Robin Gosens: Futbollist gjerman

Robin Everardus Gosens (lindur më 5 korrik 1994) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si anësor i majtë ose mbrojtës i majtë për klubin gjerman Union Berlin dhe kombëtaren gjermane.

Robin Gosens
Robin Gosens: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale
Gosens në vitin 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRobin Everardus Gosens
Datëlindja (1994-07-05) 5 korrik 1994 (29 vjeç)
VendlindjaEmmerich am Rhein, Gjermani
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniAnësor i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Union Berlin
Numri6
Karriera me të rinjtë
2000–2007Fortuna Elten
2007–20091. FC Bocholt
2009–2012VfL Rhede
2012–2014Vitesse
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2015Vitesse0(0)
2014–2015→ Dordrecht (loan)47(3)
2015–2017Heracles Almelo60(4)
2017–2022Atalanta121(25)
2022Internazionale (huazim)7(0)
2022–2023Internazionale32(3)
2023–Union Berlin2(2)
Karriera ndërkombëtare
2020–Gjermania14(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 gusht 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20:42, 26 shtator 2022 (UTC)

Karriera me klube

Vitesse

Gosens lindi në Emmerich am Rhein, dhe e nisi karrierën e tij si futbollist duke luajtur me klubet lokale të qytetit, si Fortuna Elten, 1. FC Bocholt dhe VfL Rhede, para se të bëhej pjesë e akademisë së Vitesses më 4 korrik 2012. Më 13 gusht 2013, ai firmosi kontratën e parë si profesionist me klubin. Para kësaj, ai kishte pasur një provë të pasuksesshme me klubin gjerman Borussia Dortmund. Gosens e quajti provën me Dortmundin një "dështim".

Huazimi te FC Dordrecht

Më 14 janar 2014, Gosens u huazua te FC Dordrecht deri në përfundim të sezonit 2013–14. Ai bëri debutimin e tij si profesionist tre ditë më vonë, duke luajtur si titullar në barazimin 1–1 në shtëpi kundër SBV Excelsior.

Gosens shënoi golin e parë si futbollist profesionist më 7 shkurt, duke realizuar të dytin e fitores komode 6–1 kundër FC Emmen. Ai u aktivizua në 20 ndeshje gjatë pjesës së dytë sezonet, përfshirë edhe ndeshjet e fazës play-off, me Dordrecht që e mbylli kampionatin në vendin e dytë, duke u rikthyer në Eredivisie pas një mungese nëntëmbëdhjetë-vjeçare.

Më 29 maj 2014, huazimi i Gosens te Dordrecht u rinovua edhe për një vit tjetër. Ai luajti ndeshjen e tij të parë në elitën e futbollit holandez më 9 gusht, duke u aktivizuar 90 minuta të plota në fitoren 2–1 në transfertë kundër SC Heerenveen. Goli i tij i parë në Eredivisie erdhi më 20 shtator në njē barazim 1–1 në transfertë kundër Excelsior.

Heracles Almelo

Më 4 qershor 2015, Heracles Almelo njoftoi transferimin e Gosens si lojtar i lirë.

Atalanta

Më 2 qershor 2017, u njoftua se Gosens ishte transferuar në Itali te Atalanta. Më 18 shtator 2019, Gosens bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve kundër Dinamo Zagreb në fazën e grupeve. Më 19 dhjetor të të njëjtit vit, Gosens regjistroi golin e parë në këtë kompeticion në fitoren 3–0 në transfertë kundër Shakhtar Donetsk. Goli i tij i dytë në Ligën e Kampioneve erdhi më 25 nëntor 2020 në fitoren 2–0 kundër Liverpool në Anfield.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Gosens u bë një nga anësorët më të mirë të kampionatit italian, veçanërisht në sezonet 2019–20 dhe 2020–21. Gjatë këtyre sezoneve, ai ishte një nga golashënuesit më të mirë të Atalantës, duke regjistruar respektivisht 10 dhe 12 gola, shifra jo të zakonshme për një mbrojtës. Më 14 shtator 2021, ai shënoi në barazimin 2–2 kundër Villarrealit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Internazionale

Më 27 janar 2022, Inter njoftoi se Gosens do të bëhej pjesë e klubit në formë huazimi deri në përfundim të sezonit; formula e huazimit përfshinte detyrimin e blerjes nesë disa kushte do të arriheshin. Më 12 tetor, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve si futbollist i Interit në barazimin 3–3 në Camp Nou kundër Barcelonës në fazën e grupeve.

Union Berlin

Më 15 gusht 2023, Gosens firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Union Berlinin, duke realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Bundesligë. Sipas raportimeve të medias, Berlini pagoi 15 milion £ për kartonin e tij, duke e bërë gjermanin transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Gosens debutoi me klubin më 20 gusht në fitoren 4–1 kundër Mainz në ndeshjen hapëse të sezonit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë. Gjashtë ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe shënoi dy gola në një tjetër fitore 4–1, këtë herë kundër Darmstadt.

