Palabra de mujer (shqip: Fjale Gruaje) është një telenovelë meksikane e vitit 2007 e prodhuar nga Televisa.
Protagoniste është Edith González, Ludwika Paleta, Yadhira Carrillo dhe Lidia Ávila. Telenovela, ka si regjisor José Alberto Castro, dhe filloi të transmetohet më 22 tetor të vitit 2007 dhe mbaroi më 9 maj të vitit 2008. Kjo telenovelë është transmetuar në shqipëri te kanali Vizion Plus.
Palabra de mujer është një version i punuar i telenovelës prej 3 herësh El amor tiene cara de mujer (Dashuria ka fytyre gruaje) e vitit 1964, e cila u emetua përsëri në vitet 1971 dhe 1973, 2 herë në versionin argjentinas El amor tiene cara de mujer në vitin 1974 dhe 1994, dhe Principessa përsëri prodhim meksikan i vitit 1984. Tashmë ajo vjen më moderne, ku këto gra punojnë si producentë në televizion, ndërsa në versionet e mëparshme punonin në një sallon bukurie.
Kolona zanore e këtij filmi këndohet nga këngëtarja spanjolle BEBE, e cila këndon këngen "Ella" (Ajo), dhe ka shkruar vet vargjet dhe muzikën.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Palabra de mujer, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.