Erion Veliaj: Politikan shqiptar

Erion Veliaj (lindi më 17 dhjetor 1979, Tiranë), është një politikan shqiptar dhe kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj
Erion Veliaj: Jeta personale, Debati publik rreth artikullit në Huffington Post, Debati publik rreth martesës
Kryetari i 42-të i Tiranës
Titullar
Në detyrë
21 korrik 2015
Paraprirë ngaLulzim Basha
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale
Në detyrë
15 shtator 2013 – 30 prill 2015
Paraprirë ngaSpiro Ksera
Pasuar ngaBlendi Klosi
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më17 dhjetor 1979
Tiranë, Shqipëri
Partia politikeG99 (2008–2010)
party Socialiste (2010–present)
VendbanimiTirana
ShkollimiGrand Valley State University, Universiteti i Suseksit
NënshkrimiErion Veliaj: Jeta personale, Debati publik rreth artikullit në Huffington Post, Debati publik rreth martesës

Jeta personale

Veliaj është nga një familje myslimane e cila së pari la Islamin dhe më vonë u bë ateist. Duke u lidhur me misionarët nga Shtetet e Bashkuara, Erion Veliaj u kthye në Evangjelikalizëm. Organizata e tij MJAFT! tregoi në faqet e saj karikaturat e diskutueshme të profetit Muhamed.

Në vitin 2011, Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.

Veliaj flet gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh gjuhën gjermane dhe atë frënge.

Erion Veliaj: Jeta personale, Debati publik rreth artikullit në Huffington Post, Debati publik rreth martesës 
Erion Veliaj në Wiki Weekend Tirana 2015

Debati publik rreth artikullit në Huffington Post

Në artikullin e botuar në gazetën e majtë amerikane Huffington Post më 26 qershor 2007 Erion veliaj shkruante:

      Në kohën kur popullariteti i Presidentit amerikan është në pikën më të ulët në SHBA dhe kur vizitat e tij përballen me protesta, fshatarët tanë shumica myslimanë, zbritën në rrugë me flamuj amerikanë, dhe u rreshtuan për ta mbushur atë me lëvdata.
          Huffington Post, 26 qershor 2007.

Ky karakterizim i shqiptarëve ngjalli reagime të shumta në mediat shqiptare, veçanërisht në rrjetet sociale ku me tone të ashpra kritikohej paraqitja e shqiptarëve si fshatarë myslimanë duke e quajtur ate një fyerje, dhe kritikohej gjithashtu qendrimi kritik i Veliajt ndaj pritjes qe i bënë shqiptarët Presidentit amerikan George W. Bush.

Debati publik rreth martesës

Shpenzimet e martesës së Veliajt me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014, sipas hetimeve të mediave të ndryshme, janë deklaruar dhe faturuar si një aktivitet kulturor me shpenzime shtetërore/publike, çka sipas ligjit përbën abuzim me pushtetin.

Më 17 shtator Genc Pollo në funksionin e kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jep një deklaratë për mediat ku zbulon një letër kërcënuese të Erion Veliaj drejtuar TV Agon, i cili ka kryer edhe hetime mbi paratë publike të përdorura për dasmën private të Ministrit Erion Veliaj.

Në datën 16 shtator 2014, Veliaj deklaron që shpenzimet e dasmës i kanë paguar prindërit e tij.

Gjuha seksiste

Kryetari Veliaj gjatë një takimi të zhvilluar me disa protestues të “Unazës së Re”, foli në lidhje me plagosjen e efektives 24-vjeçare, Ina Nuka gjatë protestës përpara parlamentit ku u gjymtua në njërën dorë. Gjuha e përdorur nga kryetari Veliaj përmbante nota seksiste dhe misogjiniste. Ai u shpreh:

      Po pse mo nuk është gjynah ajo vajza pa gishta? Se të gjitha burra jemi këtu, i shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një gocë pa gishta?! I kemi shkatëruarr jetën dhe dashtë zoti daltë me sukses, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj për gjendjen e Ina Nukës.
          MAPO, 28 nëntor 2018.

Përgënjeshtrimi i çmimit të OKB

Gjatë pjesëmarrjes në konferencën e OKB-së “Bridge for Cities 4.0” të mbajtur në Vienë në shtator 2019, kryebashkiaku Veliaj shpërndau lajmin në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale se Tirana është vlerësuar nga ky institucion si një nga 10 qytetet që kanë patur performancën më të mirë financiare.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vienë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare"- është shprehur kryetari Veliaj në postimin e tij.

Lajmi i dhënies së këtij çmimi është verifikuar nga portali Faktoje.al, të cilët nxorrën në pah se asnjë çmim nuk iu dorëzua kryebashkiakut të Tiranës gjatë konferencës.

Shiko dhe

Lidhje të jashtme

Referime dhe shënime

Tags:

Erion Veliaj Jeta personaleErion Veliaj Debati publik rreth artikullit në Huffington PostErion Veliaj Debati publik rreth martesësErion Veliaj Gjuha seksisteErion Veliaj Përgënjeshtrimi i çmimit të OKBErion Veliaj Shiko dheErion Veliaj Lidhje të jashtmeErion Veliaj Referime dhe shënimeErion Veliaj17 dhjetor1979Bashkia Tiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi i qarkullimit të gjakutBazatVjosaKryefjalaPlakatGëzim KameGjeniTemperaturaBletaKurban BajramiPerandoria RomakeEmigrimiZeusiDisleksiaAdelina MamaqiNaum VeqilharxhiShqipëria gjatë Luftës së Parë BotërorePoeziaKarizmaDita e TokësLënda djegëse fosileSëmundja e LeukemisëHistoria e BallkanitLojërat OlimpikeRënia e komunizmit në ShqipëriIsa BoletiniLista e ishujve në ShqipëriNënrajoni VerilindorRomaKroaciaKalendari katoliko-romak i shenjtorëveCristiano RonaldoTrashëgimia kulturoreMitologjiaLuigj GurakuqiDashuriaBombardimi i Jugosllavisë nga NATOTestosteroniKushtetutaTuberkuloziReaksioni kimikAngliaLuiza XhuvaniDialektet e gjuhës shqipeKubi (gjeometri)Aleksandër Stavre DrenovaHënaTeuta e IlirisëTeksti1948Pallati i ëndrraveRimaRombiPejgamberët në IslamBullizmiLigji i ruajtjes së energjisëTeatriKisha katolikeMbiemriJometaliInfeksioni seksualisht i transmetueshëmLiqeniRomantizmi në kulturën europianeFamilja26 MarsBiologjiaShpella e piratëve (roman)Vilajeti i KosovësParalelogramiMolekulaVullkaniKontaminimi i tokësKundrinoriQelizaMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikShBAShqipëria në vitet 1912-1939Qeverisja vendore dhe qendrore🡆 More