Balnoterapia ose Balnologjia (Latin: balneum banja) është një lloj trajtimi që pretendon përfitime shëndetësore për disa sëmundje përmes larjes dhe përdorimit të banjave, një teknikë kjo e mjekësisë tradicionale.
Ndonëse konsiderohet se ka dallime nga hidroterapia, megjithatë ka edhe disa përkime në praktikë dhe në parimet themelore. Balnoterapia mund të përfshijë ujë të nxehtë ose të ftohtë, masazh me anë të lëvizjeve të ujit, relaksim, dhe/ose stimulim. Shumë ujëra termale në banja dhe ilixha janë të pasura në veçanti me minerale të tilla si silic, sulfur, selen, dhe radium.
"Balnoterapia" është një praktikë e zhytjes së subjektit në ujë mineral ose ujëra minerale të ngarkuara me baltë dhe si e tillë ajo është pjesë e mjekësisë tradicionale të shumë kulturave ndërsa origjinën e ka në burimet termale, burimet e ujit të ftohtë, ose burime të tjera të ujit të tilla si uji i Detit të Vdekur.
Përfitimet prej ujërave termike kanë qenë prej kohësh të njohura për njeriun dhe janë përdorur shumë nga romakët, grekët dhe egjiptianët. Hipokrati (460 p.e.s. - 375 p.e.s.) ishte i pari që theksoi efektet shëruese të ujit të detit dhe rajoneve detare të ishullit Kos, në Arkipelagun Dodekanesos në Detin Egje. Legjenda thotë se ai erdhi në këtë përfundim duke vëzhguar efektin e dobishëm të detit në duart e dëmtuara të peshkatarëve. Ai e hetoi se uji i detit zvogëlon rrezikun e infeksioneve dhe riprodhon qelizat duke inkurajuar shkëmbimin e mineraleve dhe toksinave midis gjakut dhe ujit. Sa e vlerësonin grekët e lashtë efektin e dobishëm të detit ka shkruar poeti grek Euripidi (480 p.e.s. - 460 p.e.s.);"Deti rivendos shëndetin e njeriut", kurse filozofi grek Platoni (428 p.e.s.- 437 p.e.s.) thoshte se deti i largon të gjitha sëmundjet e njeriut.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Balnoterapia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.