Pogromi I Nëntorit 1938

Nata e Kristaltë (në gjermanisht Kristallnacht), është një ngjarje e ndodhur natën e 9 nëntorit 1938 në Gjermani dhe Austri, kur nazistët dhe grupe përkrahëse të Partisë Naziste ndërmorrën përndjekje të dhunshme ndaj tregëtarëve dhe qytetarëve hebrenj në disa qytete, duke shkatërruar mbi 200 sinagoga dhe 7,500 biznese hebraike brenda natës.

Pogromi I Nëntorit 1938
Pamje nga mëngjesi i 10 nëntorit

Nata quhet e Kristaltë, ose ndryshe Nata e Xhamave të Thyer, pikërisht prej xhamave të thyer që mbushën rrugët e qyteteve gjermane. Kjo datë shënon dhe fillimin e dhunës të organizuar e shtetërore ndaj popullit hebre, në historinë e Holokaustit.

Numri i njerëzve të vdekur mbeti i paqartë, ndërsa regjimi nazist foli për 91 hebrenj të vdekur, ndërsa historianët thonë se më shumë se 1 300 persona humbën jetën si rezultat i masakrës.

Ministri i propagandës naziste, Joseph Goebbels e quajti atë një “valë spontane të zemërimit publik”, ku pas saj fshiheshin paraushtarakët nazistë SA dhe SS.

Pogromi I Nëntorit 1938
Pamje nga Sinagoga e Ahenit, e djegur gjatë Natës së Kristaltë

Rreth 30,000 hebrenj u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda një nate.

Historiku

Shpeshherë, Nata e Kristaltë quhet ndryshe si paradhoma e Shoah (Holokaustit).

Si pretekst për Natën e Kristaltë shërbeu vrasja një diplomati gjerman në Paris, nga një hebre i ri polak, pjesë e një familjeje, së cilës i ishte mohuar shtetësia gjermane dhe ishte përjashtuar si nga Gjermania, ku banonte, ashtu edhe nga Polonia. Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombëtar. Dyqanet e hebrenjve, filluan të mbuloheshin me grafite e mbishkrime antisemite.

Ministri nazist i Propagandes Goebbels, shfrytëzoi situatën duke u lënë dorë të lirë Skuadrave të Sulmit. Regjimi do ta justifikonte më vonë këtë masakër, duke e paraqitur si shpërthim të zemërimit popullor.

Shih edhe

Holokausti

Holokausti në Shqipëri

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Teorema e PitagorësNamazi i IqindisëGegërishtjaBeratiKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeLista e festave në KosovëMali i ZiGreqia e lashtëEkuadoriBletaIzraeliShkencaForcat e Armatosura të ShqipërisëLista e bimëvePetro MarkoYlberiSëmundja infektiveBosnja dhe HercegovinaKomunizmiSistemi i organeve të frymëmarrjesTom SojerPulsi i zemrësViti i RiGjallesat në zhdukjePopullsia botëroreKolesteroliStimulim me dorëPukaKaratiEkologjiaMozaiku i TiranësTestosteroniShenjat e qarkullimit rrugorMatilda MakoçiAlbert AjnshtajniSëmundja e AlzheimeritKubi (gjeometri)MutacioniPozita gjeografike e ShqipërisëLuaniPeshkopiaInfeksioni seksualisht i transmetueshëmInteligjenca artificialeKrujaFaqja kryesoreTurkmenistaniFotosintezaKortizoliThomas EdisonJulian DedaKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeFusha magnetikeUrani (planet)EmriHepatiti BUNESCOLuigj GurakuqiIliadaForcaLista e lumenjve në ShqipëriRrethiKlima e ShqipërisëAdoleshencaDiabetiGjarpriVasfije KrasniqiKarakteristikat e zeritVaso pashë ShkodraniGjenerali i ushtrisë së vdekurJuventus F.C.Muzeu Historik KombëtarFruthiAhmet KrasniqiPresidenti i ShqipërisëPërcjellësit elektrikSkënderbeuLegjendaLista e elementeve kimikë🡆 More