Ermir Lenjani: Futbollist shqiptar

Ermir Lenjani (lindur më 5 gusht 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për kombëtaren shqiptare.

Ermir Lenjani
Ermir Lenjani: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës
Lenjani me Rennais (2016)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëErmir Lenjani
Datëlindja (1989-08-05) 5 gusht 1989 (34 vjeç)
VendlindjaKamenicë, Kosovë
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Karriera me të rinjtë
2005–2009Winterthur
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2012Winterthur U2143(10)
2009–2013Winterthur96(17)
2010–2011→ Grasshoppers (huazim)6(0)
2010→ Grasshoppers U21 (huazim)5(2)
2013–2015St. Gallen48(2)
2015–2017Rennes6(0)
2015–2017Rennes B5(0)
2015–2016→ Nantes (huazim)20(1)
2015–2016→ Nantes B (huazim)1(0)
2017–2020Sion83(14)
2020–2022Grasshoppers61(1)
2022–2023Ümraniyespor18(0)
Karriera ndërkombëtare
2013–Shqipëria45(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 qershor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 nëntor 2022

Lenjani e nisi karrierën e tij si profesionist te Winterthur. Pasi debutoi në vitin 2009, ai u huazua te Grasshoppers për gjashtë muaj, me të cilën ai u aktivizua edhe me ekipin nën-21. Në janar 2013, ai u transferua te St. Gallen. Pas dy vitesh, Lenjani kaloi në Francë, duke luajtur me Rennes dhe Nantes. Në vitin 2017, Lenjani u rikthye në Zvicër duke firmosur me Sion. Pas tre vitesh me Sionin, ku ai u dallua me performancat e tij, Lenjani kaloi te Grasshoppers, duke u rikthyer pas gati 10 vitesh. Në korrik 2022, Lenjani firmosi me Ümraniyespor në Turqi.

Lenjani debutoi me kombëtaren shqiptare në vitin 2013. Pas kësaj, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushatën historike kualifikuese të Euro 2016, ku Shqipëria u kualifikua për herë të parë në një Kampionat Evropian. Në finalet e Evropianit, Lenjani asistoi golin e Armando Sadikut në fitoren historike kundër Rumanisë në fazën e grupeve.

Karriera me klube

Winterthur

Lenjani lindi në Karaçevë të Kamenicës nga prindër me origjinë nga Prokupla. Lenjani dhe familja e tij emigruan në Zvicrër dhe ai e nisi karrierën e tij si futbollist me FC Tössfeld në moshën 12 vjeç. Pas tre vitesh, ai u bë pjesë e akademisë së Winterthur. Lenjani u bë pjesë e ekipit të parë të Winterthur gjatë pjesës së dytë të sezonit 2009–10.

Lenjani bëri debutimin e tij si profesionist më 8 mars 2009 në ndeshjen kundër Thun në Ligën e Dytë Zvicerane; ai shënoi një dopietë duke i dhënë ekipit fitoren 4–2. Goli i tij i rradhës erdhi më 16 maj në fitoren 4–1 në transfertë kundër Locarnos. Ai e mbylli sezonin e parë me 12 ndeshje dhe 3 gola.

Lenjani luajti si titullar gjatë sezonit 2009–10, duke regjistruar 29 ndeshje dhe 6 gola. Më 1 korrik 2010, ai u huazua te klubi tjetër zviceran Grasshopper Club Zürich për pjesën e parë të sezonit 2010–11. Debutimi i tij në Super Ligën Zvicerane erdhi më 17 korrik në barazimin 1–1 kundër Neuchâtel Xamax, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 74të në vend të Steven Lang. Lenjani shënoi golat e parë me klubin në fitoren rekord 12–0 kundër ekipit amator Gumefens/Sorens në kupë.

Lenjani u rikthye te Winterthur për pjesën e dytë të sezonit 2010–11, duke shënuar 4 gola në 14 ndeshje. Më 27 shtator 2012, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin në barazimin 1–1 kundër Wohlen.

St. Gallen

Në janar 2013, Lenjani u transferua te klubi tjetër zviceran FC St. Gallen për 100,000 €. Gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2012–13, Lenjani ishte një lojtar rezervë, duke koleksionuar vetëm 206 minuta lojë nga shtatë ndeshje, dy prej të cilave si titullar. Megjithatë, gjërat ndryshuan në sezonin e ardhshëm, me Lenjanin i cili u bë një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes; ai shënoi golin e parë të sezonit më 29 shtator në fitoren 1–0 në transfertë kundër ish ekipit të tij Grasshoppers. Ai e mbylli kampionatin me 29 ndeshje dhe dy gola.

Rennes

Ermir Lenjani: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës 
Lenjani duke luajtur me Nantes në një ndeshje të Kupës së Ligës.

