Alfabeti Fonetik Ndërkombëtar

Alfabeti Fonetik Ndërkombëtar (shk.: IPA / shk.

sq: AFI / AFN) është një alfabet fonetik, një marrëveshje ndëkombëtare për mbledhjen e shenjave fonetike. Me ndihmën e tij mund të përshkruhen saktë tingujt e të gjitha gjuhëve njerëzore. Parimi mbi të cilin mbështetet IPA është paraqitja me një simbol të veçantë e një foneme ose varianti fonematik. Pra, çdo tingull njerëzor paraqitet me një simbol të veçantë grafik.

IPA-Tabel (anglisht)
IPA-Tabel (anglisht)

Tabela e shenjave të IPA përdor pjesërisht shkronja të modifikuara dhe të plotësuara të alfabetit latin dhe alfabetit grek. Këto shkronja speciale janë marrë te Unicode në zonën U+0250 deri U+02AF.

IPA nuk duhet ngatërruar me Shoqatën Ndërkombëtare Fonetike, IPA, e cila e ka krijuar IPA-n.

Gjuha Shqipe

Alfabeti i shqipes së sotme, me simbolet e tij fonetike, është i bazuar në alfabetin latin. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është fonetik, d.m.th. në përgjithësi një shkronje i korrespondon një fonemë, ose më thjesht, fjalët lexohen ashtu siç shkruhen. Alfabeti i gjuhës shqipe është shumë afër IPA (AFN). Bëjnë përjashtim dyshkronjëshat, për të cilat IPA përdor shenja të veçanta. Me të hyrë një fjalë e huaj në shqipe, fonemat e huaja i përshtaten sistemit fonetik të shqipes.

Transkriptimi fonetik i alfabetitgjuhës shqipe me anë të Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar

Shkr. i M. A B C Ç D DH E Ë F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Y Z ZH
Shkr. i V. a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh
AFI/AFN a b ʦ ʧ d ð ɛ ə f ɡ ɟ h i j k l ɫ m n ɲ ɔ p c ɾ r s ʃ t θ u v ʣ ʤ y z ʒ

Burimi i të dhënave

Shiko edhe

Tags:

AlfabetiAlfabeti fonetikFonetikaGjuha shqipeLista e shkurtesave

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e vendeve sipas sipërfaqesParisiVeshiMeningjitiA.C. MilanLulëkuqet mbi mureNdërtimi i brendshëm i TokësTeknologjiaDita e ÇlirimitHonore de BalzakDon Kishoti i MançësKundrinori-kryefjala-kallëzuesiArti në ShqipëriPeshkaqeniSeksi analBalenaTaulantëtPukaLufta e Dytë BotëroreLënda djegëse fosileFiset shqiptareGjeografia e ShqipërisëZgjoi /Hive (film)Naim FrashëriTuberkuloziMbrojtja e mjedisitEnergjia dielloreInflacioniLista e kafshëve të egraForca Ajrore ShqiptareMuzika shqiptareShtjefën GjeçoviKuvendi i ShqipërisëKoloseumiSpondiliartrozaHënaInsulinaAcidet dhe BazatKanadajaLeku shqiptarVitaminaLista e sureve në KuranTargat e automjeteve të KosovësHIV/AIDSAlgjebraPikësimiPsoriazaLigjet e NjutonitSistemi i organeve të frymëmarrjesBimët me farëTiroidetTelefoni celularPrishtinaPerandoria RomakeKalaja e KrujësSëmundja infektiveBunkerët në ShqipëriJohann Sebastian BachEpoka para gjyqitStreptokoketMarrëdhënia seksualePersonat me aftesi te kufizuaraTelefoniCuca e maleve (Dramë)Baleti në ShqipëriPesë Shtyllat e IslamitXhubletaNjohja ndërkombëtare e KosovësPranveraËLëvizjaTurqiaErnest KoliqiShkencaDerivatiRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëRrotullimi i TokësPlisi (lashtësi)🡆 More