Pirro Marconi

Pirro Marconi (Verona, 1 janar 1897 – Formia, 30 prill 1938) ishte një arkeolog italian i cili ka bërë hulumtime edhe në Shqipëri.

Biografia

Në Vitin e Ri 1897 lindi Pirro Marconi si i biri i Antonella Levi dhe violinistit Pietro Marconi. Ai studioi shkenca humaneUniversitetin e Romës, por ndërkohë vendosi të regjistrohej si vullnetar në trupat alpine në maj 1915, duke ndërprerë përkohësisht studimet e tij. Pasi mori gradën e oficerit, ai mbeti në këtë pozitë edhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Në fund të konfliktit atij iu dhanë dy medalje argjendi, pastaj rifilloi studimet dhe u diplomua në korrik 1920 me një tezë mbi paraqitjet skulpturore të Antinous. Kjo ishte vepra e parë e tij që u shfaq në këtë fushë pas Lorentz Dietrichson të vitit 1884.

Më vonë ai filloi të ndiqte Shkollën Arkeologjike të Romës. Këtu ai u takua me kolegen e tij Jole Bovio, me të cilën do të martohet në të ardhmen. Nga viti 1923 deri më 1924 të dy arkeologët ishin shokë në Shkollën Arkeologjike Italiane të Athinës, ndërsa në të njëjtën kohë ai mori një diplomë në filozofi.

Në viti 1926 ai përfundoi gradën shkencore të docentit në arkeologji, pastaj u punësua si inspektor për Mbikëqyrjen e Venetos lindore dhe më vonë punoi në Sicili, për Muzeun Arkeologjik të Palermos.

Ai gjithashtu punoi në Universitetin e Cagliarit dhe në Federico II të Napolit, ku kishte dishepull Alfonso De Franciscis.

Ai vdiq në një aksident tragjik ajror gjatë me aeroplani nga Shqipëria në Itali.

Vepra

  • Agrigento, Topografie ed Arte. Vallecchi Editore, Florenze 1929.
  • Agrigento arcaica: il santuario delle divinita chtonie e il tempio detto di Vulcano. Società Magna Grecia, Roma 1933.
  • Agrigento. Roma 1933. 2. Auflage 1949 (Itinerari dei musei, gallerie e monumenti d’Italia / Ministero della Pubblica Istruzione 26).

Shih edhe

Burimet

  • Santo Privitera, MARCONI, Pirro, in Dizionario biografico degli italiani, vol. 69, Roma, Istituto dell'Enciclopedia Italiana, 2007. URL consultato l'8 luglio 2014.

Tags:

Pirro Marconi BiografiaPirro Marconi VepraPirro Marconi Shih edhePirro Marconi BurimetPirro Marconi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kanabisi (Drogë)KimiaUjiPopullsia në BotëRelieviYlliLuiz EjlliLista e monumenteve në KosovëMali i KorabitKërpudhatJudaizmiParahistoriaMoraliAtenaAdolf HitleriAzotiLudwig van BeethovenÇWolfgang Amadeus MozartIslamiPashallëku i ShkodrësJozef HajdeniOksigjeniInversioniPesë Shtyllat e IslamitPunime artizanaleGjeografia e KosovësNdotjaLuledeljaLlojet e vargjevFosiletMekaRiciklimiPerandoria OsmaneAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveEdi RamaKosovaBiosferaSyri i kaltër, DelvinëSteve JobsTë drejtat e fëmijëveNjësitë administrative të AndorrësSëmundja seksualisht të transmetueshmeRrotullimi i Tokës rreth DiellitBakteriAlkanetAdoleshencaArtan HoxhaFazat e Rilindjes ShqiptareMali i DajtitTop ChannelVjosaMeleqët në IslamAlgoritmiLëkuraMbreti LuanThomas EdisonEnergjia solareUltësira Perëndimore e ShqipërisëMesjetaHolokaustiMagnetizmiEposi i kreshnikëvePlakatFaqja kryesoreSarandaRoma e lashtëNdre MjedaGjon KarricaShqiptarëtNumrat romakëRrethi i TropojësDaulljaEraNamazi i SabahutFieriButrint ImeriDeklarata Universale për të Drejtat e Njeriut🡆 More