Kofi Atta Annan i lindur në Ganë në vitin 1938 është një diplomat ganez që ka qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (shkurtesa : OKB(shqip) dhe UN(anglisht)) që nga dhjetori 1996.
Mandati iu përtëri në vitin 2002, që do të thotë se ai ishte sekretar gjeneral i OKB-se deri në dhjetor 2006. Në vitin 2001 Kofi Annan mori çmimin Nobel për paqe.
Annan ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. Ai e ka quajtur të paligjshëm pushtimin e Irakut.
Gjatë mandatit të dytë, Annan është akuzuar për korrupsion, pasi u bë e ditur se djali i tij Kojo Annan kishte pranuar të holla nga një kompani zvicerane, në lidhje me ndarjen e kontratave në programin për Irakun "Naftë për ushqim" (Oil for Food).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kofi Annan, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.