Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është institucion i arsimit të lartë i cili vepron në përputhje me dispozitat e Ligjit të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës si dhe me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Sipas Statutit, Universiteti i Gjakovës ofron programe të studimit në tri cikle të studimit, përkatësisht në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratës dhe organizon procesin mësimor me qasjen studenti në qendër. Universiteti është i integruar dhe njëherësh funksionon rreth parimit të besimit, bashkëpunimit dhe lidhjes në disiplina të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Universiteti “Fehmi Agani” vepron në qytetin e Gjakovës, e cila është zonë me një pozitë shumë të mirë gjeografike. Qyteti i Gjakovës zë vend në luginën tektonike të Rrafshit të Dukagjinit, midis Bjeshkëve të Nemuna, Pashtrikut, Sharrit e Moknës. Komuna e Gjakovës gjithashtu ka lidhje me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare atë të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës, cfarë e bënë shumë të lehtë qasjen dhe lëvizjen e studentëve nga Shqipëria në Kosovë.
Historiku
Gjakova me traditën e saj pedagogjike, karakterizohet me hapjen e shkollave fillore, institucioneve parashkollore, hapjen e gjimnazit të ultë dhe Shkollës Normale në Gjakovë. Shkolla Normale u hap në vitin 1946/1947 dhe njihej si e vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Kosovë. Kjo shkollë së pari ishte dyvjeçare e pastaj kaloi në katërvjeçare. Shkolla Normale qëndroi e hapur në Gjakovë prej vitit 1946-1953, kur u bart në Prishtinë. Në vitin shkollor 1967/1968 në Gjakovë u hap Shkolla e Lartë Pedagogjike me tri drejtime: Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Histori-Gjeografi dhe Matematikë. Një vit më vonë 1968/1969 u hap edhe drejtimi Biologji-Kimi, ndërsa në vitin shkollor 1975/1976 u hap edhe drejtimi i mësimit klasor. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës diplomuan gjithsej 3940 studentë që zhvilluan mësimin në gjuhën shqipe.
Themelimi i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA) nuk është i rastësishëm, ai është vazhdimësi e Shkollës së Lartë Profesionale por edhe vahdimësi si ish njësi akademike e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishitna” miratoi Planet Mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti shkollor 2002/2003 nuk regjistrohen studentë në programet e SHLP-së, fillimisht vetëm në Degën e Mësimit Klasor, ndërsa më vonë as edhe në programe të tjera. Me vendimin nr. 33/01 të datës 07.05.2003 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat rajonale në: Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan (që ishte themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002) nga viti akademik 2003/2004 të fillojnë me programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë.
Në shtator të vitit 2004 Senati i UP-së, me propozimet e Bordit të Përbashkët Drejtues, aprovoi planet mësimore edhe për degën e UP-së në Gjakovë për ofrimin e programeve të studimit si në vijim: Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Infermieri dhe Mami ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Kimi Arsimore ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Filologjisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2010/2011.
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” si universitet i mëvetësishëm filloi punën më 1 tetor 2013 me Fakultetin e Edukimit me programet Parashkollor dhe Fillor, Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri dhe Mami dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe, dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze me programe që u akredituan nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AKA) në prill të vitit 2013. Universiteti është themeluar njëkohësisht me dy Universitete tjera publike të cilat ishin të emëruara sipas qyteteve ku do të zhvillohej aktiviteti i tyre dhe ku do të ndodhej selia e tyre.
Themelimi i universitetit ka paraparë funksionimin e tij me një statut të përkohshëm i cili do të zëvendësohej me statute të konsoliduara në bazë të specifikave të secilit universitet. Statuti i përkohshëm nuk u përshtatej tërësisht rrethanave në universitet dhe dispozitave të tij dhe si i tillë është dashur të ndryshohet. Pas takimit me grupet punuese në Universitetin e Gjakovës, pastaj prezantimit të tij MASH, dhe Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Parlamenti në vitin 2020 miratoi statutin e përhershëm dhe me këtë vendim emërtimi i institucionit është: Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me akronim UFAGJ.
