Laknau

Lucknow (|l|ʌ|k|n|aʊ - Lakna'ū) është qyteti më i madh i shtetit indian të Uttar Pradeshit Një qytet i rëndësishëm metropolitan i Indisë, Lucknow është qendra administrative distriktit dhe divizionit të Lucknow si dhe kryeqyteti i shtetit federal të Uttar Pradeshit.

Është qyteti i tretë më i madh në Indinë Veriore, Lindore dhe Qendrore pas Delhit dhe Kolkatas si dhe qyteti i dytë më i madh në Indinë Veriore dhe Qendrore pas New Delhit. Është gjithashtu qyteti më i madh në Uttar Pradesh. Lucknow ka qenë gjithmonë i njohur si një qytet multi-kulturor që lulëzoi si një qendër kulturore e Indisë Veriore dhe qendër artistike ashtu si dhe selia e pushtetit të Nawabëve në shekujt e XVIII dhe të XIX. Ai vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme qeverisëse, administrative, arsimore, tregtare, aeroportuale, financiare, farmaceutike, teknologjike, kulturore dhe turizmi. Qyteti qëndron në një lartësi prej afërsisht 123 metrash mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 2528 km2. I kufizuar në lindje nga Barabanki, në perëndim nga Unnao, në jug nga Raebareli dhe në veri nga Sitapuri dhe Hardoi, Lucknow qëndron në bregun veri-perëndimor të lumit Gomti. Gjuha hindi është gjuha kryesore e qytetit ndërsa flitet gjithashtu gjerësisht gjuha urdu. Lucknow është qendra e Islamit Shiit në Indi me popullsinë më të madhe shiite në Indi. Është i arritshëm nga çdo pjesë e Indisë nëpërmjet ajrit, hekurudhës dhe autostradave. Historikisht, ishte kryeqyteti i Awadhit të kontrolluar nga Sulltanati i Delhit, që atëherë ishte nën vasalitetin e Mogulëve, më vonë kaloi nën drejtimin e Nawabëve të Awadhit. Në vitin 1856 British East India Company shfuqizoi drejtimin vendor dhe mori kontrollin e plotë të qytetit bashkë me pjesën tjetër të Awadhit dhe më vonë e kaloi nën drejtimin kolonial britanik në vitin 1857. Bashkë me pjesën tjetër të Indisë, Lucknow u pavarësua nga Britania më 15 gusht 1947. Është qyteti i 74-rt në botë me rritjen më të shpejtë. Lucknow, bashkë me Agran dhe Varanasin, është një nga 3 qytetet turistike të trashëgimisë arkitekturore të Uttar Pradeshit dhe të Indisë, një zinxhir destinacionesh trekëndore të krijuar nga Qeveria e Uttar Pradeshit për të inkurujar zhvillimin e turizmit në shtet federal.

Lucknow
në gjuhën hindi लखनऊ – në gjuhën urdu: Nastaliq - لکھنؤ
qytet
në kahun orar nga kreu: Bada Imambara, Stacioni Hekurudhor i Charbaghut, Rumi Darwaza, Hazratganj, Shkolla La Martiniere, Ambedkar Memorial Park.
në kahun orar nga kreu: Bada Imambara, Stacioni Hekurudhor i Charbaghut, Rumi Darwaza, Hazratganj, Shkolla La Martiniere, Ambedkar Memorial Park.
Nofkat: 
Qyteti i Nawabëve, Qyteti i Artë i Indisë, Kostandinopoja e Lindjes, Shiraz-e-Hind
Popullsia
 • Gjithsej2 817 105
Emri i banorëveLaknavit, Lakhnawi, Lucknowit
{{{postal_code_type}}}
2260xx / 2270xx
Faqja zyrtarelucknow.nic.in

Etimologjia

Panoramë e Lucknowt e marë nga Roshan-ud Daula Kothi Qaiserbagh në vitin 1858

"Lucknow" është forma e anglizuar e shqiptimit vendor "laknau". Sipas një legjende, qyteti është emërtuar sipas Lakshmanas, një hero i eposit të lashtë hindu Ramayana. Sipas kësaj legjende Lakshmana kishte një pallat ose një pronë në zonë, që quhej Lakshmanapuri (nga sanskritishtja: लक्ष्मणपुरी, që do të thotë Qyteti i Lakshmanas). Megjithatë lëvizja Dalit beson se Lakhan Pasi, një sundues dalit, ishte krijuesi i qytetit dhe për rrjedhojë qyteti u emërtuar sipas tij. Ngulimi u bë i njohur si Lakhanpuri (ose Lachhmanpuri) nga shekulli i XI dhe më vonë si Lucknow. Një teori e ngjashme pohon se qyteti ishte i njohur si Lakshmanavati (në sanskritisht: लक्ष्मणवती, me fati) sipas Lakshmanas. Emri ndryshoi në Lakhanavati, pastaj Lakhnauti dhe në fund Lakhnau. Një teori e mëtejshme pretendon se emri i qytetit është i lidhur me Lakshmin, perëndeshën hindu të pasurisë. Përgjatë kohës, emri ndryshoi siç vijon: Laksmanauti -> Laksmnaut -> Laksnaut – > Laksnau -> Laknau.

Historia

Laknau  Laknau 
Nawab Asaf-Ud-Dowlah (1775–1797)
Nawab Saadat Khan II (1752 –11 korrik 1814)

Nga viti 1350 e më tej, Lucknow dhe pjesët e rajonit të Awadhit u sunduan nga Sulltanati i Delhit, Sulltanati i Sharqit, Perandoria Mogule, Nawabët e Awadhit, British East India Company dhe British Raj-i. Lucknow ishte një nga qendrat kryesore të Kryengritjes Indiane të vitit 1857 dhe mori pjesë aktive në Lëvizjen për Pavarësinë e Indisë, duke u shfaqur si një qytet i rëndësishëm strategjik në Indinë Veriore. Deri në vitin 1719, subahu i Awadhit ishte një provincë e Perandorisë Mogule e administruar nga një guvernator i caktuar nga perandori Mogul. Aventurireri persian Saadat Khan, i njohur edhe si Burhan-ul-Mulk, u caktua nizam i Awadhit në vitin 1722 dhe e vendosi oborrin e tij në Faizabad, pranë Lucknowt. Për rreth tetëdhjetë e katër vjet (nga viti 1394 deri në vitin 1478), Awadhi ishte pjesë e Sulltanatit të Sharqit të Jaunpurit. Perandori Humayun e bëri atë pjesë të Perandorisë Mogule rreth vitit 1555. Perandori Jahangir (1569–1627) i dhuroi një pronë në Awadh për një fisnik të pëlqyer, Sheikh Abdul Rahimin, që më vonë në këtë pronë ndërtoi Machchi Bhawanin. Ajo më vonë u bë selia e pushtetit nga ku pasardhësit e tij, Sheikhzada, kontrolluan rajonin. Nawabët e Lucknowt, në të fakt Nawabët e Awadhit, e morën emrin pas mbretërimit të Nawabit të tretë, kur Lucknow u bë kryeqyteti i tyre. Qyteti u bë kryeqyteti kulturor i Indisë Veriore dhe nawabët e tij, të kujtuar më së shumti për jetën e tyre ekstravagante dhe të rafinuar, ishin gjithashtu përkrahës të arteve. Nën sundimin e tyre, muzika dhe kërcimi lulëzuan ashtu si dhe ndërtimi i monumenteve të shumta. Nga monumentet që kanë mbijetuar, shembujt më të shquar janë Bara Imambara, Chota Imambara dhe Rumi Darwaza. Një nga trashëgimitë jetëgjata Nawabe është kultura sinkretike hindu-myslymane e rajonit, që është bërë e njohur si Ganga-Jamuni tehzeeb.

Laknau 
Portat e Pallatit të Lucknowt nga William Daniell, 1801

Shumë mbretëri të pavarura, si Awadhi, u krijuan pasi Perandoria Mogule u shpërbë. Nawabi i tretë, Shuja-ud-Daula (mbretëruar në vitet 1753–1775), u prish me britanikët pas ndihmimit të arratisjes së Nawabit të Bengalit, Mir Qasim. I mundur në Betejën e Buxarit nga britanikët, ai u detyrua të paguante haraçe të rënda dhe të dorëzonte një pjesë të territorit të tij. Kryeqyteti i Awadhit, Lucknow u bë i shquar kur Asaf-ud-Daula, nawabi katërt, e zhvendosi oborrin e tij në qytet nga Faizabadi në vitin 1775. British East India Company caktoi një ambasador në vitin 1773 dhe nga fillimi i shekullit të XIX mori kontrollin e më shumë territori dhe më shumë autoritet në shtetin e Awadhit. Gjithësesi ata nuk ishin të prirur ta mernin plotësisht nën kontroll Awadhin dhe të ishin kështu ballë për ballë me Perandorinë Maratha dhe mbetjet e Perandorisë Mogule. Në vitin 1798, Nawabi i pestë Wazir Ali Khan u detyrua të abdikonte. Britanikët pastaj ndihmuan Saadat Ali Khanin të merrte fronin. Ai u bë një mbret kukull dhe në traktatin e vitit 1801, i dorëzoi një pjesë të Awadhit East India Company ndërsa ra dakord të shpërndante trupat e tij në favor të një ushtrie tepër të kushtueshme të kontrolluar nga britanikët. Ky traktat e bëri shtetin e Awadhit praktikisht një vasal të East India Company, megjithëse ai vazhdoi të ishte pjesë e Perandorisë Mogule nominalisht deri në vitin 1819. Traktati i vitit 1801 mundësonte një sistemim të dobishëm për East India Company pasi ata morën akses në thesarin e madh të Awadhit, duke gërmuar në të në mënyrë të përsëritur për kredi me interesa të ulta. Për më tepër, të ardhurat nga mbajtja e forcave të armatosura të Awadhit u sollën atyre fitime të dobishme ndërsa territori vepronte si një shtet kushinet. Nawabët ishin mbretër ceremonial, të ngarkuar me shfaqje dhe pompozitet. Nga mesi i shekullit të XIX, megjithatë, britanikët ishin bërë të paduruar me sistemin dhe kërkuan kontrollin e drejtpërdrejt mbi Awadhin.

