Partneriteti I Kosovës Me Mcc

Partneriteti i Kosovës me agjencinë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit është themeluar në dhjetor 2015.

Në takimin vjetor të kësaj agjencie, Bordi i MCC-së i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka përzgjedhur Kosovën për herë të parë për të zhvilluar programin kompakt të ndihmës, program i gjerë investimi mbi 200 milion dollarë.

Partneriteti I Kosovës Me Mcc
Logo e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit

Procesi i gjerë ndërinstitucional i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së është udhehequr nga ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes Jahjaga, zhvillimi i programit të MCC-së i është bartur Qeverisë së Kosovës. Bartja e procesit ka treguar sfidat për aftesinë e qeverisë të përballet me një proces të rëndësishëm duke ndikuar në vonesat në formimin e ekipit nacional të Kosovës për programin 'threshhold' dhe akuzave për politizim të procesit. Në dhjetor 2016, si rezultat i mungesës së arritjes së performancës në indikatorë, Bordi i MCC-së e uli programin për Kosovën për një kategori më poshtë, përkatësisht në programin e 'pragut' apo 'threshold'.

Në korrik 2022, Kosova nënshkruan marrëveshjen e dytë me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për projektin Kompakt për energji.

Datat kryesore

  • Shkurt 2015 - Presidentja Atifete Jahjaga themelon Grupin Ndërinstitucional për të arritur kualifikimin e Kosovës në MCC. Udhëheqës i Grupit Punues është emëruar Adrian Prenkaj, këshilltar i Presidentes. Anëtar të këtij grupi janë emëruar: Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Agjencia e Statistikave e Kosovës, dhe një numër agjencish të specializuara të OKB-së në Kosovës, si UNKT, UNDP, UNICEF, OBSH, etj.
  • Shtator 2015 - Presidentja Jahjaga u takua në Uashington me Beth Tritter, zëvendëspresidente e MCC-së. Në këtë takim zyrtarët e MCC e falënderuan Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj personal për të arritur partneritetin ndërmjet Kosovës dhe MCC-së dhe theksuan se janë jashtëzakonisht të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit që MCC ka pasur me ekipin e grupit punues kosovar dhe progresin që është arritur përbrenda një kohe shumë të shkurtër në përmirësimin e indikatorëve.
  • Nëntor 2015 - Më 6 nëntor 2015, MCC publikon vlerësimin 'Score Card' edhe pë Kosovën. Për herë të parë pas pesë viteve Kosova kalon vlerësimin e MCC-së, nga 7 indikatorë në vitin 2014, në 13 indikatorë në vitin 2015, duke i hapur rrugë përfitimit të fondeve nga kjo agjenci amerikane.
  • Dhjetor 2015 - Në takimin vjetor të MCC-së, Bordi i MCC-së ka përzgjedhur Kosovën për të zhvilluar programin 'kompakt' të ndihmës, program i gjerë investimi mbi 200 milion dollarë.
  • Prill 2016 - Pas përfundimit të mandatit të Presidentes Jahjaga, zhvillimi i programit të parë të MCC-së i bartet Qeverisë së Kosovës, udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa
  • Dhjetor 2016 - Si rezultat i rënjës në indikatorë, Bordi i MCC-së e ulë programin për Kosovën për një kategori më poshtë, përkatësisht në programin “threshold”.
  • Nëntor 2017 - Nënshkruhet Marrëveshja për 49 milionë dollarë me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për projektin threshdold.
  • Korrik 2022 - Nënshkruhet Marrëveshja e dytë me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për projektin Kompakt për energji.

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation - MCC) është agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e krijuar në vitin 2004 nga Kongresi amerikan. E konsideruar shpesh si organizata më transparente në botë, ajo vepron ndaras nga Departamenti i Shtetit dhe USAID-i, dhe bazohet në incentiva për shtetet në zhvillim, ku vetëm ato shtete që plotësojnë kriteret kanë të drejtë për ndihmë. Kjo agjenci çdo vit ndan grante për shtete me të ardhura të ulëta dhe mesatare për kokë banori, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe zhdukjen e varfërisë.

Marrëdhëniet Kosovë-MCC

Kosova ka bërë përpjeke për të vendosur një partneritet me MCC prej vitit 2010. Pavarësisht përkrahjes së vazhdueshme nga Kongresi amerikan, ky proces ka ngecur për arsye të neglizhencës dhe mungesës së angazhimit të qartë nga Qeveria e Kosovës për të arritur kualifikimin.

Prej shkurtit 2015, Presidentja Atifete Jahjaga ka vendosur si prioritet angazhimin për kualifikimin e Kosovës për fondet e mijëvjeçarit, duke themeluar një grup të punës të udhëhequr nga Zyra e Presidentes, që do të grumbullonin të dhënat dhe do të përmirësonin indikatorët e kërkuar nga MCC.

Në shtator 2015, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja Jahjaga u takua në Uashington me Beth Tritter, zëvendëspresidente e MCC-së. Në këtë takim zyrtarët e MCC e falënderuan Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj personal për të arritur partneritetin ndërmjet Kosovës dhe MCC-së dhe theksuan se janë jashtëzakonisht të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit që MCC ka pasur me ekipin kosovar dhe progresin që është arritur përbrenda një kohe shumë të shkurtër në përmirësimin e indikatorëve.

Grupi Ndërinstitucional për MCC

Në shkurt të vtiti 2015, Presidentja Atifete Jahjag ka themeluar Grupin Ndërinstitucional për të arritur kualifikimin e Kosovës në MCC. Udhëheqës i Grupit Punues është emëruar Adrian Prenkaj, këshilltar i Presidentes. Anëtar të këtij grupi janë emëruar Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Agjencia e Statistikave e Kosovës dhe një numër agjencish të specializuara të OKB-së në Kosovës, si UNDP, UNICEF, OBSH, UNKT.

