Thoma Nasi: Muzikant amerikan

Thoma Nasi ose Nashi, Nassi, Nasji (Dardhë, 2 mars 1892 - Boston, 21 dhjetor 1964) qe dirigjent, kompozitor dhe veprimtar i mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Jeta

Lindi në Dardhë të Korçës dhe si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, kur ishte 6 vjeç Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen më 1914. Në fillim nisi punë pranë një ndërmarrjeje letre në shtetin e Maine-it.

Në moshën 26 vjeçare kreu konservatorin e New England-it në Boston për kompozim dhe drejtues orkestre dhe punoi si flautist jo definitiv me orkestrën simfonike të Bostonit.

Në vitet 1915-1916 themeloi dy formacione orkestrale me shqiptarë të Amerikës, mandolinatën “Dodona” dhe bandën kombëtare të shoqërisë “Vatra”. Në krye të kësaj të fundit, më 1920, ai erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në luftën e Vlorës, prej nga lindi dhe kënga shumë e njohur “Vlora, Vlora (këngë)”, me vargje të Ali Asllanit.

Vitet 1920-1925 i kaloi në Korçë, duke ia kushtuar të gjitha energjitë aktivitetit muzikor. Aty kompozoi disa këngë lirike dhe disa pjesë të vogla për flaut/violinë e piano, si: “Fyelli i bariut”, “Bilbili”, “E qarë”, “Katër valle” etj. Më 1925 iu ngarkua nga Zogu organizimi i jetës muzikore dhe sistemimi i edukimit muzikor në vend.

Thoma Nasi u largua nga Shqipëria më 1926 dhe u vendos sërish në ShBA, ku vazhdoi të punonte si dirigjent i orkestrave frymore të kishave ortodokse shqiptare në Massachusets.

Burime

Tags:

189219642 Mars21 DhjetorBostonDardhë (Korçë)Shtetet e Bashkuara të Amerikës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MigjeniSportiRevolucioni francezNikolin XhojaMesjetaMagneziumiPubertetiPesë Shtyllat e IslamitBashkimi SovjetikHarry PotterSamir ManeBirraLezhaStresi (këngëtar)RilindjaMeleqët në IslamStresiVendkalimet kufitare të ShqipërisëTom DoshiMehmet FatihuViktor GjikaHistoriaGjirokastraVeshiMjedisi natyrorEkonomiaEvropaKomuna e GjilanitAleksandër GjokaGjakuLufta e vitit 2001 në MaqedoniPanelet dielloreKanuni i Lekë DukagjinitSeksi analAndon Zako ÇajupiInflacioniMbreti Zogu IPashk GjoniIbrahim RugovaKalaja e KrujësDuhaniGjergj FishtaOksigjeniSudaniNë çdo stinëRomantizmi në kulturën europianeGjarpriKanuniLista e sureve në KuranNespullëQelizaGjuha shqipePandeli MajkoEnver HoxhaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianEmrat e bukur të AllahutBimëtMultiple sklerozaSildenafilNjohja ndërkombëtare e KosovësTeknologjiaSistemi nervorPrincipata e ArbëritKalaja e ShkodrësAK-47Problemet mjedisore në ShqipëriLeonardo da VinçiMercedes-BenzLidhëzat në gjuhën shqipeLigjiKaratiAeroplaniDibraNdrek LucaKallëzuesiKodeinaVagina🡆 More