Islami është feja e dytë më e madhe në Evropë pas Krishterimit.
Megjithëse pjesa më e madhe e komuniteteve myslimane në Evropë u krijuan kohët e fundit, ekzistojnë shoqëri myslimane shekullore në Ballkan (Shqiperi dhe Bosnje).
Nga gjithësej 60 milionë banorë të Britanisë së Madhe, janë 1,6 milionë myslimanë. Zonat me përqëndrimin më të madh janë Bradford, Oldham, Burnley, Birmingham, dhe sidomos kryeqyteti Londra. Bashkë me një numër të madh të huajsh të tjerë jo-myslimanë, këto zona paraqesin qendra sociale shumë problematike. Ndër të tjerë, edhe atentatorët e 7 korrikut 2005 në Londër, ishin të gjithë nga Bradford-i dhe shtetas britanikë.
Klima në shoqërinë britanike ka ndryshuar shumë. Autoritetet zyrtare në Britaninë e Madhe praktikojnë shumë tolerancë për çështjet në lidhje me lirinë e shprehjes së mendimit, megjithatë timbri është ashpërsuar, psh. në rastin kur qeveria kërkon zyrtarisht nga universitetet që „të vrojtojnë me kujdes“ studentët myslimanë.
Disa xhami janë prej kohësh pika takimi dhe shkëmbimi për islamistët me pikëpamje të njëjta. Kështu psh. sugjeron imami Omar Bakri nga Londra, kreu i sektit radikal Al Muhajiroum, vazhdimisht xhihad-in, si formën e vetme të konfrontimit me shoqëritë jo-myslimane. Për një kohë të gjatë kishte mundësi edhe sheiku Abu Hamza al-Masri, i cili predikonte në xhaminë e Nord-Finsbury-Park, t'u jepte instruksione për misionin e tyre disa personave të demaskuar më vonë si terroristë dhe kuadro të Al-Kaida-s, përpara se të arrestohej si pasojë e presionit nga ana Shteteve të Bashkuara. Sipas një artikulli në shtypin britanik në gusht 2007, janë rreth 20 përqind e myslimanëve në Britaninë e Madhe simpatizantë të islamistëve militantë (thotë Haras Rafik, një këshilltar i ish-kryeministrit britanik Gordon Brown), dhe madje deri në 9 përqind të atentatorëve vetëvrasës (kamikaze). Nga një kuotë prej 1,6 milionë myslimanësh, janë këta jo më pakë se 144.000 persona që përkrahin terrorizmin.
Prej para pak kohësh, janë përforcuar zërat që flasin për „Eurabinë“ ose „Londonistanin“ duke e përshkruar Londrën jo vetëm si kryeqytet kulturor evropian por edhe mysliman. Një pikësynim me rëndësi për ndjekësit e rinj (të përshtatur nga ana e jashtme ndaj vendit të tyre britanik) të kësaj teologjie, është vetëdija për të luftuar për një sistem revolucionar i cili, sipas tyre, do t'i sjellë më në fund gjithë botës drejtësinë islame.
Në Francë jetojnë afërsisht gjashtë milion myslimanë, me prejardhje krysisht nga Afrika e veriut. Shumica dërrmuese është paqësore dhe hedh poshtë idetë radikalo-islamiste. Shërbimi francez i mbrojtjes së kushtetutës mendon se në zonat e banauara të përqënduara urbane, si psh. në periferi të Parisit janë duke përparuar myslimanët radikalë. Veçanërisht rrezikohen „të rinj që kanë humbur ekuilibrin“, të cilët mund të radikalizohen lehtë nga elementët ekstremistë.
Nga fundi i vitit 2005 fitoi një farë eksploziviteti debati mbi fondamentalizmin islamik si pasojë e trazirave në Francë. Në të u përzie edhe problemi i i trajtimit të pabarabartë i francezëve me ngjyrë, shumë prej tyre jo gjithmonë me prejardhje myslimane.
Në Gjermani jetojnë, sipas një statistike të vitit 2007, rreth 3,5 milionë myslimanë. Sipas Shërbimit Federal për Mbrojtjen Kushtetutore, rreth një përqind e tyre janë anëtarë organizatash islamiste ose islamo-politike me pikëpamje radikale. Nga kjo del se janë rreth 32.100 persona që në vitin 2005 kanë qenë anëtarë të grupimeve islamiste. Nga këta janë 27.200 me origjinë turke dhe 3.350 arabe. Gjermania konsiderohet sidomos si zonë e qetë për terroristë të mundshëm islamistë. Disa politikanë kërkojnë një ndërhyrje më me forcë të shtetit kundra shkelësve islamistë të ligjit. Mbledhja e provave ndaj qëllimeve konkrete si edhe peshimi ndërmjet lirisë së mendimit dhe rrezikimit të shoqërisë, del shpesh si i vështirë. Në shumë raste shkelësit islamistë të ligjit janë në fakt me prejardhje jo-gjermane, por që zotërojnë veç shtetësinë gjermane.
