Jul Nenshati aktor shqiptar.
Jul Nenshati ka lindur në 16 shtator të vitit 1961 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor në Teatrin “Migjeni” të qyteti të Shkodrës. Roli i tij i parë në kinematografi do të jetë ai i Canit në filmin “Fundi i një gjakmarrje” në vitin 1983. Kryesisht interpreton role të dyta. Interpretimi i tij në një rol kryesor do të jetë në filmat “Kur ndahesh nga shokët” në vititn 1986 ku interpreton rolin e Namikut dhe filmin “Arjana” në vitin 1989 ku interpreton rolin e Fatmirit. Më tej do të interpretojë edhe në filma të tjerë. Mund të përmendim këtu rolin e Nikut në filmin “Bregu i ashpër” në vitin 1988, një rol episodik në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989, rolin e të Fejuarit të Erës në filmin televiziv “Unë e dua Erën” në vitin 1990.
Kinematografi
1990 - Unë e dua Erën (Film TV).......I fejuari i Erës
1989 - Arjana.........................Fatmiri
1989 - Balada e Kurbinit
1986 - Kur ndahesh nga shokët.........Namiku
1988 - Bregu i ashpër.................Niku
1985 - Dasma e shtyrë.................Deda
1983 - Fundi i një gjakmarrje.........Cani
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Jul Nenshati, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.