Organizimi
Në kuadër të Universitetit Fehmi Agani në Gjakovë janë këto fakultete:
Fakultetet
Fakultetin e Edukimit
Programi Fillor dhe
Programi Parashkollor
Fakulteti i Filologjisë
Gjuhë shqipe
Gjuhë dhe letërsi angleze
Fakultetin e Mjekësisë
Programin Mami
Programi Infermieri
Fakulteti i Shkencave Sociale
Fakulteti i Shkencave Aplikative
Bashkëpunimi ndëruniversitar
Bashkëpunimi universitar ndërkombëtarë bartë një pjesë të madhe në mësimdhënien e shekullit XXI dhe duke i njohur këto përfitime si për stafin akademik por edhe studentët janë bërë disa hapa në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitete por edhe për shkëmbime me Programin Mevlana. Janë bërë edhe iniciativa tjera për të qenë afër studentëve, si për shembull shpalosja e programeve nga IPKO, USAID etj. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me:
Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, më 25.02.2022
Shoqaten e intelektualëve "Jakova", më 17.01.2022
Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave më 02/12/2021
Teach for Kosova, 02/11/2021
SH.P.K IEAPP - Kopshti "Amelia" 02/11/2021
Mevlana Degisim programi protokolu, 11/10/2021
"International Slavic University" North Macedonia 23/09/2021
Universitetin "Fan S. Noli" Korçë, 28/09/2021
Public Diplomacy Section of the U.S. Embassy Pristina 22/09/2021
CEPS - Center for Bussiness Studies "Univerity College in Kiseljak, Bosnia and Hercegovina, më 10/08/2021
WSG University, më 08.07.2021, (Memorandum mirëkuptimi)
Kolegji AAB, më 15/06/2021
Cyprus Science University, më 08/06/2021
Koszalin University of Technology, Republic of Poland, më 18/05/2021
SH.P.K.IEAPP - Kopshtin Little Miracles në Gjakovë, më 06/04/2021
Universiteti i Ekonomisë dhe Shkencave Humane, Varshavë, më 01/04/2021
PAR University, Kroaci, më 01/04/2021
Odën e infermierëve të Kosovës, më 10/03/2021
Armenian Open University, më 18/02/2021
Caritas Kosova, 16/02/2021
Institucionin e Avokatit të Popullit, 12/02/2021
Byron Kosovare të Sigurimit, 09/02/2021
Posten e Kosoves SH.A, 22/01/2021
Qendrën për mirëqeniien e gruas
Comsense Kosova, 26/01/2021
Institutin për menaxhim me kriza - IMK Shkup 02/12/2020
Bethany Cristian Services - Kosovo, më 30/12/2020
Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, më 29/12/2020
Higher Education,Research and Applied Science Plus, më 24/12/2020
Komitetin Olimpik i Kosovës, më 23/12/2020
Careloop, më 14/12/2020
Kryqin e Kuq të Kosovës - dega Gjakovë, më 22/12/2020
Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, më 08.12.2020
Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, më 04/12/2020
Universitetit "Eqrem Qabej" Gjirokastër, më 18/11/2020
Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, më 27/10/2020
Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", më 23/10/2020
Institutin për kërkime shkencore dhe zhvillim në Ulqin, më 23/10/2020
Yeniliçki Adimlar Dernegi (YADER), më 15/10/2020
Kosovo Jewish Organization, më 15/07/2020
Shoqatën Miqtë e Amerikës, më 15/07/2020
Prishtina REA, më 09.07.2020
OJQ "Shtëpia e Sigurt"-Gjakovë (Shes), më 25/06/2020
Ministrinë e Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, më 02/06/2020
Diemer SH.P.K., më 27/05/2020
Konviktin e nxënësve dhe studentëve "Sadik Stavileci", 08/05/2020
Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, më 10/03/2020
WSB University në Poloni, më 12/03/2020
Universitetin FON, në Shkup, më 06/03/2020
Universitetin Europian të Tiranës UET, më 21/02/2020
Universitetin "Polis" në Tiranë, më 20/02/2020
Kuvendin të Republikës së Kosovës, më 31/01/2020
N.SH."BBCE" English Studio - "Bedri Berisha Center Of English", më 31/01/2020
RUSOLIA Travel SH.P.K, më 31/01/2020
