Hugo Campagnaro: Futbollist argjentinas

Hugo Armando Campagnaro (Spanjisht; lindur më 27 qershor 1980) është një futbollist argjentinas i cili luan me skuadrën italiane Inter në Serie A dhe me kombëtaren argjentinase si qëndër mbrojtës.

Internazionale Milano">Inter në Serie A dhe me kombëtaren argjentinase si qëndër mbrojtës. Ai njihet me pseudonimin El Toro.

Hugo Campagnaro
Hugo Campagnaro: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat
Campganaro në aksion me Napolin në vitin 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotëHugo Armando Campagnaro
Datëlindja (1980-06-27) 27 qershor 1980 (43 vjeç)
VendlindjaCórdoba, Argjentinë
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri14
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2002Deportivo Morón103(6)
2002–2007Piacenza127(10)
2007–2009Sampdoria38(1)
2009–2013Napoli118(4)
2013–Internazionale29(0)
Karriera ndërkombëtare
2012–Argjentina17(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 tetor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 tetor 2014

Një lojtar i rregullt i Argjentinën që nga viti 2012, ai ka luajtur me shumë se 15 ndeshje për vendin e tij, dhe e ka përfaqsuar atë dy vite më vonë në Kupën e Botës 2014.

Karriera me klube

Hugo Campagnaro: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat 
Hugo Campagnaro në debutimin e tij me Argjentinën.

Ai filloi karrierën e tij te Club Deportivo Morón, duke luajtur në divizionin e dytë dhe të tretë argjentinas. Në vitin 2002, duke mos arritur të luajë dot në nivelin më të lartë të futbollit argjentinas, ai u ble nga Piacenza, që në atë kohë luante në Serie A.

Në verën e vitit 2007, ai u ble nga Sampdoria në përgatitjet e tyre për 2007 UEFA Intertoto Cup. Vlera e tij në atë kohë ishte 1.55 milion .

Napoli

Më 9 korrik 2009, ai u ble nga Napoli për 7 milion , si pjesë e lëvizjes në formë bashkpronësie të Daniele Mannini te Sampdoria për 3.5 milion €.

Campagnaro bëri debutimin e tij me Napolin më 23 gusht 2009 në javën e parë të 2009–10 Serie A kundër Palermos, duke luajtur në të gjithë ndeshjen me Napolin që humbi me rezultatin 2–1 jashtë fushe. Më vonë, në mars 2010, ai shënoi golin e parë me Napolin pas një assisti të Ezequiel Lavezzit në barazimin 1–1 kundër MilanitSan Siro. Ai e përfundoi sezonin e tij të parë me Napolin duke luajtur 30 ndeshje në të gjitha kompedicionet, 28 prej tyre në Serie A, me Napolin që e përfundoi ligën në vendin e gjashtë duke u kualifikuar për në raundin play-off të Ligës së Europës.

Në sezonin 2010–11, ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, duke ndihmuar skuadrën që ta përfundonte ligën në vendin e tretë duke u kualifikuar direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Ai luajti 39 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Ai bëri debutimin e tij europian me Napolin në ndeshjen e kthimit të raundit play-off të Ligës së Europës kundër skuadrës suedeze Elfsborg, duke luajtur 17 minutat e fundit në fitoren 2–0 në Borås Arena.

Në sezonin 2011–12, Campagnaro fitoi trofeun e parë me Napolin, Coppa Italia, ku ai luajti 90 minuta në suksesin 2–0 të Napolit kundër kampionëve të Serie A, JuventusStadio Olimpico. Më 14 shtator 2011, për herë të parë në karrierën e tij, ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër anglezëve të Manchester City, duke luajtur 90 minuta në barazimin 1–1 në Etihad Stadium. Napoli e përfundoi Grupin A në vendin e dytë me 11 pikë, vetëm dy më pak se gjermanët e Bayern Munich. Në ndeshjen e parë të raundit të 16 kundër anglezëve të Çelsit (e cila më vonë do të fitonte turnamentin), Campagnaro luajti 90 minuta me Napolin që mori një fitore historike 3–1 në Stadio San Paolo. Napoli humbi ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge me rezultatin 4–1 pas kohës shtesë, duke u eleminuar përfundimisht nga turnamenti.

Në sezonin e tij të fundit me klubin, Campagnaro luajti në të gjithë ndeshjen e 2012 Supercoppa Italiana, ku Napoli humbi me rezultatin 4–2 pas kohës shtesë kundër Juventusit në Beijing National Stadium.

Në ligë, ai luajti 28 ndeshje, duke shënuar vetëm një herë në barazimin 1–1 kundër Lazios më 9 shkurt 2013. Më 1 korrik 2013, pasi kontrata e tij skadoi, ai u largua nga klubi.

Internazionale

Hugo Campagnaro: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat 
Campagnaro në aksion për Interin kundër Dnipro Dnipropetrovsk.

