Kongresi Botëror I Romëve: Takime ndërkombëtare për diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me romët

Kongresi Botëror i Romëve është një seri forumesh për diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me romët në mbarë botën.

Deri më 2020, janë mbajtur dhjetë Kongrese Botërore të Romëve. Ndër synimet kryesore të këtyre kongreseve kanë qenë standardizimi i gjuhës rome, përmirësimi i të drejtave civile dhe arsimimi, ruajtja e kulturës rome, dëmshpërblimet nga Lufta e Dytë Botërore dhe njohja ndërkombëtare e romëve si pakicë kombëtare me origjinë indiane.

Kongresi Botëror I Romëve: Kongresi i Parë Botëror i Romëve, Kongresi i Dytë Botëror i Romëve, Kongresi i Tretë Botëror i Romëve
Flamuri i popullit rom

Kongresi i Parë Botëror i Romëve

Kongresi i parë Botëror i Romëve u organizua në vitin 1971 në Orpington afër Londrës, Angli, Mbretëria e Bashkuar, i financuar pjesërisht nga Këshilli Botëror i Kishave dhe Qeveria e Indisë. Në të morën pjesë 23 përfaqësues nga nëntë vende (Çekosllovakia, Finlanda, Norvegjia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Spanja dhe Jugosllavia) dhe vëzhgues nga Belgjika, Kanadaja, India dhe Shtetet e Bashkuara. U krijuan pesë nën-komisione për të shqyrtuar çështjet sociale, arsimin, krimet e luftës, gjuhën dhe kulturën. Në kongres, flamuri jeshil dhe blu nga konferenca e vitit 1933 e Shoqatës së Përgjithshme të Ciganëve të Rumanisë, i zbukuruar me çakrën e kuqe, gjashtëmbëdhjetë fole, u riafirmua si emblema kombëtare e popullit rom dhe kënga "Gelem, Gelem" u miratua si himni i romëve. Përdorimi i fjalës "rom" (në vend të varianteve të "ciganit") u pranua gjithashtu nga shumica e të pranishmëve; si rezultat, Komiteti Ndërkombëtar i Ciganëve (i themeluar në 1965) u riemërua Komiteto Lumniako Romano (Komiteti Ndërkombëtar i Romëve).

Kongresi i Dytë Botëror i Romëve

Kongresi i dytë në prill 1978 u mbajt në GjenevëZvicrës dhe morën pjesë 120 delegatë nga 26 shtete. Të pranishmit ndihmuan në transformimin e Komitetit Ndërkombëtar të Romëve në Unionin Ndërkombëtar të Romëve.

Kongresi i Tretë Botëror i Romëve

Kongresi i tretë u mbajt në Göttingen, Gjermani Perëndimore në maj 1981, me 600 delegatë dhe vëzhgues nga 28 shtete të ndryshme. Të pranishmit mbështetën thirrjen që romët të njihen si pakicë kombëtare me origjinë indiane. Porajmos ishte një temë kryesore e diskutimit.

Kongresi i Katërt Botëror i Romëve

Në vitin 1990, Kongresi i katërt u mbajt në Serock, Poloni me 250 delegatë të pranishëm. Temat e diskutimit përfshinin dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore, arsimin, kulturën, marrëdhëniet me publikun, gjuhën dhe një enciklopedi në gjuhën rome. Dita Ndërkombëtare e Romëve u shpall zyrtarisht 8 prilli, për nder të mbledhjes së parë të Kongresit Botëror Rom në 1971.

Kongresi i Pestë Botëror i Romëve

Kongresi i pestë botëror i romëve u mbajt në Pragë, Republika Çeke në korrik 2000. Emil Šçuka u zgjodh president i Unionit Ndërkombëtar të Romëve. Kongresi nxori Deklaratën zyrtare të kombit joterritorial rom.

Kongresi i Gjashtë Botëror i Romëve

Kongresi i gjashtë u mbajt në Lanciano të Italisë më 8 dhe 9 tetor 2004, me pjesëmarrjen e mbi 200 delegatëve nga 39 shtete të botës. Delegatët zgjodhën një president të ri për Unionin Ndërkombëtar të Romëve (Stanisław Stankiewicz i Polonisë) dhe një president të ri të Parlamentit Botëror të IRU (Dragan Jevremovic i Austrisë). Një komitet i ri u krijua për të shqyrtuar çështjet rreth grave, familjeve dhe fëmijëve.

Kongresi i Shtatë Botëror i Romëve

Kongresi i shtatë u mbajt në Zagreb, Kroaci në tetor 2008. Pothuajse 300 delegatë nga 28 shtete të ndryshme morën pjesë në takimin, i cili publikoi Planin e Veprimit për Ndërtimin e Kombit Rom, një dokument që përshkruante planet për zhvillimin e nacionalizmit dhe përfaqësimit të romëve. Esma Redžepova performoi himnin e romëve.

Kongresi i Tetë Botëror i Romëve

Kongresi i tetë u mbajt në Sibiu, Rumani në prill 2013. Në takim morën pjesë rreth 250 delegatë nga 34 shtete të ndryshme.

Kongresi i Nëntë Botëror i Romëve

Kongresi i nëntë u mbajt në Riga, Letoni në gusht 2015, Rreth 250 delegatë nga 25 shtete ishin të pranishëm. Në mënyrë të jashtëzakonshme, 21 shtete nga 25 të pranishëm formuan një Federatë për të trajtuar çështjet që mundojnë popullin rom.

Referime

Tags:

Kongresi Botëror I Romëve Kongresi i Parë Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve Kongresi i Dytë Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve Kongresi i Tretë Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve Kongresi i Katërt Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve Kongresi i Pestë Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve Kongresi i Gjashtë Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve Kongresi i Shtatë Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve Kongresi i Tetë Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve Kongresi i Nëntë Botëror i RomëveKongresi Botëror I Romëve ReferimeKongresi Botëror I RomëveGjuha romeLufta e Dytë BotërorePakica kombëtareRomët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TekstiliSistemi i tretjesFormimi i yjeveHistoria e arteveBifurkacioni i lumit të NerodimësQelizat e gjakutPlaku dhe detiNumëroriShkodraShkollaFloraLemzaDemografia e Maqedonisë së VeriutEritrocitiTruriVeshjet popullore shqiptareLëvizja Nacional-ÇlirimtareShqiptarëtDrogaZhurmat në veshKubi (gjeometri)FestaMuhamet KyçykuFieriZiadin SelaHistoria e Durrësit28 Nëntori - Dita e FlamuritHarry PotterEnergjiaKosovaShtetet anëtare të Bashkimit EvropianLojërat Olimpike VerorePresidenti i Maqedonisë së VeriutAthinaFilozofiaNatyraPashallëku i JaninësPirro i EpiritEkologjiaKara Mahmud pashë BushatiRusiaDemokraciaGjakuDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutRrethiDhiaPneumoniaBurimet natyroreArbëreshët në ItaliKontinentetRrezet ultravjollcëNumrat dhjetorMetaletRrotullimi i TokësBullizmiArtizanati ShqiptarPozita gjeografike e ShqipërisëUshtria Çlirimtare e KosovësElektromagnetiFliaFjaliaBetametazoniAziaPeshku i kuqVitaminaArsimi në ShqipëriStampaDiskriminimiGjenerali i ushtrisë së vdekurYlliVojo KushiKundrinoriKlimaSistemi riprodhues femërorLeje DrejtimiMaria AntonetaShtjefën Gjeçovi🡆 More