Llixhat E Elbasanit: Qendër hidrotermale në Tregan të Elbasanit

Llixhat e Elbasanit (të njohura edhe si Banjat e Elbasanit) ndodhen në Tregan pranë qytetit të Elbasanit.

Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit, ndërsa më vonë janë ndërtuar edhe hotele të tjera.

Llixhat E Elbasanit: Historiku, Karakteristikat, Sëmundjet
Llixhat e Elbasanit

Historiku

Llixhat E Elbasanit: Historiku, Karakteristikat, Sëmundjet 

Mosha e ujerave termale llogaritet ne rreth 5 shekuj, por vetem ne shekullin XIX mund te thuhet se shfrytezimi kurativ i zones nisi te hyje ne rrugen e shkences mjekesore.

Uji çudibërës i llixhave mori vëmendjen në fillim të shekullit të kaluar edhe të mbretit të atëhershëm të shqiptarëve, Ahmet Zogu. Ky i fundit kërkoi të sillej një specialist nga Çekosllovakia, vendi që njihej mjaft për shfrytëzimin e ujërave termale.

Mjeku i sjellë në Elbasan ka bërë një vlerësim mjaft dobiprurës për këto ujëra të përcaktuara si shëruese për një mori sëmundjesh. Në përfundim të studimit të ujit u renditën edhe sëmundjet, të cilat mund të kurohen nga uji i llixhave.

Dokumenti që qarkullon mes drejtuesve të hoteleve dhe të banjave termale në llixhë u jep atyre edhe prestigjin e gati 80 viteve më parë kur ky studim u realizua dhe i dha famë këtij uji.

Në dokumentin që është shumëfishuar dhe mbahet në çdo hotel, nëpërmjet dialektit gegërisht tregohen edhe me fjalë popullore disa sëmundje të cilat janë shqetësim edhe sot.

Në dokument shkruan: "Naltmadhenia e Tij, Mbreti Jone, Zogu i sikurse interesohet për marëvajtjen e Shqipnis, denjoi me u interesua për ujnat minerale, me famë shëruese, të Llixhës s'Elbasanit edhe urdhënoi Qeverin me sjellë në vend specialistin me famë Ing. Dr Benno Wintere, drejtorin e Banjës së Marienband-it të Çekosllovakisë.

Karakteristikat

Llixhat E Elbasanit: Historiku, Karakteristikat, Sëmundjet 

Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha. Brenda zonës turistike te saposhpallur perfshihen Qendra Balneare Hidrotermale, Parku llixha “Nosi”, burimet termale qe shkojne ne kater, Guri i Fatit, monumentet e Kultures si dhe qendra e Komunes Tregan, terrene sportive dhe qendra shëndetësore. E ndodhur vetem 10 kilometra ne juglindje te qytetit, siperfaqja gjelbëruese llogaritet ne 35 hektare ku lartesia mbi nivelin e detit nis nga 185 metra gjer ne 284 metra. Zona ne fjale ka nje qendrueshmeri sizmike, ku temperatura mesatare vjetore varion nga –2 ne 35 grade dhe sasia e rreshjeve llogaritet ne 1400 mm. Vec bukurive natyrore turistike, e tere zona perfshihet ne rreth 178850 hektare, me pyje ku rriten me se shumti dushk, frasher, shkoze, shqope murrizi dhe kryesisht pisha e kultivuar. Nder kafshet e egra mjafton te permenden lepuri i eger, dhelpra dhe kunadhja si dhe shpendet : mellenja, harabeli, pëllumbat e eger, qukapiku, kumria dhe thelleza. E shtrire ne nje zone te banuar, numri i te cileve nuk i kalon te 5 mije vetet dhe ku rriten e kultivohen te gjitha llojet e kulturave bujqesore, llixhat e Elbasanit ofrojne resurse natyrore dhe njerezore te admirueshme. Pavaresisht se se fundi eshte njohur e drejta e pronareve te ligjshem ne zone kurative, shteti gezon te drejten e pronesise ne me teper se 54 mijera metra katrore, ku shtrihet edhe qendra me e madhe shteterore kurative, e njohur hotel “Ylli”. Nje vendim i tille i marre nga KRT-ja e Qarkut permbush se pari vete deshiren e komunitetit te vogel, vlereson drejt bukurine natyrore te zones dhe vlerat kurative te ujerave termale, por me se shumti ndalon nje here e mire fluksin e madh te ndertimeve pa leje dhe shfrytezimin pa kriter te ujit te nxehte.

