Kristo Floqi

Kristo Floqi (Korçë, 24 tetor 1876 - Tiranë, 1951) qe avokat, gjykatës, nëpunës, ministër, botues dhe autor tragjedish e komedish.

Është autor i "Himn mi flamur" në kohën e Triumfit të Legalitetit, himn që me muzikë të Thoma Nasit u luajt kur më 1928 u shpall mbretëria dhe u quajt "marshi i Zogut".

Kristo Floqi
Kristo Floqi
Ministër i Arsimit
Në detyrë
15 nëntor, 1920 – 1 korrik, 1921
Paraprirë ngaSotir Peci
Pasuar ngaSotir Peci
Të dhëna vetjake
U lind më24 tetor, 1876
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më1951
NënshtetësiaShqiptar
Bashkëshortja/etUrani Poçi
FëmijëtTefta (v. 1911), Pirro (l. 1911), Drita (v. 1919)
PunësimiAvokat, gjyqtar, botues, politikan.

Jeta

Kristo Floqi lindi në Korçë, i biri i Vasil Risto Tomços dhe Ngjelkës së Spiro Mitkos. Të martuar më 1869, patën 4 djem dhe një vajzë: Dhimitrin, Kriston, Nikollaqin, Thanasin dhe Katerinën. Mbetën gjallë vetëm Kristo me Thanasin. Të dy studiuan për drejtësi.

Mësimet e para Kristo Floqi i mori në shkollën qytetëse në Korçë, ndërsa studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi, ku familja e tij qe shpërngulur. Diplomoi për drejtësi në Athinë, po aty nisi të ushtrojë profesionin e avokatit më 1899. Pasi nxuri turqishte me Hafiz Ali Korçën, më 1902 dha në "Mehtemi - Hukuk" provimin për të ushtruar avokatinë edhe në Perandorinë Osmane. Më 1904 martohet me Urani Poçin.

Më pas shkon në Korçë, ku hap zyrë avokature, punoi gjatë viteve 1902-1908 avokat në vendlindje, Manastir dhe anëtar i gjyqit të shkallës së parë në Dibër.

Më 1908 drejton gazetën "Dielli" në Shtetet e Bashkuara. Më 24 dhjetor 1911 drejton mbledhjen për krijimin Komisionit për Bashkimin e organizatave shqiptare në SH.B.A. Më 28 prill 1912 themelues dhe anëtar i komisionit qendror të Federatës Vatra, të cilën e drejtoi më 1913-1915. Merr pjesë më 1913 në Kongresin e Triestes, si i dërguar së bashku me Faik Konicën.

Më 6 qershor 1913 emërohet në krye të gjykatës civile e penale, madje merr pjesë në gjyqin e Beqir Grebenesë. Më 1914 u emërua kryesekretar i ministrisë së Drejtësisë. Në maj të 1919 drejtonte botimin e të përkohshmes "Agimi", organ degës letrare i shoqërisë "Vllaznia".

Më 1921 u emërua ministër Arsimi në qeverinë e Iljaz bej Vrionit. Më 1921 qe anëtar i "Bashkimit të Shenjtë" dhe në legjislaturën 1921-1923 u zgjodh deputet i prefekturës së Dibrës, u zëvendësua më 1922. Më 8 janar, 1922 ai hapi një zyrë avokatore në Rrugën e Dibrës.

Në vitet 1925-1926 botoi gazetën "Indipendenca Shqiptare", kur edhe u rizgjodh si deputet i prefekturës së Korçës gjer më 1928. Më 1932 përkujdeset për varrosjen e kunatës së tij, Marigo Posios. Më 1929 - 1944 me ndonjë ndërprerje qe anëtar i Këshillit të Shtetit, ndërsa më 1940 zëvendësisht kryetar i tij dhe drejtor i zyrës ligjore të institucionit.

Ndërroi jetë më 1951.


Veprimtaria letrare

  • 1912 Fe e Kombësi, dramë.
  • Pirro i Neoptolemit, dramë.
  • Karl Topia, dramë.
  • Skënderbeu n’Itali, dramë.
  • Qypërllinjtë, dramë.
  • Vëllëzëri dhe Interes, vepër e cila shërbeu si bazë për krijimin e filmit dramatik ''Zotëri Dollari'' më 1997, me regji të Veton Osmanit.

Veprimtaria studimore

  • E drejta themelore
  • Elementë të Ekonomisë politike
  • Një predikim mbi patriotizmë dhe nacionalizmë
  • Kosovë-Serbi e Vjetër-Studim etnografik, ku ai kundërshton mr fakte se Kosova nuk është Serbi e Vjetër.

Referimet

Tags:

Kristo Floqi JetaKristo Floqi Veprimtaria letrareKristo Floqi Veprimtaria studimoreKristo Floqi ReferimetKristo Floqi1876195124 tetorKorçaThoma NasiTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AkiliMaqedonia e VeriutDuhaniZorra e trashëTenisiZbulimi i zjarritÇifteliaSistemi diellorQarqet e ShqipërisëZejtaria në KosovëPerandoria OsmaneDecimetriShqiptarëtDon Kishoti i MançësIbrahim KodraTelefoniPylliPulsi i zemrësTermocentraliLista e festave në KosovëTemperaturaInteligjenca artificialeHistoria e libritTingulliSkizofreniaAriuLibriShëndeti publikFjalë të urtaRacizmiRomeo dhe ZhuljetaHidrokarburetTeknologjiaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëMercedes-BenzArti i RilindjesLuledielliHormonetBalenaRepublika Popullore e ShqipërisëPeshkuShiu acidikMiguel de CervantesGjitariMarrëdhënia seksualeBifurkacioni i lumit të NerodimësBashkimi SovjetikKallëzuesiNatyraNdotja akustikeLista e aktorëve të teatrit shqiptarGalileo GalileiFiset ilireVallet shqiptareTë drejtat e fëmijëveDetiOrkestra simfonikeSistemi i qarkullimit të gjakutLegjendaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutMustafa Qemal AtaturkuShfletuesi i internetitDaulljaEkonomia e ShqipërisëYlli detarDeti AdriatikDibraShëndetiSinuzitiCikli i UjitKubi (gjeometri)AnemiaKalaja e PrizrenitRrezet ultravjollcëOrkideaKultura🡆 More