Beqir Grebene

Beqir Fiqri i njohur si Beqir agë Grebeneja (Grebené, 1882 - Sarikamish, 21 dhjetor 1914) ka qenë ushtarak shqiptar i Perandorisë Osmane.

Beqir Grebene
Beqir Fiqri

Biografia

U lind në fshatin Çurhli të kazasë së Grebenesë, në një familje shqiptare, burimet e tjera e shfaqin prejardhjen e tij si shqiptaro-turke apo muslimane greqishtfolëse.

Beqiri ndoqi të mesmen ushtarake në Manastir dhe më pas Akademinë Ushtarake Harbiye në Stamboll, ku u diplomua më 1903. U dërgua të shërbente në Jemen, prej ku u kthye pas tre vjetëve. Më 1907 u caktua në krye të një batalioni në vendlindje ku veproi kundër çetave, në dhjetor të po atij viti iu bashkua Komitetit "Bashkim e përparim".

Më 1908, pak pasi ishte transferuar në Allasonja, mori vesh se Ahmet Njazi bej Resnja kishte dezertuar dhe nisur Revolucionin Xhonturk, Grebeneja ndoqi shembullin e tij dhe shkoi në vendlindje, ku pas një fjalimi arriti të mblidhte për pak kohë një çetë të madhe të cilën e armatosi nga depot ushtarake të vendit.

Lufta Ballkanike

Gjatë luftës, i ati, e ëma, xhaxhai dhe dy motrat ia vranë grekët. Grebeneja ishte i mendimit se turqit duhet të luftonin së bashku me shqiptarët kundër grekërve. Komandonte detashmentin e Grebenesë në korpusin që luftoi në mbrojtjen e Janinës, me njësitin e tij u përball me grekët në veri të liqenit të Janinës, në betejën e Dristnikut. Mbrojti gjithashtu vendlindjen e tij nga sulmet greke. Në 10 Nëntor 1912, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke, Konstandini nxorri dekret që jepte 10.000 Dhrahmi për kapjen ose vrasjen e Grebenesë.

Tërheqja e korpusit të shtatë osman e detyroi Beqirin të bënte për gjashtë muaj të tjerë luftë kaçake kundër grekërve. Gjatë kësaj kohe, me veprimtarinë e tij mbuloi një territor 100 km të gjatë nga Janina në Kozhani dhe mbante të angazhuar 10-15 batalione dhe trupa të parregullta greke. Në zonën mes Leskovikut dhe Konicës, trupat e tij i dërrmuan trupat greke. Për shërbimet e tij, u gradua jyzbash/kapiten, u mbiquajt "Kahremani i Grebenesë" (Heroi i Grebenesë) dhe bashkëluftëtarëve të tij Sulltan Mehmeti V u dha titullin vatansever (atdhedashësit).

Pas luftës, Grebeneja shërbeu në Stamboll duke ruajtur pallatet qeveritare dhe më pas u nis për në Shqipëri.

Plani për aleancën osmano-bullgaro-shqiptare

Qeveria xhonturke në fuqi caktoi Grebenenë që të krijonte një lëvizje për kthimin e Shqipërisë nën syzerenitetin osman duke synuar kompensimin e humbjes së territoreve perandorake gjatë luftës dhe fuqizimin e saj në Ballkan sërish. Pakënaqësia e zgjedhjes së monarkut për Shqipërinë e dha këtë mundësi. Autoritetet osmane e nisën Grebenenë, asokohe me gradën binbash/kolonel, nga Stambolli në Sofie për në Shkodër i shoqëruar nga Zija bej Gjakova dhe Zenel bej Peja, nëntorin e 1913 me 5,000 napolona ar që të fitonte përkrahës, biseda diplomatike dhe komunikim telegrafik me Stambollin. Grebeneja ia doli të bindte parinë e Shkodrës që të përkrahnin Ahmed Izet Pashën që të vinte si mbret i Shqipërisë, por sipas kujtimeve të Sejfi Vllamasit kjo nuk qëndron. Më pas udhëtoi në Durrës ku u takua me Esad pashë Toptanin, prej ku i nisi një letër Stambollit që t'i nisnin trupa dhe armatime.