Laknau 
Rrënojat e Residency në Lucknow që përmban topin e marë gjatë kryengritjes

Në vitin 1856 East India Company i zhvendosi trupat e saj në kufi, pastaj aneksoi shtetin me akuzën e keq-administrimit. Awadhi u vendos nën një krye-komisioner – Sir Henry Lawrence. Wajid Ali Shahu, Nawabi i atëhershëm, u burgos pastaj u syrgjynos nga East India Company në Kalkuta. Në kryengritjen pasuese Indiane të vitit 1857, djali i tij 14-vjeçar Birjis Qadra, nëna e të cilit ishte Begum Hazrat Mahali, u kurorëzua sundues por më vonë u vra nga Sir Henry Lawrence. Në vazhdim të kryengritjes, Begum Hazrat Mahali dhe krerë të tjerë të kryengritjes kërkuan azil në Nepal. Gjatë kryengritjes (të njohur edhe si Lufta e Parë e Pavarësisë së Indisë dhe Kryengritja Indiane), shumica e trupave të East India Company u rekrutua si nga populli ashtu dhe nga fisnikëria e Awadhit. Kryengritësit morën kontrollin e shtetit dhe britanikëve ju deshën 18 muaj për ta rimar rajonin përsëri. Gjatë asaj periudhe, garnizoni i vendosur në Residency në Lucknow u rrethua nga forcat kryengritëse gjatë Rrethimit të Lucknowt. Rrethimi u shpërnda në fillim nga forcat nën drejtimin e Sir Henry Havelock dhe Sir James Outram, të ndjekur nga një forcë më e madhe nën komandën e Sir Colin Campbell. Sot, rrënojat e Residency-t dhe Shaheed Smarak ofrojnë një pamje të rolit të Lucknowt në kryengritjen e vitit 1857. Me mbarimin e kryengritjes, Awdhi u kthyen nën qeverisjen britanike nën një krye-komisioner. Në vitin 1877 zyrat e zëvendës-guvernatorit të Provincave Veri-Perëndimore dhe krye-komisioneri i Aëadhit u kombinuan; pastaj në vitin 1902, titulli i krye-komisionerit u hoq me formimin e Provincave të Bashkuara të Agras dhe Awadhit, megjithëse Awadhi mbajti akoma disa shenja të pavarësisë së tij të mëparshme. Lëvizja e Khilafatit pati një bazë të rëndësishme mbështetëse në Lucknow, duke krijuar një kundërshtim të bashkuar për sundimin britanik. Në vitin 1901, pasi kishte qenë kryeqyteti i Awadhit që nga viti 1775, Lucknow, me një popullsi prej 264 049 banorësh, u bashkua në njësinë e sapo-formuar të Provincave të Bashkuara të Agras dhe Oudhit. Në vitin 1920 selia provinciale e qeverisë u zhvendos nga Allahabadi në Lucknow. Deri në Pavarësinë e Indisë në vitin 1947, Provincat e Bashkuara u riorganizuan në shtetin e Uttar Pradeshit dhe Lucknow mbeti kryeqyteti i tij. Lucknow pa disa nga lëvizjet e rëndësishme që ndryshuan politikën e vendit përgjithmonë. Një nga to ishte takimi i Mahatma Gandit, Jawaharlal Nehrusë dhe Mohd Ali Jinnahut gjatë seksionit të kongresit të vitit 1916 (Pakti i Lucknowt u nënshkrua dhe të moderuarit dhe ekstremistët u bashkuan nëpërmjet përpjekjeve të Annie Besant vetëm gjatë këtij seksioni). Presidenti i Kongresit për atë seksion, Ambica Charan Majumdari për të tha se "Nëse kongresi u varros në Surat, ai u rilind në Lucknow në kopshtin e Wajid Ali Shahut". Në Lucknow ndodhi gjithashtu Incidenti i famshëm i Kakorit që përfshiu Ram Prasad Bismilin, Ashfaqullah Khanin, Rajendra Nath Lahirin, Roshan Singhun dhe të tjerë të ndjekur nga gjyqi i Kakorit që mbërtheu imagjinatën e vendit. Kulturalisht, Lucknow ka pasur gjithashtu një traditë kurtizanësh, me kulturën popullore që u distiluan në avatarin e fikshënit Umrao Jaan.

Gjeografia dhe klima

Laknau 
image_map e Lucknowt
Laknau 
Qendra e Lucknowt të Ri me lumin Gomti në mes

Lumi Gomti, karakteristika kryesore gjeografike e Lucknowt, qarkullon përmes qytetit dhe e ndan atë në rajonet Trans-Gomti dhe Cis-Gomti. I vendosur në mes të Rrafshirës Indo-Gangetike, qyteti është i rrethuar nga qyteza dhe fshatra: qyteza e kopshteve frutore e Malihabadit, Kakorit, Mohanlal Ganjit, Gosainganjin, Chinhatit dhe Itaunjas. Në lindje qëndron Barabanki, në perëndim Unnao, në jug Raebareli, ndërsa në veri qëndron Sitapuri dhe Hardoi. Lucknow është i vendosur në zonën sizmike III të Indisë. Lucknow ka një klimë subtropikale me dimër të ftohtë dhe të thatë nga mesi i nëntorit deri në shkurt dhe verë të thatë dhe të nxehtë nga fundi i marsit deri në qershor. Sezoni i shirave është nga korriku deri në mesin e shtatorit, kur qyteti merr një mesatare reshjesh prej 896.2 mm nga erërat musonike jug=perëndimore dhe me raste nga shira të frontale ndodhin në janar. Në dimër temperatura maksimale është rreth 25 gradë C, ndërsa minimalja është në gamën 3-7 gradë C. Mjegulla është mjaft e zakonshme nga mesi i dhjetorit deri në fundin e janarit. Me raste, Lucknow ka dimra më të ftohtë se vende si Shimla dhe Mussoorie që janë të vendosura larg nga Himalajet. Në dimrin jashtëzakonisht të ftohtë të viteve 2012-13, Lucknow regjistroi temperatura nën pikën e ngrirjes gjatë dy ditëve dhe temperatura minimale ndenji rreth temperaturës së ngrirjes për mbi një javë. Verat janë skajshmërisht të nxehta me temperatura që arrijnë gamën 40-45 gradë C, ku temperatura maksimale mesatare është te 30-at.


Moti në Lucknow - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 22,5 25,8 32,0 38,0 40,0 38,4 33,9 33,2 33,1 32,8 29,2 24,6 Ø 32
Temp. Mini. (°C) 7,5 9,8 14,5 20,5 24,6 26,7 26,0 25,6 24,1 19,1 12,8 8,4 Ø 18,3
Reshje (mm) 20,2 16,0 10,0 5,0 18,4 122,9 269,9 255,3 211,5 40,9 7,4 12,6 Σ 990,1
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
22,5
7,5
25,8
9,8
32,0
14,5
38,0
20,5
40,0
24,6
38,4
26,7
33,9
26,0
33,2
25,6
33,1
24,1
32,8
19,1
29,2
12,8
24,6
8,4
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
20,2
16,0
10,0
5,0
18,4
122,9
269,9
255,3
211,5
40,9
7,4
12,6
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Burimi: India Meteorological Department gusht 2012

Flora dhe fauna

Laknau 
Lucknow është i njohur për mangot e tij Dusshehri, që eksportohen në shumë vende
Laknau 
Elefant i voggël në kopshtin zoologjik të Lucknowt

Lucknow ka një tërësi prej vetëm 4.66 përqind pyjesh, që është shumë më pak se mesatarja shtetërore prej rreth 7 %. Në Lucknow rriten Shishami (Dalbergia sissoo), dhaku (Butea monosperma), mahuammi (Madhuca longifolia), babuli (Vachellia nilotica), neemi (Azadirachta indica), peepali (Ficus religiosa), ashoka (Saraca asoca), khajuri (palma), mangoja dhe pemët e gularit. Në Malihabad pranë qytetit dhe në një bllok të distriktit të Lucknoët rriten varietete të ndryshme mangoje, veçanërisht Dasheri, për eksport. Të korrat kryesore janë gruri, orizi, kallamsheqeri, mustarda, patatet dhe perimet si lulelakra, lakra, domatja dhe brinjalët (patëllxhanët). Në mënyrë të ngjashme, luledjellit, trëndafilat dhe kalendulat kultivohen në hapsira mjaft të gjera. Shumë bimë mjeksore rriten në zonë ndërsa majmunët indianë janë të zakonshëm në zonat pyjore përreth qytetit si në Musa Bagh. Lucknow Zoo, një nga kopshtet zoologjike më të vjetër në vend, u krijua në vitin 1921. Ai bujt një koleksion të pasur kafshësh nga Azia dhe kontinente të tjera. Qyteti ka gjithashtu edhe një kopësht botanik, që është një zonë e gjerë diversiteti bimor. Ai bujt edhe Uttar Pradesh State Museum. Ai ka kryevepra skulpturore që datojnë nga shekulli i III, duke përfshirë skulpturat e rafinuara të Mathurës që variojnë nga vajza duke kërcyer deri në skena nga jeta e Budës.