Karriera ndërkombëtare

Më 25 gusht 2020, Gosens u thirr për herë në kombëtaren gjermane. Ai debutoi zyrtarisht më 3 shtator në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Spanjës.

Më 19 maj 2021, Gosens ishte pjesë e listës me 21 lojtarë që do të luanin në UEFA Euro 2020. Më 19 qershor, ai shënoi dhe asistoi në fitoren 4–2 kundër Portugalisë në fazën e grupeve. Ai gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes.

Gosens nuk ishte pjesë e ekipit të Gjermanisë për Kupën e Botës 2022. Trajneri i ekipit Hansi Flick e justifikoi këtë vendim me rënjen e ritmit të lojtarit dhe minutazhin e pakët.

Jeta personale

Gosens ka lindur në Gjermani nga një mama gjermane dhe baba holandez. Ai zotëron pasaportën gjermane dhe holandeze. Në qershor 2022, ai u martua me të dashurën e tij Rabea Böhlke, me të cilën ka një fëmij.

Më 22 shkurt 2023, Gosens mori diplomën Bachelor në degën e Psikologjisë në universitetin SRH Fernhochschule.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 1 nëntor 2022
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Dordrecht (huazim) 2013–14 Eerste Divisie 16 1 0 0 4 0 20 1
2014–15 Eredivisie 31 2 2 0 33 2
Gjithsej 47 3 2 0 4 0 53 3
Heracles Almelo 2015–16 Eredivisie 32 2 3 1 3 0 38 3
2016–17 28 2 2 0 2 0 32 2
Gjithsej 60 4 5 1 2 0 3 0 70 5
Atalanta 2017–18 Serie A 21 1 2 0 3 1 26 2
2018–19 28 3 3 0 5 0 36 3
2019–20 34 9 1 0 8 1 43 10
2020–21 32 11 5 0 7 1 44 12
2021–22 6 1 0 0 2 1 8 2
Gjithsej 121 25 11 0 25 4 157 29
Internazionale (huazim) 2021–22 Serie A 7 0 2 1 0 0 9 1
Internazionale 2022–23 Serie A 9 0 0 0 6 1 0 0 15 1
Gjithsej 16 0 2 1 6 1 0 0 24 2
Gjithsej karriera 244 32 20 2 33 5 7 0 304 39

Kombëtarja

    Redaktuar më 26 shtator 2022
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Gjermania 2020 4 0
2021 9 2
2022 1 0
Gjithsej 14 2

Golat me kombëtaren

Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Robin Gosens
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 7 qershor 2021 Merkur Spiel-Arena, Düsseldorf, Gjermani 7 Robin Gosens: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale  Letonia 1–0 7–1 Ndeshje miqësore
2 19 qershor 2021 Allianz Arena, Mynih, Gjermani 9 Robin Gosens: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale  Portugalia 4–1 4–2 UEFA Euro 2020

Trofe

Klube

    Internazionale

Personale

  • Ekipi i Vitit i Serie A: 2019–20

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Robin Gosens Karriera me klubeRobin Gosens Karriera ndërkombëtareRobin Gosens Jeta personaleRobin Gosens Statistikat e karrierësRobin Gosens TrofeRobin Gosens ReferimeRobin Gosens Lidhje të jashtmeRobin GosensFutbolliGjermaniaKombëtarja gjermane e futbollitMbrojtësi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

HënaMbretëria e IlirisëGjeografia e KosovësEgla CenoForcat e Armatosura të ShqipërisëRryma elektrikePinguiniShenjat astrologjikeKalendari katoliko-romak i shenjtorëveTrupat e Sistemit DiellorSindroma DownTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriSpanjaShumëllojshmëriaVlera ushqyeseÇarls DarvinArmët e SkënderbeutAmerika JugoreZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021PeshkaqeniNdotja akustikeTigriPozicioni seksualPirro i EpiritMetaletMilanoKryefjalaQiprojaQeni i SharritSarandaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreAvullimiHepatiti BAstronomiaPozicioni mbrapshtDua LipaLista e kryeqyteteveAventurat e Tom SojeritFaqja kryesoreDiskriminimiEmrat e bukur të AllahutPozita gjeografike e ShqipërisëHistoria e ÇamërisëShqiptarët në Maqedoninë e VeriutLiqenet kryesore të ShqipërisëTeoria e evolucionitLionel MessiShtetet e Bashkuara të AmerikësMali i ZiKontinentetPëremriMeningjitiSistemi periodik i elementeveKalaja e KrujësLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeMushkëriaPashallëku i ShkodrësBurimet natyroreTestosteroniADNDomatjaMarrëveshja e OhritRepublika Popullore e ShqipërisëBardhyliFinlandaOqeaniYlberiRadioaktivitetStatistikaMaria AntonetaSëmundja e LeukemisëShtatë mrekullitë e botësLiqeni i PrespësMitrush KuteliGalileo GalileiFjaliaNgjyraLista e vendeve sipas sipërfaqes🡆 More