Përzgjedhja e shteteve

Partneriteti I Kosovës Me Mcc 
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në takimin e Bordit të MCC-së.

Reformat janë komponenti më i rëndësishme në procesin e përzgjedhjes së shteteve që mund të përfitojnë nga fondet e mijëvjeçarit. Çdo vit kjo organizatë publikon një tabelë vlerësimi për shtetet me të ardhura të ulëta dhe mesatare për kokë banori, bazuar në performancën në 20 indikatorë objektiv, si: liritë ekonomike, drejtat demokratike, kontrolli i korrupsionit, qeverisja e mirë dhe investimi në qytetarë. 

Vlerësimi bazohet në indikatorë të jashtëm. Procesi është rigoroz dhe për t’u kualifikuar një shtet duhet: a) të kalojë së paku 10 prej 20 indikatorëve; b) të kalojë indikatorin e të drejtave demokratike; dhe c) të kalojë indikatorin e kontrollit të korrupsionit. Në fund të këtij procesi vetëm 25% e shteteve kualifikohen për të marrë grante që do të mbështesin zhvillimin ekonomik, uljen e varfërisë apo të adresojnë korrupsionin.

Kualifikimi për fondet e MCC-së

MCC publikon çdo vjet vlerësimet për secilin shtet në botë, me të ardhura të ulëta dhe mesatare për kokë banori. Më 6 nëntor MCC ka publikuar vlerësimin edhe pë Kosovën. Për herë të parë pas pesë viteve Kosova ka kaluar vlerësimin e MCC-së, nga 7 indikatorë në vitin 2014, në 13 indikatorë në vitin 2015, duke i hapur rrugë përfitimit të fondeve nga kjo agjenci amerikane.

Në takimin vjetor të kësaj agjencie në dhjetor 2015, Bordi i MCC-së ka përzgjedhur Kosovën për të zhvilluar programin 'kompakt' të ndihmës, program i gjerë investimi mbi 200 milion dollarë.

Sfidat e vazhdimit të programit

Zhvillimi i programit të MCC-së mbetet shumë sfidues për Kosovën. Ne vitin 2019, kane filluar te zhvillohen projektet e para. Institucionet duhet të vazhdojnë adresimin e indikatorëve, duke mbajtur lartë ritmin e reformave të brendshme, cilësinë e demokracisë së institucioneve, adresimin e korrupsionit, investimin në shëndetësi dhe arsim, nivelin e pjesëmarrjes së vajzave në arsimin fillor, politikat tregtare, etj.

Qeveria është përballur me sfidat për të udhëhequr një proces të rëndësishëm investimi duke ndikuar në vonesat në formimin e ekipit nacional të Kosovës dhe akuzave për politizim të procesit. Si rezultat i një numër dështimesh, në dhjetor 2016 Bordi i MCC-së e uli programin për Kosovën për një kategori më poshtë, përkatësisht nga programi “Compact” në atë “MCC threshold,” që është jo një program investues qindra miliona dollarë por fond i vogël për të adresuar vetëm reforma ligjore.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Partneriteti I Kosovës Me Mcc Datat kryesorePartneriteti I Kosovës Me Mcc Korporata Sfidat e MijëvjeçaritPartneriteti I Kosovës Me Mcc Marrëdhëniet Kosovë-MCCPartneriteti I Kosovës Me Mcc Grupi Ndërinstitucional për MCCPartneriteti I Kosovës Me Mcc Përzgjedhja e shtetevePartneriteti I Kosovës Me Mcc Kualifikimi për fondet e MCC-sëPartneriteti I Kosovës Me Mcc Sfidat e vazhdimit të programitPartneriteti I Kosovës Me Mcc ReferimePartneriteti I Kosovës Me Mcc Lidhje të jashtmePartneriteti I Kosovës Me MccJohn Kerry

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Personat me aftesi te kufizuaraAbortiVaginaUrani (planet)Thomas EdisonGegërishtjaUshtria Çlirimtare e KosovësMuri i Madh KinezKapitalizmiLista e elementeve kimike sipas numrit atomikLundrimi në BunëMercedes-BenzKF TiranaLepuriKanuniLista e shkrimtarëve shqiptarëZemraAnemiaShpikje te ndryshmeEmra pellazgëTrombocitiLibrazhdiMali i TomoritSëmundjet e syritBimësiaAriu polarPosta elektronikeMartin CamajOksigjeniShenjat astrologjikeZambaku shqiptarKarnavalet brazilianeOrganizata e Kombeve të BashkuaraLuiz EjlliKanceri i gjiritFaqja kryesoreHonore de BalzakDita Botërore e LibritShqipëria OsmaneVenaShtjefën GjeçoviKomunizmiWikipediaPeshkopiaGlobalizimiFusha magnetike e TokësShiu acidikPerandoria OsmaneUjkuSistemi urinarKanceriLugthiDialektet e gjuhës shqipeKalaja e KrujësHomeriSuediaKrujaMuhammediSëmundjet e zemrësKundrinori-kryefjala-kallëzuesiLedion LiçoBimët me farëKundrinoriAleksandër KondoTom SojerDokumentet e Gjuhes ShqipeHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiProdhimi i Brendshëm BrutoHepatiti BBullgariaFutbolliLista e lumenjve në KosovëMuzika shqiptareÇarls DarvinKarnavaletLumi i DrinitKontinentetFlia🡆 More