Ekonomia

Laknau 
Tata Consultancy Services Campus në TCS Awadh Park në Vibhuti Khand, Gomti Nagar

Industritë kryesore në Lucknow Urban Agglomeration përfshijnë aeronautikën, pajisje makinerish, distileritë kimike, mobiljet dhe qëndistarinë Chikan. Lucknow është mes 15 qyteteve me GDP-në më të madhe në Indi. Lucknow është gjithashtu një qendër e rëndësishme për kërkimin dhe zhvillimin si shtëpi e qendrave të shquara R&D të National Milk Grid e National Dairy Development Board, Central Institute of Medical and Aromatic Plants, National Handloom Development Corporation dhe U.P. Export Corporation. I renditur i gjashti në një listë të dhjetë qyteteve me rritjen më të shpejtë të krijimit të vendeve të punës në Indi sipas një studimi të kryer nga Assocham Placement Pattern, Ekonomia e Lucknowt më parë ishte e bazuar te sektori terciar dhe shumica e forcës punëtore ishte e punësuar si punonjës të qeverisë. Stabilimentet industriale në shkallë të gjerë janë të pakta krahasuar me kryeqytetet e tjera federale të Indisë Veriore si New Delhi. Ekonomia është duke u rritur me kontribute nga fushat e IT-së, manifakturës dhe nga bio-teknologjia/mjeksore. Institucionet e Promovimit të Biznesit si Konfederata e Industrisë Indiane dhe Entrepreneurship Development Institute of India kanë krijuar qendrat e tyre të shërbimit në qytet. Lucknow është duke zhvilluar një zonë IT me kompani softu/arësh dhe IT-je me qendër në qytet. Tata Consultancy Services është një nga kompanitë kryesore me kampusin e saj në Gomti Nagar, që është gjithashtu stabilimenti i tillë i dytë më i madh në Uttar Pradesh. HCL Technologies nisi gjithashtu programin e saj trajnues me 150 kandidatë në prill 2016 në HCL Lucknow campus. Ka shumë kompani teknologjike vendore open source. Qyteti është gjithashtu shtëpia e një numri të rëndësishëm selish në nivel kombëtar dhe të shtetit federal për kompani si Sony Corporation dhe Reliance Retail. Një hapësirë prej 40 hektarësh (100 akre) është planifikuar për zonën IT të qytetit nga qeveria e shtetit në sitin e fermave Chak Ganjaria gjatë rrugës për në Sultanpur dhe tashmë është aprovuar statusi i zonës speciale ekonomike për projektin, që pritet të krijoi mijëra vende pune në këtë shtet. Qyteti ka potencial të madh në sektorin e zejtarisë dhe llogarit 60 përqind të eksporteve tërësore nga shteti. Mallrat kryesore të eksportit janë prodhimet e mermerit, zejtaria, punimet artistike, stolitë, argjendaria, tekstilet, elektronika, produketet softu/ar dhe harduar, kompjuterat, veshjet, produktet e tunxhit, mëndafshi, mallrat prej lëkure, pajisjet prej qelqi dhe ato kimike. Lucknow ka promovuar partneritetin publik-privat në një mënyrë të rëndësishme në sektorë si furnizimi me elektricitet, rrugët, linjat ekspres dhe sipërmarrjet arsimore. Për të promovuar industrinë tekstile në qytet, Qeveria Indiane ka alokuar 2 miliardë rupi për të krijuar një kompleks sipërmarrjesh tekstile në qytet.

Qeverisja dhe politika

Laknau 
Vidhan Sabha e Uttar Pradeshit

Si seli e Qeverisë së Uttar Pradeshit, Lucknow është vendi i Vidhan Sabhas së Uttar Pradeshit (Asambleja Legjislative e Uttar Pradeshit), Gjykatës së Lartë të Allahabadit dhe departamenteve dhe agjensive të shumta qeveritare. Që nga 1 maji i vitit 1963, Lucknow ka qenë selia e Komandës Qendrore të Ushtrisë së Indisë, përpara të cilës ishte qendra e Komandës Lindore. Qyteti shtrihet në një sipërfaqe që shtrihet nga Mohanlalganj (Lok Sabha constituency) në jug deri te Bakshi Ka Talabi në veri dhe Kakori në lindje. Lucknow Urban Agglomeration (LUA) përfshin Lucknow Municipal Corporation dhe Lucknow Cantonment me pushtetin ekzekutiv të ushtruar nga komisioneri bashkiak i Lucknowt, që është një zyrtar administrativ. Korporata bashkiake përfshinë anëtarë të zgjedhur (të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli) me kryebashkiakun si kryetarin e saj. Një asistent komisioner bashkiak mbikqyr çdo sektor për qëllime administrative. Qyteti zgjedh anëtarë në Lok Sabha (Parlamenti i Indisë dhe në Vidhan Sabhan e Uttar Pradeshit (Asambleja Legjislative e shtetit të Uttar Pradeshit). Në vitin 2008, kishte 110 zona në qytet. Morfologjikisht, ekzistojnë tre zona të kufizuara qartë; distrikti Qendror i Biznesit, që është një zonë plotësisht e ndërtuar, që përfshin Hazratganjin, Aminabadin dhe zonën e mesme të Chowk A që rrethon zonën e brendshme me shtëpi betoni, ndërsa zona e jashtme konsiston në baraka. Lucknow ka dy konstituenca Lok Sabha, Lucknow dhe Mohanlalganji dhe nëntë konstituenca Vidhan Sabha. Kryeministri i shtetit për Vidhan Sabhan e vitit 2012 është Shri Akhilesh Yadav. Lucknow është nën juridiksionin e një kolektori të distriktit, që është një zyrtar i Shërbimit Indian Administrativ. Kolektorët janë të ngarkuar me rregjistrimin e pasurive dhe të mbledhjen e të ardhurave për qeverinë qendrore dhe mbikqyrin zgjedhjet kombëtare të zhvilluara në qytet. Kolektori është gjithashtu përgjegjës për mirëmbajtjen e ligjit dhe rendit në qytet. Policia drejtohet nga një Mbikqyrës i Vjetër i Policisë, që është një zyrtar i Shërbimit Indian të Policisë dhe që është nën autoritetin e ministrit të shtetit federativ të Uttar Pradeshit. Secili nga mjaft qarqet policore është i drejtuar nga një përfaqësues mbikqyrës i policisë. Policia e trafikut është një trup gjysëm-autonom nën Policinë e Lucknowt ndërsa departamenti i Brigadës së Zjarrfiksave të Lucknowt është e drejtuar nga kryezyrtari i zjarrfikës, që asistohet nga një përfaqësues i zyrtarëve kryezjarrfikës dhe zyrtarët e divizionit. Kryeministri i mëparshëm Atal Bihari Vajpayee ishte një anëtar i Parlamentit për konstituencën Parlamentare të Lucknowt deri në vitin 2009, kur u zëvendësua nga Lalji Tandon. Rajnath Singhu zëvendësoi Tandonin në zgjedhjet e Lok Sabhas së vitit 2014. Komisioni i Sigurisë Hekurudhore të Indisë, nën Ministrinë e Aviacionit Civil, e ka selinë e saj në Northeast Railway Compound në Lucknow. Policia e Lucknowt, një vartëse e Policisë së Uttar Pradeshit, i mban qytetarët nën vëzhgim nëpërmjet dhomave të teknologjisë së lartë dhe të gjitha rrugët kryesore dhe kryqëzimet janë të vëzhguara me ndihmën e kamerave drone. Kontrolli i turmave zhvillohet me ndihmën e droneve që spërkatin piper. Dhoma Moderne e Kontrollit Policor është qendra më e madhe në Indi e shërbimit 'Dial 100', me 300 zyrtarë komunikimi që marrin thirrje nga i gjithë shteti dhe zyrtarë terreni për të ndihmën policore. Është konsideruar si dhoma e kontrollit me teknologjinë më të lartë në Indi. Një Dhomë Kontrolli e Integruar e ndërtesës 'Dial 100' është gjithashtu nën ndërtim, që kur të përfundohet do të jetë Sistemi më i madh në botë modern i Përgjigjeve të Emergjencës Policore. Lucknow bujt gjithashtu një degë të zyrës së Agjensisë Kombëtare të Hetimit, që ësthë përgjegjëse për luftimin e veprimtarive terroriste në Indi. Ajo mbikqyr pesë shtete federale, Biharin, Madia Pradeshin, Uttarakhandin, Jharkhandin, Çatisgarin për veprimtaritë terroriste.

Transporti

Rrugor

Laknau 
Rrugët e Lucknowt (në pamje Gomti Nagari)

Në Interseksionin Hazratganj të Lucknoët marrin fill katër Autostrada Kombëtare Indiane: Autostrada Kombëtare 24 (National Highway 24) për në Delhi, Autostrada Kombëtare 24B (National Highway 24B) për në Allahabad, Autostrada Kombëtare 25 (N.H.-25) për në Shivpuri nëpërmjet Jhansit, Autostrada Kombëtare 56 (NH-56) për në Varanasi dhe Autostrada Kombëtare 28 (NH-28) për në Barauni. Në qytet janë të disponueshme shërbime të ndryshme transporti si taksitë, autobusat qytetas, çikleta rikshou (karro të tërhequra nga njerëz), auto rikshou dhe autobusa e ulët me gas të kompresuar natyror me dhe pa ajër të kondicionuar. Autobusat e ulët me gas të kompresuar natyror u futën si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll ndotjen e ajrit. Radio Taksitë janë të disponueshme nga dy kompani të rëndësishme bashkë me operatorë të shumtë të vegjël. Ato mund të porositen me telefon ose në vendqendrimin e taksive. Në qytet janë të pranishëm edhe shumë operatorë të tjerë si kabinat Ola.

