Kristian Jurgensen Tomsen (29 dhjetor 1788 – 21 Maj 1865) ishte një antikuarist danez që zhvillojë metodat dhe teknikat e hershme të arkeologjisë.
Kristian Jurgensen Tomsen | |
---|---|
U lind në | Kopenhagel, Danimark | 29 dhjetor 1788
Vdiq | 21 Maj 1865 Kopenhagen, Danimark | (76 vjeç )
Kombësia | Danez |
Njohur për | Krijuesi i Sistemit të tre periudhave |
Karriera shkencore | |
Fushat | Arkeologji Drejtues muzeu |
Në 1816 ai u emërua si kreu i koleksionit të "antikuareve" që më vonë u kthye në Muzeun Kombëtar të Danimarkës në Kopenhagen. Ndërsa po merrej me organizimin dhe klasifikimin e ekspozitës së antikuareve, ai vendosi që t'i paraqiste ato në mënyrë kronologjike sipas sistemit të tre-periudhave. Ky klasifikim ishte propuzuar edhe më parë nga studiues të tjerë, ku evolimi i prehistorisë ishte bazuar në klasifikimin e veglave, në periudhën e veglave prej guri, në periudhën e veglave të bëra prej bronzi dhe hekuri, por këto propozime ishin quajtur si sistemet evolucioni të cilat nuk lejonin datimin e artefakteve. Tomsen e përmirësojë sitemin e tre-periudhave si një sistem kronologjik, duke ekzaminuar cilat artefakte ngjanin me artefaktet e tjera në gjetjet që kishte. Në këtë mënyrë, ai ishte i pari që krijojë prova bazë për ndarjen e prehistorisë në periudha diskrete. Kjo arritje bëri që ai të cilësohej si autori i sistemit të tre-periudhave të prehistorisë Europiane.
Tomsen gjithashtu shkroi një nga traktatet e para sistematike të Periudhës së migrimit. Studimet i artifakteve nga Tomseni sëbashku me muzeun e Kopenhagëlit u bazuan në ndryshimet stilistike, dekorimimet dhe konteksti; ai e njihte rëndësinë e ekzaminimit e objekteve "të të njëtit tip", gjë e cila i lejoi atij të përcaktonte lidhejt ndërmjet objekteve të njëta që i përkisnin periudhave të ndryshme (gur - bronz - hekuri). Rezultatet e punës së tij u publikuan në Ledetraad til Nordisk Oldkyndighed (Udhëzuesi për Antikitetin Skandinav) në 1836. Ndërsa një përkthim në anglisht u botua në 1848.
Kristian Jurgensen Tomsen lindi në Kopenhagël në 1788, në një familje tregtare të pasur. Kur ishte i ri, ai shkoi në Paris dhe pasi u kthye në Danimarkë, nisi të merrej me mbledhjen e monedhave. Kjo veprimtari mund të ketë qenë indikatori që e bëri të zhvillojë vetëdijen e tij për ndryshimet stilistike që ndodhin me kalimin e kohës.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kristian Jurgensen Tomsen, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.