Muçi Zade: Poet shqiptar

Muçi Zade (nga osmanishtja: Muçaj) është autori i vargjeve më të vjetra të njohura të shqipes me shkrimin arab, Imzot, mos më lerë pa kahve.

Bejtja e shkruar prej tij dikton fillimin e zhanrit të bejtexhinjve si dhe të parin shkrim të dialektit toskë brenda Shqipërisë.

Nga emri kuptohet se bëhet fjalë për një kompozitë, ku Muçi është hipokoristiku i emrit Mustafa, dhe zade dikton prejardhjen. Është e mundur që ky bir apo nip i Muços të jetë identifikuar kështu sepse paraardhësi i tij ishte i shquar në këtë lëmë. Për jetën e tij nuk dihet asgjë, ndërsa mendohet se ishte në moshë të vjetër kur e shkroi bejten e vet.

Poema është marrë nga një dorëshkrim i zbuluar në Korçë dhe i cili daton në vitin 1724/1725 Vargu i nëntë i poemës përmban datën 1137 H, në shqip dhe turqisht.

Sene bin yüz otuz yedi,
shkrova tarih për një çudi.

Në shqipen e sotme:
Viti një mijë e një qind e tridhjetë e shtatë,
shkruajta histori për një çudi.

Në këtë poemë 17 strofash, të shkruar me vargje tetërrokëshe me një rimë AAAB, autori vajton mos pasjen e kafesë për të prishur agjërimin në vaktin e mbrëmjes gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanit.

Poema është teksti më i vjetër shqip i shkruar me shkrimin arab që ka arritur të mbijetojë. Gjithashtu është dhe vargu më i vjetër i shkruar në dialektin toskë në Shqipëri. Studimi më i hershëm i poemës është bërë nga Osman Myderizi në vitin 1955, i publikuar në Buletinin e Shkencave Shoqërore me titullin "Letërsia Shqipe në Alfabetin Arab".

Referime

Tags:

BejteBejtexhinjtëElifbaGjuha osmaneGjuha shqipe

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TeknologjiaHans Kristian AndersenDhiaGurguricaSerbiaKarnavalet brazilianeBurimet natyroreÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriDritaPlani i biznesitKontinentetLuledielliGjethjaMbretëria e DardanisëIbrahim RugovaMatematikaMbrojtja e mjedisitAntibiotikuKlimaKinaZjarriLuleshtrydhjaParalelogramiKarboniGjallesat në zhdukjeBalenaVenaNdryshimet ndermjet qelizave bimore dhe shtazoreUjëvarat e MirushësGjeografia e EvropësDhimbja e kokësFestaEdi RamaKomunikimiEkuatoriDermatiti atopikBeteja e KosharesBimët me farëKanceri i gjiritDelfiniEnergjia e erësHistoria e arteveMejozaGreqia e lashtëEnergjiaArti i RilindjesDemencaLista e vendbanimeve ilireGjeometriaBasketbolliRita OraArtriti ReumatologjikPëremriPeshku i kuqLUPUSLista e festave në ShqipëriKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPeshkaqeniBeratiNdotja e ajritBujqësiaAnemiaMorfologjia (gjuhësi)Dita e TokësZambaku shqiptarTumori i truritShpallja e Pavarësisë së KosovësKatroriFotosintezaNgjyraRusiaProteinaEpitetiKaliLopaLepuriDetiDynym🡆 More