Autobusat qytetas

Shërbimi i autobusave qytetas të Lucknowt drejtohet nga Korporata e Transportit Rrugor të Shtetit të Uttar Pradeshit, një korporatë e sektorit publik të transportit të pasagjerëve me seli në Rrugën Mahatma Gandi. Ajo ka 300 autobusa të ulët me gas të kompresuar natyror që veprojnë në qytet në një tërësi prej 9,500 autobusash. Në qytet ka 35 linja autobusash. Terminalet për autobusat e qytetit gjenden në Gudamba, Virajkhand, Alambagh, Scooter India, Institute of Engineering and Technology, Babu Banarasi Das University, Safedabad, Pasi qila, Charbagh, Andhe Ki Chowki dhe në Interseksionin Budheshwar. Ndodhen katër parqe autobusash në Gomti Nagar, Charbagh, Amausi dhe Dubagga.

Autobusat ndër-shtetërorë

Laknau 
Stcioni hekurudhor i Charbaghut, Lucknow

Terminali kryesor ndër shtetëror Bhimrao Ambedkar në Alambagh ofron linjat kryesore të autobusave ndër-shtetërorë dhe shtetërorë në Lucknow. I vendosur në Autostradën Kombëtare 25, ai mundëson shërbime të përshtatshme për pasagjerët vajtës dhe ardhës. Në Qaiserbagh ndodhet gjithashtu një stacion më i vogël autobusash. Terminali i autobusave formalisht operon në Charbagh, përballë stacionit kryesor hekurudhor të Lucknowt, tani është kthyer si një park i autobusave të qytetit. Ky vendim u mor nga qeveria shtetërore dhe Korporata e Transportit Rrugor të Shtetit të Uttar Pradeshit për të lehtësuar trafikun në zonën e stacionit hekurudhor. Kanpur Lucknow Roadways Service është një shërbim kyç për udhëtarët e përditshëm që udhëtojnë në qytet për punë dhe qëllime arsimimi. Autobusat me ajër të kondicionuar të "Royal Cruiser", të prodhuar nga Volvo, operojnë me Korporatën e Transportit Rrugor të Shtetit të Uttar Pradeshit për shërbimet ndërshtetërore të autobusave. Qytetet kryesore që shërbehen nga autobusat ndërshtetëror të Korporatës së Transportit Rrugor të Shtetit të Uttar Pradeshit janë Allahabadi, Varanasi, Jaipuri, Agra, Delhi, Gorakhpuri. Qytetet jashtë Uttar Pradeshit që mbulohen nga shërbimi i autobusave ndërshtetëror janë Jaipuri, New Delhi, Gwaliori, Bharatpuri, Singrauli, Faridabadi, Gurgaoni, Dausa, Ajmeri, Dehraduni dhe Haridwari.

Hekurudhor

Laknau 
Terminali-2, CCS International Airport

Lucknow shërbehet nga mjaft stacione hekurudhore në pjesë të ndryshme të tij. Stacioni kryesor me distancë të madhe është Stacioni Hekurudhor i Lucknowt i vendosur në Charbagh. Është një strukturë mbresëlënëse e ndërtuar në vitin 1923 dhe funksionon si seli e Divizionit Hekurudhor Verior. Stacioni i afërt me të dhe stacioni i dytë më i madh i distancave të mëdha është Stacioni i Nyjes Hekurudhore të Lucknowt i operuar nga Hekurudha Veri-Lindore. Qyteti është një nyje e rëndësishme me lidhje me qytetet kryesore të shtetit dhe vendit si New Delhi, Bombeji, Kolkata, Chandigarhi, Amritsari, Jammu, Chennai, Hyderabadi, Bangalore, Ahmedabadi, Pune, Indore, Bhopali, Gwaliori, Jabalpuri, Jaipuri dhe Siwani. Qyteti ka një tërësi prej katërmbëdhjetë stacionesh hekurudhore me shërbime që fillojnë në Aishbagh dhe e lidhin me Lucknown, Daliganj dhe Mohibullapur. Përveç Mohibullapurit, të gjithë stacionet janë të lidhur binarë në largësi të gjerë dhe hekurudha me binarë metrikë standard. Të gjithë stacionet qëndrojnë brenda kufjijve të qytetit dhe janë të mirë lidhur nga shërbime autobusash dhe shërbime të tjera të transportit rrugor. Stacionet suburbane përfshijnë Bakshi Ka Talabin dhe Kakorin. Hekurudha Suburbane Lucknow–Kanpur u fillua në vitin 1867 për të plotësuar nevojat e udhëtimit midis Lucknow dhe Kanpurit. Trenat në këtë shërbim qëndrojnë gjithashtu në shumë vende të ndryshme në qytet duke formuar një rrjet suburban hekurudhor.

Transporti ajror

Laknau 
Terminali-2, CCS International Airport

Lidhje të drejtpërdrejta ajrore janë të disponueshme nga Lucknow për në New Delhi, Patna, Kolkata, Bombej, Bangalore, Ahemadabad, Hyderabad, Chennai, Guwahati dhe qytete të tjera të rëndësishme nëpërmjet Chaudhary Charan Singh International Airport. Aeroporti ka qenë renditur si aeroporti i dytë më i mirë në botë në kategorinë e aeroporteve të vegjël. Ai është i përshtatshëm për të gjithë motet dhe ofron shërbime parkimi për mbi 50 aeroplanë. Tashmë nga Lucknow operojnë fluturime kombëtare dhe ndërkombëtare linja si Air India, Air India Express, Jet Air, GoAir, IndiGo, Saudi Airlines, Flydubai, Oman Air dhe Air Vistara. Duke mbuluar një sipërfaqe prej 480 hektarësh (1187 akresh), me Terminalin 1 për fluturime ndërkombëtare dhe Terminalin 2 për fluturime kombëtare, aeroporti mund të përballoi aeroplanë nga Boeing 767 deri te Boeing 747-400 duke mundësuar ngarkesa domethënëse pasagjerësh dhe mallrash. Destinacionet ndërkombëtare përfshijnë Abu Dabin, Dubain, Muscatin, Riyadhin, Singaporin, Bangkokun dhe Jeddahun. Zgjerimi i planifikuar i aeroportit do të lejoi të ulen në aeroport jambo jetët Airbus A380; Airport Authority of India është gjithashtu duke planifikuar të zgjeroi terminalin ndërkombëtar për të rritur kapacietetin e trafikut të pasagjerëve. Ky ësthë aeroporti i 10-të më i ngarkuar në Indi, më i ngarkuari në Uttar Pradesh dhe i dyti më i ngarkuari në Indinë Veriore.

Metroja

Planet për ndërtimin e një sistemi të tranzitit të shpejtë në mass, Metrosë së Lucknowt dhe Shërbimit Një-binarësh u përfunduan në dhjetor të vitit 2013 nga Delhi Metro Rail (DMRC). Mbledhja e kampjoneve të terrenit për ndërtimin e metrosë nisi më 5 gusht 2009 dhe u përfundua në shtator të të njëjtit vit. Raporti doli në përfundimin se kushtet e terrenit ishin të përshtatshme për ndërtimin e metrosë. Vendimi për të vazhduar me projektin u mor në debatin për buxhetin 2013–14 të shtetit të Uttar Pradeshit. Në shkurt, kryeministri Akhilesh Yadavi dha aprovimin për të krijuar një sistem metroje për kryeqytetin e shtetit. Është i ndarë në dy korridore, me korridorin Veri-Jug që lidh Munshipulian me CCS International Airport dhe korridorin Lindje-Perëndim që lidh Stacionin Hekurudhor të Charbaghut me Vasant Kunjin. Ky do të jetë sistemi më i kushtueshëm i transportit publik në shtet, por do të mundësoi një mjet të shpejt të transportit në masë për të lehtësuar trafikun në rrugët e qytetit. Faza e parë e ndërtimit do të përfundoi midis viteve 2016–17. Përfundimi i projektit të metrosë është objektivi kryesor i tanishëm i qeverisë së Uttar Pradeshit i drejtuar nga kryeministri Akhilesh Yadav

Biçikletat

Lucknow është me qyteteve më miqësorë me biçikletat në Uttar Pradesh. Në qytet, pranë rezidencës së kryeministrit janë vendosur korsi kushtuar ecjes së biçikletave. Korsia katër kilometra e gjysëm përfshinë Rrugën e La-Martiniere College pranë Klubit të Golfit në Kalidas Marg, ku qëndron kryeministri dhe Vikramaditya Marg, që bujt zyrën e partisë drejtuese. Korsia katër metra e dedikuar për çiklistat është e ndarë nga rruga e këmbësorëve dhe ajo kryesore e makinave. Me Amsterdamin si frymëzim, korsitë e rëja të biçikletave do të ndërtohen në qytet për ta bërë më miqësor me biçikletat, me shërbime si dhënia me qera e biçikletave. Në vitin 2015, Lucknow mirëpriti një ngjarje të nivelit kombëtar çiklistik të quajtur 'The Lucknow Cyclothon' në të cilën morën pjesë çiklistë profesionistë dhe amatorë. Një rrjet korsish biçikletash nën ndërtim nga Qeveria e Uttar Pradeshit është krijuar për ta bërë Lucknown qytetin me rrjetin më të madh në Indi të korsive të biçikletave.

