Nevruzi Në Shqipëri

Nevruzi në Shqipëri ose Dita e Nevruzit festohet çdo vit më 22 Mars në shenjë kujtimi të Sulltan Novruzit.

Në Shqipëri, festivali përkujton ditëlindjen e Ali ibn Abi Talib (vdiq në vitin 661 e.s.) dhe njëkohësisht ardhjen e pranverës.

Hyrje

Dita e Nevruzit është shpallur një festë publike në vitin 1996, dhe është një ditë përkujtimore sidomos në mesin e besimtarëve bektashine (për shkak të përkatësisë së tyre shiite), por që edhe adhuruesit dhe besimtarët e synizmit, katolicizmit dhe ortodoksisë gjithashtu "marrin pjesë në Festën e Nevruzit për t'u respektuar shpirti ekumenik i Shqipërisë”. Midis këtyre tre grupeve jobektashiane, komuniteti sunit i Shqipërisë duket se është mbështetësi më i madh i Nevruzit. “Lidhja e Imamëve Myslimanë në Shqipëri” është kundër festës dhe e quajnë festë pagane me origjinë poashtu pagane; pasi ata besojnë se duhet të festohen vetëm festat e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajrami. Prozelitizmi i financuar nga vehabistët dhe sauditët kontribuoi në përhapjen e këtij interpretimi islam, i cili, edhe pse jo domosdoshmërisht fundamentalist, "kundërshton fuqishëm ritualet dhe praktikat e bektashiane që konsiderohen të huaja për Islamin, duke përfshirë edhe Nevruzin".

Sipas Gianfranco Bria:

Baktashitë pretendojnë se kanë adoptuar një retorikë nacionaliste ekumenike për të arritur një rrugë akomodimi (më së shumti, negociata) me rrënjët laike dhe multikonfesionale të fesë civile shqiptare. Në këtë kuptim, kremtimi i Nevruzit nga Baktashitë synon të arrijë dy qëllime. E para është legjitimimi i monopolit të të ashtuquajturit misticizëm brenda shoqërisë shqiptare, duke përfshirë gjithçka që mund të shihet si ezoterike dhe/ose epokës së re për të portretizuar 'veçorinë ekumenike shqiptare'. E dyta është përfshirja e numrit më të madh të besimtarëve, veçanërisht të rinjtë (shumica e popullsisë) të cilët janë rritur në një shoqëri post-laike dhe janë të magjepsur nga modelet socio-ekonomike perëndimore, duke përzier traditën baktashiane me shkencën progresive dhe racionalizmin politik.

Gjatë viteve 1990

Me rastin e Festës së Nevruzit të vitit 1991, Kryegjyshata Botërore Bektashiane (selia bektashiane) në Tiranë u rihap pas periudhës komuniste, në një ceremoni prekëse ku mori pjesë edhe Nënë Tereza. Gjatë Festës së Nevruzit të vitit 1999, Naim Frashëri (1846 – 1900), shkrimtari dhe patrioti i shquar shqiptar i lëvizjes kombëtare shqiptare, i cili ishte edhe bektashi, thuajse u shpall shenjtor si “Baba i Nderit”.

Ndikimi ndërkombëtar

Figura të shquara bektashiane kanë organizuar festimet publike të Nevruzit dhe Ashures, me qëllim që "të krijojnë një lidhje midis besimit, kombit dhe progresivizmit". Disa faktorë të huaj, si Ambasada iraniane në Shqipëri dhe disa rrjete Alevi, shpesh kanë shprehur mbështetje për këto nisma dhe rituale publike. Qeveria iraniane dihet se ka dhënë mbështetje kulturore dhe politike në mënyrë që të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan, megjithatë, pa prekur autonominë bektashiane.

Shih edhe

Literatura

  •  Algar, Hamid (1989). "BEKTĀŠĪYA". In Yarshater, Ehsan (ed.). Encyclopædia Iranica, Volume IV/2: Behruz–Bibliographies II. London and New York: Routledge & Kegan Paul. pp. 118–122. ISBN 978-0-71009-125-3.
  • Bria, Gianfranco (2019). "Post-Socialist Sufi Revival in Albania: Public Marginality or Spiritual Privatisation?". Journal of Muslims in Europe (në anglisht). 8 (3). doi:10.1163/22117954-12341401.
  • Bria, Gianfranco (2020). "Celebrating Sultan Nevruz: Between Theological Debate and Multi-Framed Practice in Contemporary Albania". Studia Islamica (në anglisht). 114 (3): 355–377. doi:10.1163/19585705-12341400.
  • Elsie, Robert (2019). The Albanian Bektashi: History and Culture of a Dervish Order in the Balkans (në anglisht). Bloomsbury Publishing. ISBN 9781788315715.

Referime

Tags:

Nevruzi Në Shqipëri HyrjeNevruzi Në Shqipëri Gjatë viteve 1990Nevruzi Në Shqipëri Ndikimi ndërkombëtarNevruzi Në Shqipëri Shih edheNevruzi Në Shqipëri LiteraturaNevruzi Në Shqipëri ReferimeNevruzi Në Shqipëri22 MarsAliuNevruzi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Energjia kinetikeAlgjebraAksioniHistoria e gjeometrisëFloraMitrush KuteliRobotikaRadha e veprimeve matematikoreInternetiDiabetiSindroma DownVeshjet popullore shqiptareHënaËvetariProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreKuzhina shqiptareKantoni CallasPneumoniaNamazi i AkshamitSpondiliartrozaToskërishtjaKanceri i gjiritBeteja e KosovësAlfabeti arab1134Prevalla (Prizren)FinlandaDielliKompjuteriBashkimi EvropianShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreKomunizmiAventurat e Tom SojeritSolomon WisemanSkënderbeuBalli KombëtarDrejtkëndëshiRrotullimi i TokësGjallesat në zhdukjeTerrorizmiAstrit KabashiPartia Socialiste e ShqipërisëShtetet e para ilireBeratiAktiviteti fizikWolfgang Amadeus MozartTop ChannelBiologjiaPikësimiZvicraTiroidetQarqet e ShqipërisëTë drejtat e graveIliadaLista e personaliteteve ilireGjatësiaSistemi i organeve të frymëmarrjesHans Kristian AndersenMacjaXhyzeMbiemriLimfocitiDreriOksigjeniKaliumiKurrikulaMali i KorabitEnergjia elektrikeMësonjëtorja e KorçësShtatë mrekullitë e botësFotografiaSistemi diellorBombardimi i Jugosllavisë nga NATODibraSpermaXha GorioRepublika Çeke27 Mars🡆 More