset për infrastrukturën. SNCF gjithashtu ruan një shtrirje të gjerë në biznesin ndërkombëtar që përfshin punën në linjat e mallrave, linjat ndërqytetëse dhe linjat e udhëtarëve. Ekspertët e SNCF ofrojnë shërbime logjistike, projektimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtje. SNCF operon agjencinë ndërkombëtare të biletave Oui.sncf.
SNCF ka punonjës në 120 vende që ofrojnë konsulencë të gjerë jashtë dhe ndërkufitare. Këto projekte përfshijnë:
Me zbatimin e ligjit të 1937,më 1 janar 1938u formua SNCF me shtetëzimin e kompanive kryesore hekurudhore të Francës ( Chemin de fer, fjalë për fjalë, 'rruga e hekurt', do të thotë hekurudhë). Këto ishin:
Emri i parë është ai në gjuhën franceze, i dyti është shkurtimi ndërsa i treti përkthimi në shqip.
Shteti francez fillimisht mori 51% të pronësisë së SNCF dhe investoi shuma të mëdha subvencionesh publike në sistem. Sot, SNCF është tërësisht në pronësi të shtetit francez.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article SNCF, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.