Manastiri I Graçanicës: Monument kulture në Kosovë

Manastiri i Graçanicës (serbisht: Манастир Грачаница Manastir Gračanica) është një monument i trashëgimisë kulturore në Graçanicë, Kosovë.

Manastiri i Graçanicës gjendet në bregun e majtë të lumit Graçanka, në jug të Prishtinës. Është ndërtuar nga mbreti serb Milutini në 1321.

Manastiri i Graçanicës
Manastiri I Graçanicës: Monument kulture në Kosovë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaGračanica, Kosovë
NdërtuarMesjetë
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar427/1947; LZVM
Nr. i referencës390

Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjërës Mari, e cila kishë ishte ndërtuar në themelet e një bazilike të hershme krishtere të shek. VI. Sipas konceptit të saj hapësinor i takon tipit të kishave me pesë kupola mbi bazë katrore me kryq të brendashkruar, karakteristike për arkitekturën bizantine. Në eksterier është arritur një marrëdhënie ideale në proporcionet dhe volumin e manastirit. Ngritja graduale e harqeve dhe kupolave duke shkuar kah pjesët e sipërme si dhe ndarja e fasadës ballore në tri pjesë përmes harqeve, i japin kishës një harmoni të jashtëzakonshme dhe vlerë të veçantë arkitekturore. Tamburi i kupolës kryesore është origjinal, mbi të takohen harqet, duke e theksuar kështu bazën katrore të kryqit të brendashkruar. Katër kupolat anësore ngrihen mbi tamburet mjaft të larta, të cilat e theksojnë vertikalen e ndërtesës, që nuk ishte karakteristikë tipike e asaj periudhe. Restaurimi më i madh në manastir është bërë kah fundi i shek. XVI, ku të gjitha hapjet në narteksin e jashtëm janë murosur dhe janë pikturuar afreske të reja. Manastiri pësoi dëme të mëdha gjatë fundit të shek. XVII, kurse pas Luftës së Dytë Botërore u rinovua nga murgeshat dhe që nga ajo kohë ka shërbyer si kuvend i tyre. Enterieri i manastirit është i pasur me afreske. Piktorët e famshëm nga Selaniku Mihajli dhe Evtihije i përfunduan afresket në kishën kryesore deri më 1321, prej të cilave Cikli i Festave të Mëdha, Mundimet dhe Mrekullitë e Krishtit janë më të njohurat. Përpos afreskeve të jashtëzakonshme të shek. XIV ekzonarteksi i manastirit përmban afreske shumë të çmuara post-bizantine të shek. XVI si dhe një thesar të ikonave të periudhave të mëvonshme prej të cilave më të rëndësishmet janë ikona e Jezu Krishtit dhe ajo e Virgjërës Mari. Manastiri i Graçanicës në vitin 2006 i është bashkangjitur Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESKOS nën emrin: Monumentet Mesjetare në Kosovë. Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 427/1947 .

Lidhje të jashtme

Manastiri I Graçanicës: Monument kulture në Kosovë  Commons: Manastiri i Graçanicës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Tags:

Gjuha serbeGraçanicëKosovëLumi i GraçanicësPrishtinëShtjefën MillutiniSërbia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ShkollaRomeo VeshajKonventa për të Drejtat e FëmijësKonferenca e Londrës (1912–1913)Ligjet e KepleritLëkuraDecimetriShenjat e qarkullimit rrugorLista e lumenjve në ShqipëriForca Ajrore ShqiptarePetro MarkoHumanizmiAli AhmetiSferaMarie CurieMetri katrorMusine KokalariLista e kafshëve të egraAleksandër KondoDeti AdriatikSaturniLekë DukagjiniRimaLuiz EjlliPubertetiKolesteroliMësonjëtorja e KorçësLista e viteveKarnavaletShëndeti publikFiset shqiptareRusiaJelekuPlanetiKuvendi i Maqedonisë së VeriutShtetet anëtare të Bashkimit EvropianAeroplaniAvni RustemiPërcaktoriSëmundjaDurrësiSistemi i qarkullimit të gjakutKrimet e regjimit komunist në ShqipëriShkupiTrupi i njeriutMëlçiaAbortiDiarrejaVullkaniZambaku shqiptarShqipëriaLista e bimëveLindja (biologji)Grupet e gjakutPiramida (gjeometri)Edith DurhamAriu polarHistoria e Jehudëve në ShqipëriSistemi i tretjesInfermieriaElbasaniMikroorganizmatKatroriShkollat e para shqipeEmra pellazgëTemperaturaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutTargat e automjeteve të KosovësFormat e pashtjelluara të foljesLibrazhdiLista e liqeneve në ShqipëriVallet shqiptarePerandoria OsmaneRuandaMorfinaHistoria e TiranësUrani (planet)Hormonet e gjëndrave mbiveshkore🡆 More