Demografia

Popullsia historike e Lucknowt
(Burimi: populstat.info)
Viti18651871188118911901191119211931194119511961196819711981199120012011
Popullsia3000002848002613002730002640002598002406002747003871774969005954007636008140001007604166920422455092902601
Feja në Lucknow (2011)
Besimi Përqindja
Hinduizmi
71.71%
Islami
26.36%
Sikizmi
0.76%
Krishtërimi
0.58%
Të tjerë
0.59%

Popullsia e Lucknow Urban Agglomeration (LUA) u rrit mbi një milion në vitin 1981 ndërsa në censusin e vitit 2001 ishte rritur në 2.24 milion. Kjo përfshinte rreth 60,000 banorë në Lucknow Cantonment dhe 2.18 milion në qytetin e Lucknowt, që përfaqësonte një rritje prej 34.53 përqindësh mbi shifrat e vitit 1991. Siç u raportua nga Censusi Indian i vitit 2011, qyteti i Lucknowt kishte një popullsi prej 2 815 601 banorësh, nga të cilët 1 470 133 ishin meshkuj dhe 1 345 468 femra. Kjo ishte një rritje prej 25.36 përqindësh krahasuar me shifrat e vitit 2001. Midis viteve 1991 dhe 2001 popullsia e regjistruar u rrit me 32.03 përqind, në mënyrë domethënëse më e ulët se 37.14 përqind që u regjistrua midis viteve 1981 dhe 1991. Të dhënat e para të parakohshme sugjeronin se kishte një dendësi popullsie prej 1815 banorë për km2 në vitin 2011 krahasuar me 1443 banorë për km2 në vitin 2001. Sipërfaqja tërësore e mbuluar nga distrikti i Lucknowt është vetëm rreth 2528 km2, dendësia e popullsisë ishe shumë më e lartë se ajo e 690 banorëve për km2 e regjistruar në nivel shtetëror. Popullsia e kastave të njohura të shtetit përfaqësonte 21.3 përqind të popullsisë së përgjithshme, një shifër më e lartë se mesatarja shtetërore prej 21.15 përqind. Mbi 36.37 përqind e popullsisë së përgjithshme banonte në zona rurale duke lënë rreth 63.3 përqind për popullsinë e zonës urbane. Kishte megjithatë, shifra të larta krahasuar me gjithë shtetin, kur popullsia urbane përbëhet vetëm nga rreth 21% e popullsisë së përgjithshme. Raporti gjinor në qytetin e Lucknowt është 915 femra për 1000 meshkuj në vitin 2011 krahasuar me censusin e vitit 2001 prej 888 femrash për 1000 meshkuj. Raporti gjinor kombëtar në Indi është 940 femra për 1000 meshkuj sipas Census 2011 Directorate. Citi ka një nivel alfabetizmi prej 84.72% krahasuar me 56.3% për gjithë mesataren e shtetit të Uttar Pradeshit. Të njëjtat shifra qëndruan në 75.98% dhe 60.47% në vitin 2001. Në qytetin e Lucknowt popullsia tërësore e alfabetizuar është 2,147,564 banorë prej të cilëve 1 161 250 ishin meshkuj dhe 986 314 femra. Megjithë faktin se punësimi i përgjithshëm në distrikt është 32.24%, është më e lartë se mesatarja shtetërore prej 23.7%, punësimi mes femrave në Lucknow është shumë i ulët në vetëm 5.6 përqind dhe tregon një rënie nga shifrat e vitit 1991 prej 5.9 përqindësh.

Arkitektura

Laknau 
image_skyline e Lucknowt nga Gomti Nagari
Laknau 
Detaje të çatisë së Jama Masjidit në Luckow

Ndërtesat e Lucknowt paraqesin stile të ndryshme arkitekturore me shumë ndërtesa simbol të ndërtuara gjatë periudhave britanike dhe mogule. Më shumë se gjysma e këtyre ndërtesave qëndrojnë në pjesën e vjetër të qytetit. Departamenti i Turizmit të Uttar Pradeshit organizon një "Shëtitje të Trashëgimisë" për turistët që mbulon monumentet më popullore. Mes arkitekturës ekzistuese janë ndërtesat fetare si Imambarat, xhamitë, dhe faltore të tjera islamike ashtu si dhe struktura shekullore si kopshtet e rrethuara, baradarit dhe komplekset pallatore.

Laknau 
Pallate shumë-katësh në Gomti Nagar

Bara Imambara në Hussainabad është një ndërtesë kolosale e ndërtuar në vitin 1784 nga Nawabi i atëhershëm i Lucknowt, Asaf-ud-Daula. Ajo u ndërtua fillimisht për të ofruar ndihmë për njerëzit e prekur nga uria, që goditi të gjithë Uttar Pradeshin në atë vit. Është salla më e madhe në Azi pa ndonjë mbështetje të jashtme trarësh druri, hekuri apo guri. Monumenti kërkoi afërsisht 22,000 punëtorë gjatë ndërtimit.

Laknau 
Bada Imambada, Lucknow i Vjetër

Rumi Darwaza 18 metra e lartë e ndërtuar nga Nawabi Asaf-ud-daula (mbretëruar 1775–1797) në vitin 1784, shërbeu si hyrja për në qytetin e Lucknowt. Është e njohur si Portiku Turk, siç u mendua gabimisht se ishte identik me portikun e Konstantinopojës. Ndërtesa ofron hyrje perëndimore për te Imambara e madhe dhe është e zbukuraur me dekorime luksoze.

Laknau 
La Martiniere School, një nga shkollat më të vjetra dhe më të vlerësuara në Indi

Në vendet historike të Lucknowt mund të shihen stile arkitekturore nga kultura të ndryshme. Universiteti i Lucknowt paraqet një frymëzim të madh nga stili evropian, ndërsa Arkitektura Indo-Saraçene është e pranishme në mënyrë të shquar te ndërtesa e Vidhan Sabhas së Uttar Pradeshit dhe Stacioni Hekurudhor i Charbaghut. Dilkusha Kothi është ajo që ka mbetur nga një pallat i ndërtuar nga majori rezident britanik Gore Ouseley përreth vitit 1800 dhe që përbën një shembull të Arkitekturës Baroke Angleze. Ajo shërbeu si një strehë gjuetie për Nawabët e Awadhit dhe si një resort veror. Chattar Manzili, që shërbeu si pallati i sunduesve të Awadhit dhe grave të tyre është i kurorëzuar nga një kube si ombrellë e emërtuar Chattar sipas fjalës Hindi që do të thotë "ombrellë".

Laknau 
Katedralja në Hazratganj

Përballë Chattar Manzilit qëndron 'Lal Baradari' i ndërtuar nga Nawabi Saadat Ali Khani I midis viteve 1789 dhe 1814. Ai funksionon si një dhomë froni në kurorëzimet e oborretve mbretërore. Ndërtesa tanish përdoret si një muze dhe përmban portrete të realizuara në mënyrë delikate për personat që luajtën role të rëndësishme në administrimin e Mbretërisë së Oudhit. Një tjetër shembull i përzierjes së stileve arkitekturore është La Martiniere College, që paraqet një shkrirje të motiveve evropiane dhe indiane. U ndërtua nga gjeneral-majori Claude Martin që kishte lindur në Lyon dhe vdiq në Lucknow më 13 shtator 1800. Fillimisht i quajtur "Constantia", sallat e ndërtesës janë me kube pa përdorur trarë druri për ndërtimin. Në ndërtesën e kolegjit mund të dallohen elemente të Arkitekturës Gotike.

Laknau 
Tregu i Hazratganjit, në nga tregjet më të bukur të qytetit

Asafi Imambara e Lucknowt paraqet salla me kupola si veçantia e saj arkitekturore. Bara Imambara, Chhota Imambara dhe Rumi Darwaza qëndrojnë në testamentin qytetit të përzejerjes së stilit arkitekturor Nawab, Mogul dhe Turk, ndërsa kolegji La Martiniere përmban elemente të stilit Indo-Evropian. Madje ndërtesat e reja janë stilizuar duke përdorur kubetë dhe kolonat karakteristike ashtu si dhe natën këta monumente të ndriçuara bëhen tërheqjet kryesore të qytetit. Përreth Hazratganjit, tregut kryesor të qytetit, haset një shkrirje e arkitekturës së vjetër dhe të re. Ai ka një parkim me shumë kate në vend të një stacioni të vjetër dhe të shkatërruar policor duke i hapur rrugë korridoreve të gjerë në rrugicat e mirë-renditura të njerëzve të thjeshtë, të zbukuruar me sheshe, zona të gjelbra dhe fenerësht të bukur ndriçues të lartësuar me hekur, reminishent i Periudhës Viktoriane, në të dyja anët e rrugës.

Kultura

Njëlloj si qytetet e tjera metropolitane përgjatë Indisë, Lucknow është shumë-kulturësh dhe shtëpi e njerëzve që përdorin gjuhë dhe dialekte të ndryshme. Shumë nga karakteristikat kulturore dhe traditat e veçanta të Lucknowt sot janë shndërruar në legjenda të gjalla. Merita për këtë i takon traditave shekullore dhe sinkretike të Nawabëve të Awadhit, që kishin një interes të fortë në çdo fushë të jetës dhe inkurajuan këto tradita të arrinin një nivel të rrallë sofistikimi. Lucknowitët e sotëm janë të njohur për mënyrat e sjellshme dhe të rafinuara të të folurit që bie në sy të vizitorëve. Banorët e Lucknowt e quajnë veten lucknowitë ose Lakhnavi.

