Dr.
Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006 në orën 11:38 në rezidencën e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Presidenti për disa muaj vuante nga kanceri në mushkëri.
Më 23 janar 2006 funerali me trupin e Presidentit Rugova u vendos në hollin e Kuvendit të Kosovës. Aty qytetarët kishin mundësinë t'i bëjnë homazhe Presidentit dhe t'i bëjnë nderimin e fundit për 3 ditë me radhë.
Varrimi i Presidentit u bë të enjten më 26 janar 2006.
Kishte shumë delegacione zyrtare nga e tërë bota, miq të Kosovës. Ceremonia mortore u zhvillua në sallën 1 tetori në Prishtinë. Pastaj arkivoli u bart nga TMK tek varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania ku Ibrahim Rugovës i'u bënë nderimet e fundit dhe aty gjeti vendin e përjetëshëm.
E tërë ceremonia u bë me rite kombëtare.
Në varrim kanë marrë pjesë qindra mijëra qytetarë (rreth 700 000), ndërsa gjatë tri ditëve të homazheve përkundër temperaturave të ulëta (-15 C), radha e qyetarëve ka qenë shumë e gjatë.
Në ceremoninë e varrimit të Presidentit kanë marrë pjesë shumë delegacione botërore:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Funerali i Ibrahim Rugovës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.