Më 6 korrik 2013, Campagnaro u transferua te Interi në një marrëveshje dy vjeçare. Ai bëri debutimin e tij me Interin në raundin e tretë të kupës, ku Inter mposhti me rezultatin 4–0 Cittadellan për të kaluar raundin. Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti si mbrojtës sëbashku me Juan Jesus dhe Andrea Ranocchian për 65 minuta. Ai debutoi në Serie A më 25 gusht në javën e parë të sezonit 2013–14 kundër Genoës, ku Inter fitoi me rezultatin 2–0 në San Siro. Ai e mbylli sezonin e parë me Zikaltrit duke luajtur 23 ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Për sezonin 2014–15, shumë zëra qarkullonin për një largim të mundshëm të Campagnaros nga Interi, por nuk lojtari refuzoi dhe nuk u largua nga klubi. Ai bëri debutimin e tij europian në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Europës kundër ukrainasve të Dnipro Dnipropetrovsk, ku Inter fitoi me rezultatin 1–0 jashtë fushe.

Karriera ndërkombëtare

Ai bëri debutimin e tij me Argjentinën më 29 shkurt 2012 në fitoren 3–1 kundër Zvicrës.

Në qershor 2014, Campagnaro ishte në listën e lojtarëve që do të luanin në Kupën e Botës 2014. Ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës në fitoren e Argjentinës 2–1 kundër debutuesve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Estádio do Maracanã, duke luajtur pjesën e parë përpara se të zëvëndësohej nga Fernando Gago në fillim të pjesës së dytë. Pas kësaj, ai nuk luajti asnjë ndeshje deri në fund të turnamentit me Argjentinën e cila e përfundoi si finaliste duke e humbur atë kundër Gjermanisë 1–0 pas kohës shtesë në Estádio do Maracanã.

Statistikat

Klubet

Burimi:

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Deportivo Morón 1998–99 2 0 2 0
1999–00 28 0 28 0
2000–01 31 1 31 1
2001–02 42 5 42 5
Total 103 6 0 0 0 0 0 0 103 6
Piacenza 2002–03 12 2 4 0 16 2
2003–04 22 2 1 0 23 2
2004–05 34 3 3 1 37 4
2005–06 31 2 3 0 34 2
2006–07 31 2 3 0 34 2
Total 127 10 11 1 138 11
Sampdoria 2007–08 22 0 3 0 6 1 31 1
2008–09 16 1 3 0 4 0 23 1
Total 38 1 6 0 10 1 54 2
Napoli 2009–10 28 1 2 0 30 1
2010–11 31 0 1 0 7 0 39 0
2011–12 31 2 4 0 8 0 43 2
2012–13 28 1 1 0 1 0 1 0 31 1
Total 118 4 8 0 16 0 1 0 143 4
Inter 2013–14 15 0 2 0 17 0
Total 15 0 2 0 0 0 0 0 17 0
Karriera në total 401 21 27 1 26 1 1 0 455 23

Kombëtarja

Burimi:

Kombëtarja argjentinase
Viti Ndeshje Gola
2012 7 0
2013 6 0
2014 4 0
Gjithsej 17 0

Jeta personale

Më 9 qershor 2011, Campagnaro u përfshi në një aksident serioz automobilistik në provincën e Córdobës, Argjentinë, që shkaktoi një pasagjer të vdekur dhe dy njerëz të tjerë në makina të tjera u përfshinë në aksident.

Trofe

Klubet

    Sampdoria
    Napoli

Kombëtarja

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Hugo Campagnaro Karriera me klubeHugo Campagnaro Karriera ndërkombëtareHugo Campagnaro StatistikatHugo Campagnaro Jeta personaleHugo Campagnaro TrofeHugo Campagnaro ReferimeHugo Campagnaro Lidhje të jashtmeHugo Campagnaro198027 qershorF.C. Internazionale MilanoGjuha spanjolleKombëtarja argjentinase e futbollitMbrojtësi (futboll)Serie A

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Viktor HygoHomeriArmët e SkënderbeutArbëria në MesjetëPerimetSistemi i organeve të frymëmarrjesDasma shqiptareLumi i DrinitElbasaniShpella e GadimësHistoria e arteveDitar (Anne Frank)Namazi i AkshamitMbretëria e IlirisëHarta e BotësElektromagnetiDisleksiaNdotjaLemzaPrincipata e ArbëritEklipsi i HënësAli Baba dhe Dyzet HajdutëtEnergjia kinetikeMasturbimi?PneumoniaZvicraLui PastërBesimet folklorike shqiptareAntibiotikuKryeministri i Maqedonisë së VeriutRobin HoodMbretëria e DardanisëVeshjet popullore shqiptareLëkuraZgjebjaAlfabeti shqipKlimaMigrenaRomaTrekëndëshi i BermudësHolandaKryqëzatatTeoria e evolucionitUshtria Çlirimtare e KosovësThethiKalatë e ShqipërisëArti i RilindjesAlbert AjnshtajniEnergjiaDuhaniVitamina DCristiano RonaldoAstrofizikaDita e TokësNumrat e telefonit në KosovëTigriAfrikaRënia e komunizmit në ShqipëriMacjaLista e gjeografive të shteteveHormonetBetametazoniZambakuBulimiaKlitoriLista e shkrimtarëve shqiptarëPuna (fizikë)Edi RamaDelfiniKarnavalet brazilianeBallkani PerëndimorMarin BarletiLindja (biologji)ShahuKubi (gjeometri)Leje Drejtimi🡆 More