Gjuha dhe poezia

Megjithëse gjuha kryesore zyrtare e qytetit është hindi, gjuha e përgjithshme më e folur është gjuha bisedore hindustani. [[Anglishtja Indiane është gjithashtu gjerësisht e përdorur sidomos për biznesin dhe qëllime administrative, si rezultat i trashëgimisë britanike të Indisë dhe traditës së Komonuelthit, ashtu si dhe të globalizimit. Gjuha urdu është gjithashtu pjesë e kulturës dhe trashëgimisë laknavite. Përdoret kryesisht nga familjet më të pasura, anëtarët e mbetur të familjes mbretërore ashtu si dhe në poezinë urdu dhe shenjat publike. Qeveria ka ndërmarrë shumë hapa inovativë për të promovuar gjuhën urdu. Gjuha Awadhi, një dialekt i gjuhës hindi, ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Lucknowt dhe është akoma e përdorur në zonat rurale të qytetit dhe nga popullsia qytetase nëpër rrugë. Historikisht, Lucknow konsiderohej një nga qendrat më të mëdha të kulturës myslimane në Indi. Dy poetë, Mir Babar Ali Anisi dhe Mirza Dabeeri, u bënë eksponentë legjendarë të një zhanri poetik unik të poezisë elegjiake myslimane të quajtur marsiya e fokusuar mbi flijimin suprem të Imam HysenitBetejën e Qerbelasë, që përkujtohet gjatë ditës së përvitshme të Muharremit. Revolucionari Ram Prasad Bismil, që u var nga britanikët në burgun e Gorakhpurit, u ndikua gjerësisht nga kultura e Lucknowt dhe emri i tij kujtohet në poezitë e tij. Qytetet rrethuese si Kakori, Daryabad, Fatehpuri, Barabanki, Rudauli dhe Malihabad prodhuan shumë poetë dhe shkrimtarë të shquar të gjuhës urdu duke përfshirë Mohsin Kakorvin, Majazin, Khumar Barabankvin dhe Josh Malihabadin.

Laknau 
Gelawati Kababët e Tunday-t, specialiteti i Lucknowt

Kuzhina

Rajoni i Awadhit ka kuzhinën e tij të veçantë të stilit "Nawabi". Pjatat më të mirë-njohura të kësaj zone janë biryanit, qebabët dhe bukët. Qebabët shërbehen në një larmi stilesh; kakori, galawati, shami, boti, patili-ke, ghutwa dhe seekh janë mes varieteteve të disponueshme. Restoranti Tunde ke kabab ka hapur për më shumë se një qendër dhe është burimi më popullor i qebabëve. Reputacioni i qebabëve të Lucknowt nuk është i kufizuar te popullsia vendore, por gatimi tërheqë njerëz jo vetëm nga qytetet e tjera por madje edhe nga vendet e tjera. Lucknow është gjithashtu i famshëm për ushqimin e rrugës, kulfin, paanin dhe ëmbëlsirat e tij të shijshme. Nahari, një pjatë e përgatitur duke përdorur mishin e deles, është shumë popullore mes jo-vegjetarianëve. Sheermali është një tip bukeje e ëmbël (paratha) e përgatitur vetëm në Lucknow. Disa restorante në qytet janë rreth 100 vjeçarë; ka gjithashtu shumë restorante të shtrenjta, furra, dhoma ngrënieje dhe pabe që plotësojnë kërkesat e klasës së pasur dhe udhëtarëve të huaj.

Festat

Festat e përgjithshme Indiane si Eidi, Holi, Diwali, Durga Puja, Vijayadashami, Krishtlindjet, Raksha Bandhani festohen me entuziazëm të madh dhe shou nëpër qytet. Disa nga festat e tjera ose procesionet që zhvillohejn në qytet janë siç vijon:

  • Lucknow Mahotsava

Lucknow Mahotsava (festa e Lucknowt) organizohet çdo vit për të paraqitur artin dhe kulturën si dhe për të promovuar turizmin e Uttar Pradeshit. Me vitet 1975–76 të caktuar si vitit i Turizmit të Azisë Jugore, Lucknow gjeti mundësinë për të promovuar artin, kulturën dhe turizmin e qyteti te turistët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Festa e parë e Lucknowt është pjesë e këtij promovimi dhe që atëherë, me disa përjashtime, Lucknow Mahotsava është zhvilluar çdo vit.

  • Festa e Letërsisë së Lucknowt™

Festa e Letërsisë së Lucknowt™ është festë e përvitshme Letërsie e mbajtur në muajin e nëntorit çdo vit që nga viti 2013. Festa e Letërsisë së Lucknowt është festa e dytë më e madhe e letërsisë në Indi që karakterizohet nga disa nga shkrimtarët dhe mindimtarët më të mëdhenj nga e gjithë bota.

  • Muharremi

Lucknow është i njohur si qendra e Islamit Shiit dhe simboli i kulturës shiite në Indi. Myslimanët ndjekin Muharremin, muajin e parë të kalendarit islamik dhe gjatë Ashures (dita e 10-të e muajit) vajtojnë kujtimin e Imam Hysenit, nipit të profetit Muhamet. Procesionet e Muharremit në Lucknow kanë një domethënie të veçantë dhe filluan gjatë mbretërimit të Nawabëve të Awadhit. Procesione si Shahi Zarihu, Jaloos-e-Mehndi, Alam-e-Ashura dhe Chup Tazia kanë domethënie të veçantë për bashkësinë shiite dhe zhvillohen me zell të madh fetar deri në vitin 1977, kur qeveria e Uttar Pradeshit i ndaloi procesionet publike Azadari. Për njëzet vjetët në vazhdim, procesionet dhe mbledhjet zhvilloheshin në mënyrë private ose në hapësira të bashkësisë duke përfshirë Talkatora karbalan, Bara Imambaran (Imambara Asifi), Chota Imambaran (Imambara Husainabad), Dargah Hazret Abbas, Shah Najaf dhe Imambara Ghufran Ma'ab. Ndalimi u hoq pjesërisht në vitin 1997 dhe shiitët zhvilluan me sukses procesionin e tyre të parë Azadari në janar të vitit 1998 gjatë ditët së 21-të të Ramazanit, muaji i shenjtë mysliman. Shiitët janë të autorizuar të zhvillojnë nëntë procesione nga nëntëqind që janë listuar në regjistrat shiitë.

  • Chup Tazia

Procesioni i Chup Tazias e ka origjinën nga Lucknow përpara përhapjes në pjesët e tjera të Azisë Jugore. Duke datuar nga periudha e Nawabëve, ajo u nis nga Nawabi Ahmed Ali Khan Sahukat Yar Jung, një pasardhës i Bahu Begumit. Ajo është bërë një nga procesionet më të rëndësishme Azadari në Lucknow dhe një nga nëntë procesionet e lejuara nga qeveria. Ky procesion vajtues zhvillohet gjatë mëngjesit të 8-të të Rabi' al-awwalit, muaji i tretë mysliman dhe përfshin alamë (flamuj), Zari dhe një ta'zieh (një imitim i mauzoleumit të Qerbelasë). Ai fillon në Imambaran Nazim Saheb në rrugën Victoria pastaj lëviz në heshtje të plotë përmes Patanalas deri sa përfundon te Kerbala Kazmain, ku digjet ta'ziehu i stërmadh i zi.

  • Bada Mangali

Kjo festë zhvillohet në muajin maj si ditëlindja e Tempullit të lashtë të Hanumanit të njohur si Purana Mandir. Në këtë festë, zhvillohet një panair nga publiku vendor. Zhvillohet në emër të perëndisë hindu Hanuman.

Kërcimi, drama dhe muzika

Laknau 
Një kërcimtar duke pozuar gjatë një sekuence kërcimi kathak. Kërcimi e ka origjinën nga India Veriore, veçanërisht nga Lucknow

Forma klasike e kërcimit indian Kathak mori formë në Lucknow. Wajid Ali Shahu, Nawabi i fundit i Awadhit, ishte një përkrahës i madh dhe një kampion i pasionuar i Kathakut. Lachhu Maharaji, Acchchan Maharaji, Shambhu Maharaji dhe Birju Maharaji e kanë mbajtur këtë traditë të gjallë.

Lucknow është gjithashtu shtëpia e këngëtares së shquar ghazal Begum Akhtar. Një pionere e stilit, "Ae Mohabbat Tere anjaam pe rona aaya" është një nga realizimet e saj më të mirë-njohura muzikore. Bhatkande Music Institute University në Lucknow është emërtuar sipas muzikantit Vishnu Narayan Bhatkhande Bhartendu Academy of Dramatic Arts (BNA), gjithashtu e njohur si Bhartendu Natya Academy, është një institut trajnimi teatror i vendosur në Gomti Nagar. Është një universitet i shquar dhe një organizatë autonome nën ministrinë e kulturës së Qeverisë së Uttar Pradeshit. U krijua në vitin 1975 nga Sangeet Natak Akademy (Qeveria e Uttar Pradeshit) dhe u bë një shkollë e pavarur dramatike në vitin 1977. Përveç instituteve qeveritare, ka shumë grupe teatrore private si IPTA, Theatre Arts Workshop (TAW), Darpan, Manchkriti dhe grupi më i madh teatror rinor, Josh. Ky është një grup për të rinj që zhvillojnë përvojën teatrore, workshope dhe trajnime. Lucknow është gjithashtu vendlindja e muzikantëve si Naushadi, Talat Mahmoodi, Anup Jalota dhe Baba Sehgali ashtu si dhe e këngëtarit të shquar britanik të muzikës pop, Sir Cliff Richard.