Si emisar i Izet Pashës, kontaktoi Ismail Qemalin, që kishte shpallur pavarësinë shqiptare nëntorin e 1912 gjatë Luftës Ballkanike. I parashtroi planin për rikthimin osman në një veprim ushtarak të trupave osmane, shqiptare e bullgare kundër Serbisë dhe Greqisë. Shpërblimi tokësor për shtetin shqiptar do të ishin viset e Kosovës dhe Çamërisë që Konferenca e Londrës ua kishte dhënë Serbisë dhe Greqisë. Qemali iu zotua Grebenesë për besnikëri ndaj Izet Pashës dhe garantimin e futjes së trupave dhe armatimit osman në viset shqiptare për një luftë guerrile ndaj serbëve e grekërve. Pas këtyre negociatave, Grebeneja kontaktoi Stambollin dhe i kërkoi 200-300 kuti me armatime me plumba, katër mitraloza dhe katër topa që t'i dërgoheshin në Vlorë. Janarin e 1914 mbi 200 ushtarakë osmanë veshur shqiptarisht zbarkuan nga anija Maran në skelën e Vlorës që të shtienin në dorë qytetin gjatë natës dhe të shpallnin Izet Pashën mbretin e Shqipërisë.

Serbët i ranë në erë komplotit dhe konsulli serb në Vlorë, Gavrilović, ia raportoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. KNK-ja autorizoi oficerët hollandezë, si trupë neutrale e caktuar nga Fuqitë e Mëdha, që të shpallnin gjendjen e emergjencës dhe të ndalnin Grebenenë. Gjatë kontrollit në portin e Vlorës, u zbuluan 11 oficerë dhe 200 trupa osmane. Edhe 20 të tjerë u arrestuan, së bashku me Grebenenë dhe Çerçiz Topullin. Gjatë gjyqit, doli në pah komploti dhe gjykata ushtarake e KNK-së me në krye gjeneralin De Veer e dënoi me vdekje, më pas u fal me burgim të përjetshëm, ndërsa Ismail Qemali dha dorëheqjen. Pas përpjekjeve të autoriteteve osmane, Grebeneja më 18 gusht 1914 u lirua.

Më pas u transferua në frontin e Kaukazit, ku luftoi dhe vdiq në betejën e Sarikamishit gjatë Luftës së Parë Botërore. U varros me nderime ushtarake në Erzurum, në lindje të Turqisë. Pas la dy djem, Qemalin dhe Muzafer Grevena.

Vepra

Shkroi librin Grebene ve Garp Ordusunda Kuvve-i Seyyare (Grevenaja dhe Forcat Mobilizuese në Ushtrinë Perëndimore). Në vitin 2008, libri i tij u ribotua përsëri dhe në prill të 2014, në Aiani të Kozanit në një Konferencë Shkencore u mbajt edhe një kumtesë për figurën e Beqir Grebenesë.

Referime

Tags:

Beqir Grebene BiografiaBeqir Grebene VepraBeqir Grebene ReferimeBeqir GrebeneGrebenejaPerandoria Osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LiqeniRomeo dhe ZhuljetaKalatë e ShqipërisëDeduksioniPartia e Punës e ShqipërisëNapoleon BonapartiPneumoniaLedion LiçoBajram CurriMbeturinatGrupet e gjakutRiciklimiNdre MjedaMejozaShiu acidikLegjendaKopshti Botanik i TiranësRënia e komunizmit në ShqipëriLaguna e KaravastasëUjiNumrat e telefonit në KosovëIzraeliDritaGravitetiHistoria e DurrësitEnzimatNezim FrakullaVenusiDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutSamir ManeEnët e gjakutFloraLista e aktorëve të teatrit shqiptarArmët e SkënderbeutValët elektromagnetikeVaginaDinozauriFluturaLidhëzat në gjuhën shqipePjetër BudiViolina24 PrillKlima e ShqipërisëLufta e KosovësKatroriHidrocentraletLuiz EjlliNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenPesë Shtyllat e IslamitEfekti serrëHIV/AIDSAdolf HitleriFusha magnetike e TokësGjyste VulajBurreliKësulëkuqjaBimët me farëKarboniNelson MandelaSëmundja e ParkinsonitÇifteliaAleksandër Stavre DrenovaDurrësiKulla EiffelTiroidetTundraVeshkaVetëtimaLista e liqeneve në KosovëLetërsia romantike shqiptareSistemi i organeve të frymëmarrjesMetaforaGjethjaKalaja e ElbasanitShtatë mrekullitë e botësNexhmije PagarushaVeshiHamleti🡆 More