Llixha

Llixha/ilixha (banja ose spa) është një vend i pasur me burime të ujërave minerale (nganjëherë mund të jenë ujëra të detit) dhe të cilat përdoren për qëlime medicinale.

Llojet më të njohura janë, stacionet termale (qytezat termale), vend pushimet termale (duke përfshirë burimet termale (hot springs) dhe llixhat ditore. Vende të tilla zakonisht ofrojnë shërbime dhe trajtime të ndryshme shëndetësore, të cilat janë të njohura edhe si balnoterapia. Besimi në fuqitë kuruese të ujërave minerale shkon prapa gjer në kohët prehistorike. Praktikat e tilla kanë qenë të njohura në mbarë botën, por veçanërisht kanë qenë të përhapura në Evropë dhe Japoni. Në llojin e tretë të spave bëjnë pjesë llixhat ditore e që janë gjithashtu mjaft të njohura dhe që ofrojnë trajtime të ndryshme për kujdesin personal.

Llixha
Llixha qendrore në Varshets, Bullgari.

Origjina

Termi Spa rrjedh nga emri i qytetit Spa, Belgjikë, emri i të cilit është i njohur që nga koha romake, kur ky vend u quajt Aquae Spadanae, e që ndonjëherë gabimisht është lidhur me fjalën latine spargere e cila ka kuptimin shpërndajë, spërkasë ose lagem.

Që nga koha mesjetare, sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga mungesa e hekurit janë trajtuar duke konsumuar ujëra minerale të pasura me hekur (në vitin 1326, një mjeshtër i hekurit Collin le Loup deklaroi një shërim, me ujët e një burimi të quajtur Espa, e që në fakt është një fjalë valone për "burimin").

Spa zakonisht pretendon një kontekst reklamues, gjoja se fjala është për një akronim të frazave të ndryshme latine, të tilla si salus per aquam ose sanitas per aquam, që do të thotë "shëndeti përmes ujit" por që një shprehje e tillë është shumë e pazakontë sepse një term i tillë nuk duket të jetë përdorur fare para fillimit të shekullit XXI, përderisa nuk ka prova se kjo shkurtesë është përdorur së paku as gjatë shekullit XX; e gjithashtu nuk përputhet me emrin romak për vendin në fjalë.

Në periudhën romake këto vende u quajtën "terma" ndërsa në periudhën osmane u quajtën "illixha ose llixha". Emri illixha ose llixha rrjedh nga fjala turke Ilıca, (shih), që do të thotë "burime të ngrohta termike". (Ilıca është gjithashtu emri i një rrethi të Erzurumit, një qytet në juglindje të Turqisë. Ekzistojnë gjithashtu bashki me emrin Ilıca edhe në provincat vijuese të Turqisë: Samsun, Kahramanmaraş, Antalya, Malatya, Ordu, etj.) Tek ne ky emër ka mbetur nga periudha osmane.

Galeria

Shih edhe

Bibliografia

  • Nathaniel Altman, Healing springs: the ultimate guide to taking the waters : from hidden springs to the world's greatest spas. Inner Traditions / Bear & Company, 2000.  ISBN 0-89281-836-0
  • Dian Dincin Buchman, The complete book of water healing. 2nd ed., McGraw-Hill Professional, 2001.  ISBN 0-658-01378-5
  • Jane Crebbin-Bailey, John W. Harcup, John Harrington, The Spa Book: The Official Guide to Spa Therapy. Publisher: Cengage Learning EMEA, 2005.  ISBN 1-86152-917-1
  • Esti Dvorjetski, Leisure, pleasure, and healing: spa culture and medicine in ancient eastern Mediterranean., Brill, 2007 (illustrated).  ISBN 90-04-15681-X
  • Carola Koenig, Specialized Hydro-, Balneo-and Medicinal Bath Therapy. Publisher: iUniverse, 2005.  ISBN 0-595-36508-6
  • Anne Williams, Spa bodywork: a guide for massage therapists. Lippincott Williams & Wilkins, 2006.  ISBN 0-7817-5578-6
  • Richard Gassan, The Birth of American Tourism: New York, the Hudson Valley, and American Culture, 1790-1830. University of Massachusetts Press, 2008.  ISBN 1-55849-665-3
  • Thomas Chambers, Drinking the Waters: Creating an American Leisure Class at Nineteenth-Century Mineral Springs. Smithsonian Institution Press, 2002. (Out of print)
  • Charlene Boyer Lewis, Ladies and Gentlemen on Display: Planter Society at the Virginia Springs, 1790-1860. University of Virginia Press, 2001.  ISBN 0-8139-2079-5

Lidhje të jashtme

Një kategori në Wiki Commons përmban dokumente multimediale për Llixha.

Shënime

Tags:

Llixha OrigjinaLlixha GaleriaLlixha Shih edheLlixha BibliografiaLlixha Lidhje të jashtmeLlixha ShënimeLlixhaBalneotherapyBurimi termalMjekësiaStacioni termal

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Cikli menstrualTrekëndëshi i BermudësMetaforaHistoria e ÇamërisëHistoria e ShkodrësTartufi (komedi)GjarpriNamazi i JacisëMitologjia grekeShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraVallet shqiptareMesjetaAleksandri i MadhDaulljaKosovaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreHënaPasaporta e ShqipërisëHistoriografia e SkënderbeutBeratiHolokaustiIlirëtMamuthi leshatorSkizofreniaLegjendaBarokuTeuta e IlirisëSinjalet rrugore në ShqipëriGalileo GalileiSkënderbeuDita Botërore e MjedisitFëmijaUjiAlbin KurtiParahistoriaReaksioni kimikKloriMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutLidhëza bashkërenditëseRepublika Popullore e ShqipërisëHomonimetKiara TitoDua LipaEnergjia e brendshmeLea YpiAli Pashë TepelenaRrethi i TropojësSheshi i Skënderbeut (Shkup)VaginaVitamina B12PërcaktoriBimët me farëTërmetiSistemi nervorShkupiReal Madrid C.F.Sistemi i organeve të frymëmarrjesArkimediAeroplaniDynymSerbiaPetro MarkoUjëvarat e MirushësAhmet KrasniqiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriLiqeni i ShkodrësSulfuriJelekuGreta ThunbergSportiDiabetiProblemet mjedisore në ShqipëriUlqini28 Nëntori - Dita e FlamuritKostandin KristoforidhiShkretëtiraKonferenca e Londrës (1912–1913)Lasgush PoradeciPrizmi (gjeometri)🡆 More