Chikani i Lucknowt

Lucknow është i njohur për punimet e qendistarisë chikankari, zari, zardozi, kamdani dhe gota (tantella ari). Chikankari është një punim popullor qëndistarie e mirënjohur në të gjithë Indinë. Ky art 400-vjeçar në formën e tij të tanishme u zhvillua në Lucknow dhe mbeti vendi i vetëm ku ky art praktikohet akoma edhe sot. Chikankari kryen 'punime me nuanca' dhe është një qëndistari dhe punim artistik me dorë shumë delikat i kryer duke përdorur fill të bardhë në cohë të hollë pambuku si muslin ose byrynxhyk. Përveç fillit të bardhë, ndonjëherë përdoret edhe muga e vërdheme prej mëndafshi. Punimi kryehet në një kasketë, kurta, sari, shalle dhe veshje të tjera. Zejtaria e chikanit, pothuajse e panjohur nën Nawabët, jo vetëm ka mbijetuar, por është duke lulëzuar. Rreth 2500 sipërmarrës janë angazhuar në realizimin e chikanëve për shitje në tregjet vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku Lucknow është eksportuesi më i madh i qëndistarisë chikan. Si shenjë njohjeje, në dhjetor të vitit 2008, Rregjistri Indian i Indikacionit Gjeografik i dha chikankarit statusin e Indikacionit Gjeografik duke e njohur Lucknown si vendin ekskluziv të realizimit të tij.

Cilësia e jetës

Lucknow u rendit si "qyteti i dytë më i lumtur i Indisë" në një vëzhgim të zhvilluar nga IMRB International dhe LG Corporation, vetëm pas Chandigarhut. Ai ishte më mirë se qytetet e tjera metropolitane të Indisë si New Delhi, Bangalore dhe Chennai. Lucknow ishte më i mirë se qytetet e tjera në zonë për ushqimin, transportin dhe kënaqjen e përgjithshme të qytetarëve.

Arsimimi

Laknau 
Indian Institute of Management, Lucknow

Lucknow është shtëpia e një numri organizatash arsimore dhe kërkimore të shquara duke përfshirë Indian Institute of Information Technology, Indian Institute of Management, Institute of Hotel Management, Central Drug Research Institute, Indian Institute of Toxicology Research, National Botanical Research Institute, Institute of Engineering and Technology, Dr. Ram Manohar Lohia National Law University, Sanjay Gandhi Postgraduate Institute of Medical Sciences, Dr. Ram Manohar Lohia Institute of Medical Sciences dhe King George's Medical University.

Laknau 
La Martiniere College

Institucionet arsimore në qytet përfshijnë shtatë universitete, ku bën pjesë Universiteti i Lucknowt, një univesitet qendror (Babasaheb Bhimrao Ambedkar University), një universitet teknik (Uttar Pradesh Technical University) dhe një numër politeknikësh, institutesh trajnues inxhinierikë dhe industrialë. Organizata të tjera kërkimore në shtetë përfshijnë Central Institute of Medicinal and Aromatic Plants, Central Food Technological Research Institute dhe Central Glass and Ceramic Research Institute.

Laknau 
Central Drug Research Institute

Disa nga shkollat kryesore të Uttar Pradeshit janë të vendosura në Lucknow, ku përfshihen Mount Carmel College, City Montessori School, Colvin Taluqdars' College, Centennial Higher secondary School, St. Francis' College, Loreto Convent Lucknow, St. Mary's Convent Inter College, Kendriya Vidyala, Lucknow Public School, Stella Maris Inter College, Seth M.R. Jaipuria School, Cathedral School, Modern School, Amity International School, St. Agnes, Army Public School, Karamat Husain Girls college, Study Hall, Amiruddaula Islamia Degree College, Christ Church College, Delhi Public School.

Laknau 
Kampusi i Amity University në Lucknow, i njohur edhe si Mango Orchard Campus

City Montessori School, me mbi 20 degë të përhapur përmes qytetit është shkolla e vetme në botë e vlerësuar me UNESCO Prize for Peace Education. City Montessori School mban gjithashtu rekordin botëror Guinness si shkolla më e madhe në botë me mbi 40.000 nxënës. Shkolla renditet në mënyrë konsistente mes shkollave kryesore ICSE të Indisë. La Martiniere Lucknow, e themeluar në vitin 1845, është shkolla e vetme në botë që ka qenë vlerësuar me çmimin e betejës së nderit. Është një nga shkollat më të vjetra dhe më të vlerësuara në Indi, shpesh e renditur me 10 shkollave më të mira në vend. Lucknow ka gjithashtu kolegjin e shquar sportiv Guru Gobind Singh Sports College. Kolegji prestigjoz National P. G. College, i asociuar me Universitetin e Lucknowt është renditur si kolegji i dytë më i mirë që jep mësime formale në vend nga National Assessment and Accreditation Council.

Media

Lucknow ka patur një ndikim në Bollywood (Industria filmike hindi) si vendlindja e poetit, shkrimtarit të dialogjeve dhe skenaristit K. P. Saxena, Suresh Chandra Shukla të lindur më 10 shkurt 1954 bashkë me veteranin e Bollywood-it dhe aktorin e filmave në gjuhën bengali Pahari Sanyal, që vjen nga familja e mirënjohur e qytetit Sanyal. Mjaft filma kanë përdorur Lucknown si sfondin e tyre, ku përfshihet Junoon i Shashi Kapoorit, Umrao Jaan dhe Gaman i Muzaffar Aliut, Shatranj ke khiladi i Satyajit Ray-t; Shakespeare Wallah dhe PAA të Ismail Merchantit. Në filmin Gadar: Ek Prem Katha Lucknow u përdor për të paraqitur Pakistanin, me vendxhirime që përfshinin Lal Pulin, Taj Hotelin dhe Rumi Darwazan të përdorur te Tanu Weds Manu. Disa pjesë të Ladies vs Ricky Bahl, Bullett Raja, Ishaqzaade Ya Rab dhe Dabangg 2 u xhiruan në Lucknow ose vende afër tij. Një seksion i rëndësishëm i filmave të Bollywood-it, Daawat-e-Ishq me aktorët Aditya Roy Kapur dhe Parineeti Chopra u xhiruan në qytet ashtu si dhe Baawre, një film televiziv dramatik indian, i transmetuar te kanali Life OK. Qeveria ka shpallur se do zhvilloi dy qytete filmikë në Lucknow. Këtu po punojnë disa kompani gazetash dhe po japin shërbime lajmesh online për lexuesit duke përfshirë Amar Ujalan, Dainik Jagranin dhe Dainik Bhaskarin. Gazeta The Pioneer me seli në Lucknow, e nisur në vitin 1865, është gazeta e dytë më e madhe në gjuhën angleze në Indi akoma në prodhim. Kryeministri i parë i vendit, Jawaharlal Nehru themeloi The National Herald në qytet para Luftës së Dytë Botërore me Manikonda Chalapathi Raun si drejtues i saj. Një nga stacionet më të hershme radiofonike, All India Radio ka funskionuar në Lucknow që nga viti 1938. Transmetimi FM i radios nisi në Lucknow në vitin 2000. Qyteti ka stacionet radiofonike FM në vijim:

  • Radio City 91.1 MHz
  • Red FM 93.5 MHz
  • Radio Mirchi 98.3 MHz
  • AIR FM Rainbow 100.7 MHz
  • Fever 104 FM 104.0 MHz
  • Gyan Vani 105.6 MHz (edukativ)
  • AIR FM Vividh Bharti 101.6 MHz
  • CMS FM 90.4 MHz (edukativ)
  • Mirchi Love 107.2 FM
  • BBDU FM 90.8 MHz (stacioni radiofonik i Babu Banarsi Das University)

Qyteti ka lidhje interneti në bandë të gjerë dhe shërbime video-konferencash. Kompani të rëndësishme si Satyam Infoway Ltd. v. Sifynet Solutions Pvt. Ltd., Bharat Sanchar Nigam Limited, Bharti Airtel, Reliance Communications, Tata Communications, Aircel, Vodafone, Uninor, Idea, Tikona, Hathway dhe Software Technology Parks of India.

Sportet

Laknau 
Stadiumi K. D. Singh Babu në Lucknow

Lucknow është sëlia e Badminton Association of India. E vendosur në Gomti Nagar, ajo u formua në vitin 1934 dhe ka zhvilluar turne në nivel kombëtar në Indi që nga viti 1936. Lojtarë të nivelit rinor të Badmintonit e kryejnë trajnimin e tyre në Lucknow pas të cilit ata dërgohen në Bangalore. Për dekada Lucknow mirëpriti turneun e shquar Sheesh Mahal Cricket. Sot kriketi, futbolli, badmintoni, golfi dhe hokej janë mes sporteve më popullore në qytet. Syed Modi Grand Prix është kompeticioni ndërkombëtar Badmintoni i zhvilluar në qytet. Me një rekord të mirë në sportet moderne, qyteti ka prodhuar mjaft kampionë kombëtarë dhe botërorë sportiv. Lucknow sports hostel ka prodhuar kriketer të nivelit ndërkombëtar si Mohammad Kaif, Piyush Chawla, Anurag Singh, Suresh Raina, Gyanendra Pandey, Praveen Kumar dhe R. P. Singh. Personalitete të tjera të shquara sportive përfshijnë hokejistët K. D. Singh, Jaman Lal Sharma, Mohammed Shahid dhe Ghaus Mohammad, tensti që u bë i pari indian që arriti deri në çerek finalen e Wimbledonin. Lucknow Race Course në kantonin e Lucknowt është i shtrirë në 28.42 hektarë (70.22 akre); pista e garës 3.2 km e gjatë është pista më e gjatë e garave në Indi. Zona kryesore sportive është Stadiumi K. D. Singh Babu, që ka një pishinë dhe kompleks të brendshëm lojërash të nivelit botëror. Stadiume të tjera janë Stadiumi Dhyan Chand Astroturf, Stadiumi Dr. Akhilesh Das Gupta në Northern India Engineering College, Babu Banarsi Das UP Badminton Academy, Charbagh, Mahanagar, Chowk dhe Sports College pranë Integral University. Lucknow Golf Club, në zonën e gjelbër të La Martinière College, është një kurs i mirënjohur golfi, ndërsa projekti i një stadiumi të nivelit ndërkombëtar dhe një akademie në qytet është nën ndërtim në Gomti Nagar dhe pritet të presë ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare në vitin 2017.

