Principata E Serbisë

Principata e Serbisë (Cirilik serb: Књажество Србија, romanizuar: Knjažestvo Srbija) ishte një shtet autonom në Ballkan që u krijua si rezultat i Revolucionit Serb, i cili zgjati midis 1804 dhe 1817.

Krijimi i saj u negociua fillimisht përmes një marrëveshjeje të pashkruar midis Millosh Obrenoviqit, udhëheqës i Kryengritjes së Dytë Serbe, dhe zyrtarit osman Marashli Pasha. Ajo u pasua nga seria e dokumenteve ligjore të botuara nga Porta në vitet 1828, 1829 dhe më në fund, më 1830 - Hatt-i Sherif. Pavarësia e saj de facto erdhi më 1867, pas evakuimit të trupave të mbetura osmane nga Kalaja e Beogradit dhe vendi; pavarësia e saj u njoh ndërkombëtarisht në vitin 1878 me Traktatin e Berlinit. Në vitin 1882 vendi u ngrit në statusin e mbretërisë.

Principata e Serbisë
Княжество Сербіа
Књажество Србија
1815–1882
Himni: "Востани Сербіє" / "Vostani Serbije"
(Shqip: "Ngrihu, Serbi")
Principata e Serbisë më 1878
Principata e Serbisë më 1878
KryeqytetiBeograd (1841-82)
Kragujevac (1818–38)
Gornja Crnuća (1815–18)
Gjuhët e zakonshmeSerbisht
Besimi
Ortodoksia Serbe (zyrtare)
NofkaSerb
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia absolute (1815–1838)
Monarkia kushtetuese parlamentare unitare (1838–1882)
Princi (Knez) 
• 1817–1839 (i pari)
Millosh Obrenoviq I
• 1868–1882 (i fundit)
Milan Obrenoviq IV
Kryeministri 
• 1815–1816 (i pari)
Petar Nikolajević
• 1880–1882 (i fundit)
Milan Piroćanac
KuvendiS'ka (sundimi me dekret)
(1815-1858)
Asambleja Kombëtare)
(1858-1882)
Historia 
• Njohja nga Porta e Lartë
1815
15 shkurt 1835
• Pavarësia de facto
1867
13 korrik 1878
1882
Sipërfaqja
181524,440 km2 (9,440 sq mi)
183437,511 km2 (14,483 sq mi)
Popullsia
• 1815
322,500–342,000
• 1834
702,000
• 1874
1,353,000
Të dhëna të tjera
Kodi ISO 3166RS
Paraprirë nga
Pasuar nga
Principata E Serbisë Sanxhaku i Smederevës
Principata E Serbisë Serbia Revolucionare
Mbretëria e Serbisë Principata E Serbisë
Sot pjesë eSerbia

Prapavija dhe themelimi

Udhëheqësit revolucionarë serbë - fillimisht Karagjorgje dhe më pas Millosh Obrenoviq - ia dolën me qëllimin e tyre për të çliruar Serbinë nga sundimi shekullor turk. Autoritetet turke e njohën shtetin me Hatt-i Sharif të vitit 1830, dhe Millosh Obrenoviq u bë një princ (knjaz) i trashëguar i Principatës Serbe. Serbia ishte de jure një provincë autonome e Perandorisë Osmane, autonomia e saj ishte e kufizuar nga prania e ushtrisë turke në tokën e saj dhe duke u detyruar t'i paguante Stambollit një haraç vjetor prej 2.3 milionë groshësh, që përfaqësonte rreth 10% të totalit të buxhetit të vendit.

Në fillim, principata përfshinte vetëm territorin e ish-Pashallëkut të Beogradit, por në vitet 1831–33 u zgjerua në lindje, jug dhe perëndim. Në vitin 1866 Serbia filloi fushatën e krijimit të Aleancës së Parë Ballkanike duke nënshkruar një sërë marrëveshjesh me entitete të tjera ballkanike në periudhën 1866–68. Më 18 prill 1867 qeveria osmane urdhëroi që garnizoni osman, i cili që nga viti 1826 ishte përfaqësia e fundit e suzerenitetit osman në Serbi, të tërhiqej nga Kalaja e Beogradit. I vetmi kusht ishte që flamuri osman të vazhdojë të valëvitej mbi kala krahas atij serb. Pavarësia de facto e Serbisë daton nga kjo ngjarje. Një kushtetutë e re në 1869 e përcaktoi Serbinë si një shtet të pavarur. Serbia u zgjerua më tej në juglindje në 1878, kur pavarësia e saj nga Perandoria Osmane fitoi njohjen e plotë ndërkombëtare në Traktatin e Berlinit. Principata do të zgjaste deri në vitin 1882 kur u ngrit në nivelin e Mbretërisë së Serbisë.

Ndarjet administrative

Principata u nda në shtatëmbëdhjetë rrethe të njohura si Okrug, të cilat më pas u ndanë në një numër kantonesh, të njohura si Sres, sipas madhësisë së rrethit. Principata kishte gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë Sres.