LINGUAGE CENTER BY ZHAKLINA LIPOVECI - REZNIQI, më 31/01/2020
IMPULSE TRANSLATION, më 28/01/2020
ABC SERVICE SH.P.K ,më 31/01/2020
Asociacionin e Guidave Turistike të Kosovës - OJQ Guideks, më 27/01/2020
Armend Tours Travel and Tourism SH.P.K, më 31/01/2020
Universitetin Mjekësor të Sofies së Bullgarisë, më 31/01/2020
Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR - KS), më 22/01/2020
KV Vëllaznimi, më 17/12/2019
Federaten e Hendbollit të Kosovës, më 16/12/2019
Public Affairs Section of the U.S Embassy Pristina and Faculty of Philology, më 16/12/2019
Me Komunën e Gjakovës. Pejës, Deçanit, Junikut, Rahovecit, Istogut, Klinës, Malishevës, Tropojës dhe Hasit, më 20/12/2019
“HandiKOS Gjakova” më 17/12/2019
“Medica Kosova” më 06/12/2019
Spitalin OTRILA, më 18/12/2019
Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës ,më 22/11/2019
Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani", më 22/11/2019
Universitetin e Vlorës Ismail Qemajli, më 06/11/2019
“Institute of Knowledge Management” më 23/10/2019
Universitetit "Goce Dolcev" nga Shtipi më 22/10/2019
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) më 16/10/2019
“Interpersonnel” më 10/10/2019
International Business College Mitrovica (IBC - M), më 17/07/2019
Kutahya Dumlupinar University, Turqi më 01/03/2019
Universiteti i Shkencave të Aplikuara "Metropolia" Finlandë 13.05.2019
Drejtorin për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë, më 21/12/2018
Kolegji “Pjetër Budi” më 07.12.2017
Deutche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit GmbH (PME/DIMAK) më 01.11.2017
Institutin Albanologjik-Prishtinë më 31.08.2017
Stichting Europia Values System Study Group nga Hollanda më 31.07.2017
Çanakkale Onsekiz Mart University nga Turqia më 07.07.2017
SHPK Kopshti “ANDRRA” në Gjakovë më 28.03.2017
IEAPP Kopshti i fëmijëve “AGU” në Gjakovë më 28.03.2017
IEAPP “DIELLI” në Gjakovë më 28.03.2017
IEAPP “DRIOLA” në Gjakovë më 28.03.2017
Spitalin Specialistik Gjenekologjik “FATI IM” në Gjakovë më 28.03.2017
Spitalin “Europian Clinic” në Gjakovë më 28.03.2017
Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” më 13.03.2017
Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup më 20.12.2016
Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë më 03.10.2016
Universitetin Shkencave të Aplikuara në Ferizaj më 03.10.2016
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë më 26.09.2016
Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” më 21.09.2016
Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina më 26.09.2016
MASHT dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 19.05.2016
Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” më 21/12/2015
Universitetin e Torinos në Itali më 05/12/2015
Marrëveshja për shkëmbime me Programin Mevlana më 03/06/2015.
Universiteti e Zarës më 03/07/2015
Universitetin Amasya ne Turqi më 03/06/2015
Universitetin Giresun në Turqi më 11/06/2015
Universitetin “Fan S.Noli” nga Korça më 02/06/2015
Kolegjin Internacional të Prizrenit 29/05/2015
Universitetin “Eçrem Çabej” në Gjirokastër 15/04/2015
Universitetin e Shtetërore të Tetovës më 01/04/2015
Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" më 28/01/2015
Northern Illinois University në SHBA më 04/12/2014
Marrëveshje Mirëkuptimi me Biblotekën Komunale "Ibrahim Rugova" më 20/04/2015
Universitetin e Tiranës më 15/04/2014
Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës më 14/04/2014
Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" më 11/04/2014
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Universiteti i Gjakovës , which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.