Klube me bazë në qytet

Klubi Sporti skuadra Terreni Themeluar
Awadhe Warriors Badminton Indian Badminton League Babu Banarasi Das U.P. Badminton Academy 2015
Uttar Pradesh Wizards Field hockey Hockey India League Major Dhyan Chand Stadium, Lucknow 2012

Parqe dhe vendpushime

Laknau 
Parku Lohia në Gomti Nagar
Laknau 
Marine Drive
Laknau 
Liqeni artificial në parkun Janeshwar Mishra

Qyteti ka parqe dhe vende shlodhjeje të menaxhuara nga Lucknow Development Authority. Këta përfshijnë Rezervatin Pyjor Kukrail dhe zonën përreth të piknikut, Begum Hazrat Mahal Park, Gautam Buddha Park, Qaisar Baghun, Rumi Park, Nimbu Park, Sardar Ballabh Bhai Patel Park, Dream Valley Resort, Swarn Jayanti Smriti Vihar Park, Dr. Ram Manohar Lohia Park, Përmendoren e Ambedkarit dhe parkun Janeshwar Mishra, që deri në përfundim do të jetë parku më i madh në Azi. Ai mendohet se do të përbëhet nga gjelbërim i harlisur, një liqen artificial, pistën më të gjatë në Indi për çiklistët dhe vrapim dhe një florë të larmishme. Plani është për të vendosur një rrotë panoramike brenda parkut në ngjashmëri me London Eye, që do të mundësoi një pamje panoramike të qytetit.

Shopingu

Laknau 
Sahara Ganj Mall në Lucknow
Laknau 
Rruga e tregut Janpath

Hazratganji është një zonë e rëndësishme tregtare e vendosur në zemër të qytetit, që është vend i pazareve, komplekseve të shitjes me pakicë, restoranteve, hoteleve, teatrove dhe zyrave. Lucknowitët i referohen shtëtitjes në këtë zonë si 'Ganjing', një term që tashmë është bërë shumë popullor mes vendasve. Fenerët ndriçues të rrugëve të stilit viktorian, bankat anës shëtitores, pikat e shumta të ngrënies dhe panorama tërheqin mjaft njerëz gjatë mbrëmjeve. Lucknow Development Authority (LDA) bashkë me administratën e qytetit organizojnë karnavale mujore në të djelën e dytë të çdo muaji në tregun e Hazratganjit. Gjatë kësaj nate, tregu bëhet një zonë ku slejohet parkimi me barrikada dhe shërbime sigurie. Programet kulturore dhe zbavitëse zhvillohen për publikun e përgjithshëm. Policia e Lucknowt vëzhgon turmën me ndihmën e kamerave të droneve. Lucknow përmban një numër të madh qendrash tregtare dhe pazaresh. Tregjet kryesore gjenden në gjithashtu në Yahiyaganj, Aminabad, Kapoorthala, Janpath, Chowk, Bhootnath dhe Gomti Nagar.

Qytetet e binjakëzuara me Lucknown

Lucknow marrdhënie me binjakëzimi me 2 qytete, përkatësisht Brisbane në Australi dhe MontrealiKanada. Marrdhënia ka mundësuar shkëmbime për zhvillimin e programeve komerciale, kulturore dhe sportive me dobi të dyanshme.

Vendi qyteti Shteti / Rajoni
Laknau  Australia Brisbane Queensland
Laknau  Kanadaja Montreali Quebec

Lista e vendeve historike

  • Bara Imambara
  • Chhota Imambara
  • Imambara Ghufran Ma'ab
  • Aminabadi
  • La Martiniere Lucknow
  • Qaisar Baghu
  • Pakka Pul/Laal Pul – (Ura Hardinge)
  • Rumi Darwaza
  • Shah Najaf Imambara
  • Dargah e Hazrat Abbasit
  • Dilkusha Kothi
  • Karbala e Dayanat-ud-Daulah
  • Varri i Mir Babar Ali Anis
  • Imambara Sibtainabad (Maqbara e Amjad Ali Shahut)
  • Rauza Kazmain
  • Residency
  • Talkatora Karbala
  • Xhamia Tile Wali (Xhamia Shahi)
  • Asifi Masjid (kompleski i Bara Imambaras)
  • Alambaghu
  • Begum Hazrat Mahal Park

Shiko edhe

Bibliografia

  • Shamim A. Aarzoo (2014). Discovering Lucknow (në anglisht). Indi: Lucknow Society. ISBN 978-81-928747-0-8. ASIN 8192874702.
  • Bayly, C. A. (1988). Rulers, Townsmen and Bazaars: North Indian Society in the Age of British Expansion, 1770–1870 (në anglisht). Cambridge University Press Archive. ISBN 978-0-521-31054-3.
  • Richard Stephen Charnock (1859). Local Etymology: A Derivative Dictionary of Geographical Names (në anglisht). Houlston and Wright.
  • Violette Graff (13 nëntor 1997). Lucknow: Memories of a City (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-563790-8.
  • Hay, Sidney (1939). Historic Lucknow (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 978-81-206-0964-8.
  • Jones, Justin (2011). Shi'a Islam in Colonial India: Religion, Community and Sectarianism (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 93. ISBN 978-1-139-50123-1.
  • Rosie Llewellyn-Jones; Ravi Kapoor (2003). Lucknow, Then and Now (në anglisht). Marg Publications. ISBN 978-81-85026-61-9.
  • Rosie Llewellyn-Jones (2006). Lucknow: City of Illusion (në anglisht). Prestel Verlag. ISBN 978-3-7913-3130-0.
  • Philip Lutgendorf, profesor i gjuhës hindi dhe studimeve moderne indiane në Universitetin e Iowas (13 dhjetor 2006). Hanuman's Tale: The Messages of a Divine Monkey: The Messages of a Divine Monkey (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-804220-4.
  • Amaresh Misra (1998). Lucknow, Fire of Grace: The Story of its Renaissance, Revolution and the Aftermath. HarperCollins Publishers India. ISBN 978-81-7223-288-7.
  • Poorno Chunder Mookherji (1883). The Pictorial Lucknow (në anglisht). P.C. Mookherji.
  • P. Nas (1993). Urban Symbolism (në anglisht). BRILL. ISBN 90-04-09855-0.
  • Veena Talwar Oldenburg (14 korrik 2014). The Making of Colonial Lucknow, 1856–1877 (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-1-4008-5630-5.
  • Madan Lal Verma 'Krant'. Krantikari Bismil Aur Unki Shayri याद आयेगा बहुत लखनऊ का जेल हमें. fq. 28. ;
  • A new isidiate species of Graphis from India (në anglisht). Adawadkar, B. & Makhija, U. 2004. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 24 tetor 2016.
  • Jews, Muslims and Mass Media: Mediating the 'Other' – Google Books. Books.google.co.in. 26 shtator 2002. Marrë më 17 shkurt 2014.

Lidhje të jashtme

Famous Places to visit in Lucknow Arkivuar 7 prill 2020 tek Wayback Machine 

Referime

Tags:

Laknau EtimologjiaLaknau HistoriaLaknau Gjeografia dhe klimaLaknau Flora dhe faunaLaknau EkonomiaLaknau Qeverisja dhe politikaLaknau TransportiLaknau DemografiaLaknau ArkitekturaLaknau KulturaLaknau ArsimimiLaknau MediaLaknau SportetLaknau Parqe dhe vendpushimeLaknau ShopinguLaknau Qytetet e binjakëzuara me LucknownLaknau Lista e vendeve historikeLaknau Shiko edheLaknau BibliografiaLaknau Lidhje të jashtmeLaknau ReferimeLaknauAgraDelhiGjuha hindiGjuha urduIndiaIslamKolkataNew DelhiPerandoria MoguleUttar PradeshVaranasi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fahrije HotiIbrahim RugovaForca e rëndesësMatjaXhensila MyrtezajHolokaustiSistemi i frymëmarrjesBullizmiNeptuniTeoria e evolucionitShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreHemoglobinaSistemi diellorTiroidetLista e bimëveArtizanati i KukësitMatilda MakoçiAjriRrethi i TropojësKarnavaletFusha magnetikeHixhameAnoreksiaMozaiku i TiranësADNPashallëku i JaninësDielliParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaShpikje te ndryshmeStatistikaRuandaPrincipata e ArbëritMëlçiaFosiletInfeksioni seksualisht i transmetueshëmEposi i kreshnikëveLista e personaliteteve ilireMalësorjaBylisiSistemi i organeve të frymëmarrjesMali i TomoritSëmundjet e gjakutMali i DajtitKryefjalaShpërbërja e Perandorisë OsmaneYlli detarRryma elektrikeMesjetaGjakuDita ndërkombëtare e fëmijëveEmriShoqëriaMangaSistemi periodik i elementeveEvropa lindoreEnergjia potencialeAhmed KalajaEnergjia kinetikeVera (stinë)SportiKonferenca e Londrës (1912–1913)FloraLibriLimfocitiPlisi (lashtësi)Mitologjia grekeLista e shteteve sipas popullsisëAndon Zako ÇajupiKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeHepatitiDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Osmani IDemografia e ShqipërisëArkimediHistoria e Çamërisë🡆 More