Sëmundjet

Skeda:Elbasan, depozite e baltes se stazhinuar.JPG
Balta

Mjeku nga Çekosllovakia si bani analizën e duhun, u këshillue edhe me mjekë e specialistë të kësaj degë, dhe u gjet se këto ujna janë nga ma të rrallat në botë për fuqinë shëruese të tyne, sikurse e tregon raporte që pason :

  1. Goutte (Sëmundje e gjymtyrve të duarve e të këmbëve).
  2. Congestion (Mbështjellje të gjakut në nji vend të trupit si në mëlçi të zezë).
  3. Calcusbiliaires (gurët në tëmthin e mëlçisë së zezë).
  4. Hemorroidet.
  5. Sëmundje të organeve të frymëmarrjes (nefezi).
  6. Reumatizëm i rëndë dhe i vjetër.
  7. Sëmundje të gjymtyrëve dhe deformime të tyre.
  8. Dhimbje nervash, në nji pjesë të trupit, kokës ose në të gjithë trupin.
  9. Reumatizëm sëmundje nervore.
  10. Të marrunit gjymtyrësh shkaktuar nga reumatizma e sëmundje të lidhjeve.
  11. Anemi (kur mjekimi me hekur nuk ka sjellë dobi mjafton të pijë ujë në llixha).

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Një kategori në Wiki Commons përmban dokumente multimediale për Llixhat e Elbasanit.

Shënime

Referime

41°02′17″N 20°04′15″E / 41.03806°N 20.07083°E / 41.03806; 20.07083

Tags:

Llixhat E Elbasanit HistorikuLlixhat E Elbasanit KarakteristikatLlixhat E Elbasanit SëmundjetLlixhat E Elbasanit Shih edheLlixhat E Elbasanit Lidhje të jashtmeLlixhat E Elbasanit ShënimeLlixhat E Elbasanit ReferimeLlixhat E ElbasanitElbasaniKomuna Tregan

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shenjat e Urdhërave të PreraFolkloriViti i RiMeningjitiRryma elektrikeEkzorcizmiPaneli diellorPHRënia e komunizmit në ShqipëriFeja në ShqipëriRebelimi i vitit 1997Mali i TomoritLushnjaPylliLidhëzaDreriNatyraQelizaOsmani IPolicia e KosovësEmpatiaArkimediProblem globalSateliti natyrorLista e aktorëve të teatrit shqiptarMercedes-BenzKometaVitamina DVetëtimaPikësimiIslamiShqipëria OsmaneFjodor DostojevskiShkencaPjetër BogdaniAlpet ShqiptareFiset shqiptarePirro i EpiritMatematikaDardanëtMetaletButrintiPyetja retorikeTepelenaHasan PrishtinaMenstruacionetShëndetiLui PastërMotori DiezelRobin HoodThomas EdisonFan NoliSistemi muskulorKanuni i Lekë DukagjinitGrupet e gjakutPlazma e gjakutEkosistemiPopullsia botëroreSistemi urinarGalileo GalileiErnest KoliqiAriuFC BarcelonaTrupat e Sistemit DiellorArmët e SkënderbeutShenjat e qarkullimit rrugorKorçaIbrahim KodraTeatri në ShqipëriVeshkaKara Mahmud pashë BushatiKërpudhatNumrat natyrorëTeleskopiGjendja agregateTrashëgimia kulturorePiramidat e Egjiptit🡆 More