Fakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës

Fakulteti i Filologjisë është njëri ndër fakultetet e Universitetit të Prishtinës i cili ndodhet në Prishtinë, Kosovë.

Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Filologjisë
Fakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës
Ndërtesa e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë
LlojiPublik
Themelimi1960 (pjesë e Fakultetit Filozofik)
1989 (si fakultet më vete)
DekaniDr. Lindita Sejdiu-Rugova
Stafi akademik
60 (2018)
Studentë3,379 (2018)
Location,
42°39′22″N 21°09′40″E / 42.656168°N 21.161025°E / 42.656168; 21.161025
AffiliationsUniversiteti i Prishtinës
Faqja zyrtareFaqja zyrtare

Historiku

Fakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës 

Katedrat e para të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës janë themeluar në vitin akademik 1960/61. Atëherë degët e Fakultetit të sotëm u hapën dhe vepronin në kuadër të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Së pari është hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, Katedra e Gjuhës Serbokroate dhe e Letërsisë Jugosllave. Pastaj, në vitin akademik 1961/62 janë hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Ruse, kurse disa vjet më vonë janë hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge, e pas saj Katedra e Orientalistikës. Në fund të viteve të 80-ta është hapur Dega e Turkologjisë, kurse më 1992/93, në shtëpi private, është hapur Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane. Në vitin 1976, me Statutin e Fakultetit, katedrat u quajtën degë.

Prej vitit 1974, studimet albanologjike janë zhvilluar në dy degë: Gjuhë dhe Letërsi shqipe si dhe Letërsi dhe Gjuhë shqipe dhe në vitin 2001, ato u profilizuan në degët: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe. Në vitin 1989 Fakulteti i Filologjisë ndahet nga Fakulteti Filozofik. Prej vitit 1994 quhet Fakulteti i Filologjisë. Pas luftës janë hapur edhe dy degë të tjera: ajo e Letërsisë së përgjithshme dhe krahasimtare (2001/2002) dhe dega e Gazetarisë (2005/2006).

Në vitin akademik 2006/2007, ky fakultet ka pasur 1675 studentë të rregullt dhe 314 me korrespondencë, 65 profesorë, 18 bashkëpunëtorë dhe 61 bashkëpunëtorë të jashtëm, kurse deri atëherë qenë diplomuar 2936 studentë.

Departamentet

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës është i ndarë në këto departamente:

Nivelet e ofruara

  • Gjuhë shqipe: Bachelor, Master, Doktoratë
  • Letërsi shqipe: Bachelor, Master, Doktoratë
  • Gjuhë dhe Letërsi angleze: Bachelor, Master
  • Gjuhë dhe Letërsi gjermane: Bachelor, Master
  • Gjuhë dhe Letërsi frënge: Bachelor, Master
  • Gjuhë dhe Letërsi turke: Bachelor, Master
  • Gazetari: Bachelor, Master
  • Orientalistikë: Bachelor, Master
  • Ballkanistikë: Bachelor

Dekanët

Dekan/e Periudha kohore
Shefqet Pllana 1989-1992
Zejnullah Rrahmani 1993-1996
Vesel Nuhiu 1997-2000
Enver Mehmeti 2000-2004
Nuhi Rexhepi 2004-2007
Sedat Kuçi
Lindita Sejdiu-Rugova

Ngjarje

Në kuadër të Fakultetit, në vitin akademik 1974/75 është themeluar Seminari i Kulturës Shqiptare, i cili më 1978/79 mori emrin Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ky Seminar ka punuar rregullisht deri më 1990, përveç në vitin 1981, kur nuk u lejua për shkak të keqësimit të gjendjes politike në Kosovë dhe në vitin 2020 për shkak të gjendjes së krijuar nga Pandemia e COVID-19. Ky Seminar ka tubuar numër të madh albanologësh dhe dashamirë të tjerë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare nga gjithë bota.

Më 6 maj 2021 është shembur një pjesë e objektit, të cilin, përveç Fakultetit të Filologjisë, e shfrytëzojnë edhe Fakulteti i FSHMN-së dhe Fakulteti Filozofik. Dekania Sejdiu-Rugova është shprehur se shkak për këtë është vjetërsia e objektit dhe se vazhdimisht ka pasur probleme që lidhen me dëmtimet brenda dhe jashtë objektit.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Fakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës HistorikuFakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës DepartamentetFakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës Nivelet e ofruaraFakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës DekanëtFakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës NgjarjeFakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës Shih edheFakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës ReferimeFakulteti I Filologjisë I Universitetit Të Prishtinës Lidhje të jashtmeFakulteti I Filologjisë I Universitetit Të PrishtinësKosovëPrishtinëUniversiteti i Prishtinës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi periodik i elementeveKonferenca e Londrës (1912–1913)Sëmundja e LeukemisëHimni i FlamuritLista e festave në ShqipëriZvicraMikroorganizmatOlta GixhariTransportiNacionalizmiAtomiEtikaDitar (Anne Frank)BullgariaLetërsia e vjetër shqiptareSistemi OperativNjeriuGjeografia e GjermanisëRilindja KombëtareSociologjiaEnkelejd AlibeajKuzhina shqiptareSëmundja e AlzheimeritAzia JuglindoreEvropaAlfabeti shqipGjeografia e ShqipërisëIsmail KadareEritrocitiParisiNgarkesa elektrikeKoordinatat gjeografikeIsak NjutoniTuberkuloziRedonRripi i KuiperitAlgjebraParahistoriaTë drejtat e graveEpitetiKongresi i LushnjesDiabetiPopullsia në BotëTryezaEkosistemiJaponiaShtetiDemografia e ShqipërisëKimiaLista e lumenjve në ShqipëriFabulaVolejbolliHistoria e SkënderbeutSokratiForcat e Armatosura të ShqipërisëQabejaSteve JobsPjesët e ligjëratësYmer Agë Ulqini (këngë)Poezia lirikeVeshiHidrokarburetMalësorjaTërmetiParafjalaShkodraFieriKitaraRryma elektrikeKoronarografiaKokainaBashkitë e ShqipërisëKimia organikeUshtria Çlirimtare e KosovësMitiSportiHTML🡆 More