Ushtria


Demografia

Në dekadat e para të principatës, popullsia ishte rreth 85% serbe dhe 15% joserbe. Prej tyre, shumica ishin vllehë, dhe kishte disa shqiptarë myslimanë, të cilët ishin shumica dërrmuese e myslimanëve që jetonin në Smederevë, Kladovo dhe Ćuprija. Shteti i ri synonte homogjenizimin e popullsisë së tij. Si rezultat, nga viti 1830 deri në luftërat e viteve 1870, në të cilat Shqiptarët u dëbuan nga rrethinat e Nishit, është vlerësuar se deri në 150.000 shqiptarë që jetonin në territoret e Principata e Serbisë ishte dëbuar.

Popullsia në vite
VitiPop.±%
1834678.192—    
1841828.895+22.2%
1843859.545+3.7%
1846915.080+6.5%
1850956.893+4.6%
1854998.919+4.4%
18591.078.281+7.9%
18631.108.668+2.8%
18661.216.219+9.7%
18781.669.337+37.3%
Emri Regjistrimi 1866 % e popullsisë
Grupet etnike
Serbët 1,057,540 87%
Vllehët (rumunët) 127,326 10.5%
Romët (Ciganët) 25,171 2.1%
Të tjerë 5,539 0.5%
Feja
Ortodoks 1,205,898 99.20%
Islam 6,498 0.54%
Katolik 4,161 0.31%
Të tjerë 0.2%

Sundimtarët

Principata drejtohej nga dinastia Obrenoviq, me përjashtim të një periudhe nën princin Aleksandër të dinastisë Karagjorgjeviq. Princat Millosh dhe Mihailo Obrenoviq mbretëruan secili dy herë.

Portreti Emri Lindja Vdekja Nga viti Deri më Shënime
Principata E Serbisë  Millosh Obrenoviq I 17 mars 1780 26 shtator 1860 6 nëntor 1817 25 qershor 1839
Principata E Serbisë  Milan Obrenoviq II Oktober 21, 1819 Juli 8, 1839 Juni 25, 1839 Juli 8, 1839 biri i Millosh Obrenoviqit I
Principata E Serbisë  Mihailo Obrenoviq III September 16, 1823 Juni 10, 1868 Juli 8, 1839 September 14, 1842 biri i Millosh Obrenoviqit I
Principata E Serbisë  Aleksandar Karagjorgjeviq Oktober 11. 1806 Maj 3. 1885 September 14, 1842 December 23, 1858
Principata E Serbisë  Millosh Obrenoviq I Mars 17, 1780 September 1860 December 23, 1858 September 26, 1860
Principata E Serbisë  Mihailo Obrenoviq III September 16, 1823 Juni 10, 1868 September 26, 1860 Juni 10, 1868
Principata E Serbisë  Milan Obrenoviq IV Gusht 22, 1854 Februar 11, 1901 Juni 10, 1868 Mars 6, 1882

Shiko gjithashtu

Referime

Referime

Tags:

Principata E Serbisë Prapavija dhe themelimiPrincipata E Serbisë Ndarjet administrativePrincipata E Serbisë UshtriaPrincipata E Serbisë DemografiaPrincipata E Serbisë SundimtarëtPrincipata E Serbisë Shiko gjithashtuPrincipata E Serbisë ReferimePrincipata E SerbisëBallkanKalaja e BeograditMillosh Obrenoviq I, Princi i SerbisëPorta e LartëRevolucioni serbTraktati i Berlinit (1878)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EmpatiaProza poetikeSistemi periodik i elementeveYmer efendi PrizreniDaulljaRryma elektrike alternativeMbretëria e IlirisëBiznesiGjeografia e AndorrësFizikaBletaIslamiShoqëriaAlbert AjnshtajniErnesto SabatoAndorra la VellaDramaHistoria e ÇamërisëKaliumiAktoriQelizaRimaShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)Çesk ZadejaMaltaLaupenHonore de BalzakIzraeliHistoria e kompjuteritLëkuraRënia e komunizmit në ShqipëriPneumoniaGjuhë programimiUNESCOLëvizja Nacional-ÇlirimtareDioksidi i karbonitIshujt FaroeQeveria e Përkohshme e ShqipërisëAlex FergusonShpella e GadimësKush e solli Doruntinën (roman)NorvegjiaShqiponjaPjesët përbërëse të kompjuteritMësonjëtorja e KorçësDitar (Anne Frank)Ali Pashë TepelenaOrganizmiDeti AdriatikLista e fjalëve në IslamNumri piNënë TerezaNata e KadritSimboliMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutSëmundjet e zemrësNaum VeqilharxhiPjetër BudiAgjërimi në IslamArbëria në MesjetëTretjaEgjipti i lashtëSindroma DownVloraDemokraciaShenjat e Urdhërave të PreraAgjërimiLibrat e shenjtë islamEnkelejd AlibeajËvetariReaksioni i zëvendësimitGjallesat në zhdukjeAustraliaAdresa IPShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëYndyraDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Hidrografia e Shqipërisë🡆 More