Gazeta gjermane Die Welt ka shkruar në vitin 2008, duke iu referuar të dhënave të një analize të ndërmarrë në dhjetor 2007 nga unversiteti i Hamburgut, por që veç sipas saj, duhen „trajtuar me kujdes“: sipas kësaj analize, „14 përqind e popullsisë myslimane hedh poshtë demokracinë në Gjermani duke preferuar ligjin e sharias islame. Ky grup e sheh si legjitim edhe përdorimin e dhunës për motive politiko-fetare. Tek të rinjtë myslimanë arrin kjo vlerë në 29,2 përqind, tek studentët (duke përfshirë këtu edhe paragjykimet antisemite ose antikristiane) në 16,4 përqind.“
Në Zvicër jetojnë rreth 310.000 myslimanë, kryesisht sunnitë. (4,26 %), 40.000 prej tyre janë shtetas zvicerianë. 10 deri 15 përqind prej tyre praktikojnë fenë. Numri i islamistëve militantë në Zvicër vlerësohet nga ekspertët në rreth 3000.
Një prej islamistëve më të njohur në Zvicër ka qenë konvertiti (ndërruesi i fesë) Ahmed Huber.
Në qershor 2007 u dënua nga gjykata federale ish-marokania, shtetasja belge dhe islamistja Malika El Aroud, që është edhe e veja e Dahmane Abd el-Sattar-it, e vrasësit të Ahmad Shah Massoud-it, dhe e bashkëshortit të saj të dytë, Moez Garsallaoui, në lidhje me propagandë terroriste në internet. Kjo faqe interneti përhapte informacione mbi ndërtimin e bombave dhe video ekzekutimesh.
Italia dhe Vatikani janë sipas shërbimeve sekrete, prej kohësh në shënjestër të terroristëve islamistë. Në Itali jetojnë e pakëta 800.000 myslimanë (shumica shqiptarë). Sipas mendimit të gazetarit italian me origjinë nga Libia Fahrid Adli, frekuentojnë rreth pesë përqind e tyre rregullisht xhamitë; vetëm një pjesë e vogël e këtij grupi është i gatshëm për dhunë me motive fetare.
Ish-ministri i brendshëm Enzo Bianco ka njoftuar nga fillimi i i vitit 2004, se që në vitet 1997, 2000 dhe 2001 janë zbuluar grupe myslimanësh të cilat kanë patur lidhje me terroristët islamistë. Që prej atentateve të Madridit në mars 2004 dhe vrasjes së dy italianëve të marrë peng në shtator 2004 në Irak, ndjehet një rritje e mosbesimit të popullsisë ndaj pakicës myslimane. Përballë këtij zhvillimi, presidenti i republikës Carlo Azeglio Ciampi ka shprehur shqetësimin mbi klimën antiislamike në Itali. Ministri i brendshëm Giuseppe Pisanu ka bërë thirrje për dialog me myslimanët.
Nga rreth tre milion të huaj në Spanjë, janë gati 15 përqind marokanë, 5 përqind të tjerë janë me origjinë nga Algjeria, Tunizia dhe vende të tjera myslimane të Maghreb-it. Pas atentateve të 11 marsit 2004 pati një sërë arrestimesh, ku u asgjesua një grup i dyshuar për terrorizëm, i cili synonte të kryente një atentat kundra gjykatësit Baltasar Garzón. Nga fundi i 2004-ës u njoftua se ndodhen në burg më tepër se 100 islamistë radikalë me dyshim për terrorizëm.
Analizat e ndryshme kanë nxjerrë në pah se islamistët me prirje për dhunë i rekrutojnë ndjekësit e tyre në radhët e kriminelëve të vegjël bashkëbesimtarë. Drejtori i Europolit Mariano Simancas ka kritikuar gjendjen në burgjet e mbingarkuara duke i cilësuar ato si „terren i përshtatshëm për ekstremizmin“. Në burgjet e Spanjës ndodhen rreth 6000 Afrikanoveriorë, kryesisht nga Maroku dhe Algjeria.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Feja islame në Evropë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.