Bus-i është një rrugë lidhëse e cila lidh dy apo më shumë komponente.
Bus-i që lidhë komponentet kryesore të kompjuterit(procesor,memorie,i/O) quhet SYSTEM BUS. Shumica e kompjuterëve bazohet në përdorimin e një apo më shumë sistemeve të bus-ave(SYSTEM BUSES). Tipet e bus-ave Linjat e bus-ave mund të ndahen në dy tipe: 1)të dedikuar dhe 2)të multipleksuar
Një system bus përbëhet nga 50 deri në 100 linja të ndara. Secila linjë kryen një funksion. Në çdo bus linjat mund të klasifikohen në tri grupe funksionale: a)linja e të dhënave, b)linja e adresave, c)linja e kontrollit, d)linja e furnizimit me rrymë. Linja e të dhënave.- paraqet rrugën për bartjen e të dhënave ndërmjet moduleve të sistemit. Data bus-at mund të përbëhen prej 32 deri në qindra linja. Numri i linjave njihet si gjerësia e bus-it të të dhënave. Secila linjë mund të bartë vetëm një bit, prandaj linjat paraqesin numrin e bitave që mund të dërgohen njëkohësisht. Gjerësia e bus-it të të dhënave përfaqëson performancën e kompjuterit. Linja e adresave.- bën identifikimin e destinacionit dhe burimit të të dhënave. Gjerësia e bus-it të adresave përcakton kapacitetin maksimal memorik të sistemit. Linjat e adresave gjithashtu përdoren për adresimin e H/D porteve. Radhitja e lartë e bitave përdoret për selektimin e një moduli dhe radhitja e ultë e bitave përdoret për selektimin e një lokacioni memorik ose një H/D porti. Linja e kontrollit.- Operimi i këtyre bus-ave bëhet në këtë mënyrë: nëse një modul dëshiron që të dërgojë të dhëna në një modul tjetër ai duhet të bëjë dy hapa: 1)shqyrtojë përdorimin e bus-it, 2)transferojë të dhëna përmes bus-it. Nëse një modul dëshiron që të kërkojë të dhëna në një modul tjetër, ai duhet që të shqyrtojë përdorimin e bus-it dhe transferojë kërkesën në modulin tjetër. Fizikisht një system bus është një numër i linjave paralele.
Shumë njësi të lidhura në një bus shkaktojnë vonesë të përcjelljes. Shumica e kompjuterëve përdorin disa bus-a të radhitur sipas hierarkisë. Një strukturë tradicionale bëhet kështu: një bus lokal konekton procesorin me kesh memorien. Kontrolleri i kesh memories lidh keshin gjithashtu edhe me system bus-in dhe system bus-i lidh atë me memorien kryesore.
Këtu një lokal bus lidh procesorin me kesh memorien, e cila pastaj është e lidhur me system bus-in ku gjendet memoria kryesore. Kontrolleri i keshit është i integruar në urë që lidhet me bus-in e shpejtësisë së lartë. Ky bus bën konektimin e LAN-it siq është: Etherneti me 100Mbps.
COMPUTER ORGANIZATION AND ARCHITECTURE DESIGNING FOR PERFORMANCE EIGHTH EDITION William Stallings
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Pc Bus, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.