Performancat e dalluara të Lenjanit me St. Gallen dhe kombëtaren shqiptare tërhoqën interesimin e disa klubeve evropiane, përfshirë Stuttgart dhe Verona. Megjithatë, më 5 janar 2015, Lenjani u transferua në Francë te Rennes për 700,000 €, duke firmosur një kontratë dy-vjeçare e gjysëm.

Lenjani bëri debutimin e tij me Rennes më 13 janar 2015 në çerek-finalen e Kupës së Ligës kundër Bastia; në minutën e 76të, ai u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me nëntë lojtarë. Debutimi i tij në Ligue 1 erdhi më 7 shkurt në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Marsejës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 71të në vend të Pedro Henrique.

Më 17 gusht 2015, Lenjani u huazua te Nantes për një sezoni; klubi kishte të drejtën e blerjes së kartonit në përfundim të sezonit. Ai e nisi sezonin e ri duke shënuar golin e parë në Francë në ndeshjen e dytë të kampionatit; Nantes fitoi minimalisht kundër Stade de Reims. Ai e mbylli sezonin e tij të parë të plotë me 20 ndeshje dhe 1 gol.

Sion

Më 26 korrik 2017, Lenjani u rikthye në Super Ligën e Zvicrës duke firmosur një kontratë tre-vjeçare me Sion. Atij i'u dha numri 33 nga trajneri i ekipit Paolo Tramezzani, i cili ishte ndihmësi i Gianni De Biasit në kombëtaren shqiptare. Ai luajti 29 ndeshje në kampionat në sezonin e tij të parë me Sionin, duke shënuar në takimet kundër Luganos dhe Thun.

Lenjani ishte një nga lojtarët më të dalluar të ekipit në sezonin 2018–19. Ai shënoi gjashtë gola dhe regjistroi shtatë asiste në kampionat, duke bërë që në nëntor 2018 trajneri i ekipit Murat Yakin të deklaronte se Lenjani ishte "lojtari më i mirë i ekipit". Përgjatë këtij sezoni, Lenjani u aktivizua në disa role të ndryshme, përfshirë në rolin e mesfushorit të majtë, anësorit të majtë si dhe qëndër-sulmuesit në dy raste.

Më 7 prill 2019, Lenjani shënoi brënda 10 sekondash në barazimin 2–2 kundër Lurzen, duke barazuar rekordin për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në futbollin zviceran; ai gjithashtu asistoi golin e dytë të ekipit të shënuar nga Roberts Uldriķis.

Grasshoppers

Më 11 shtator 2020, Lenjani firmosi një kontratë dy-vjeçare me Grasshoppers, duke u rikthyer te ty klub pas gati 10 vitesh. Gjatë dy sezoneve të tij në Divizionin e Dytë të Zvicrës, Lenjani luajti 61 ndeshje dhe shënoi 1 gol, i cili erdhi më 23 prill 2021 në fitoren 3–1 kundër Thun. Në përfundim të sezonit 2021–22, Lenjani u largua nga klubi pasi kontrata e tij nuk u rinovua. Falë kontributit të tij, Grasshoppers u rikthye në elitën e futbollit zvicerian.

Ümraniyespor

Më 9 qershor 2022, Lenjani u zhvendos në Turqi duke firmosur një kontratë një-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit me Ümraniyespor në Ligën e Dytë Turke.

Karriera ndërkombëtare

2013–2014: Debutimi dhe ndeshjet e para

Lenjani shfaqi dëshirën për të përfaqsuar Shqipërinë në janar 2013, kur filloi proçedurat për të marrë shtetësi shqiptare, kjo falë origjinës shqiptare të tij dhe familjes së tij. Ai u thirr nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Armenisë në gusht 2013 por nuk u aktivizua gjatë ndeshjes. Lenjani mori pasaportën shqiptare më 8 tetor 2013. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 15 nëntor 2013 në një ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë që u mbyll në barazim pa gola. Ai mori thirrjen e rradhës për ndeshjen miqësore kundër Maltës më 5 mars 2014. Ai nuk luajti në këtë ndeshje me Shqipërinë e cila fitoi 2–0 duke e nisur vitin 2014 me fitore.

2014–2016: Fushata historike e Euro 2016

Ai luajti 75 minuta në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2016 kundër favoritëve të Portugalisë, me Shqipërinë që mori një fitore historike 1–0 në transfertë. Lenjani shënoi golin e parë me Shqipërinë në barazimin 1–1 kundër Danimarkës në ndeshjen e dytë kualifikuese; ky ishte goli i parë i shënuar në Elbasan Arena.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 7 qershor 2023
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Winterthur U21 2006–07 1. Liga Promotion 4 0 4 0
2007–08 20 6 20 6
2008–09 17 4 17 4
2009–10 1 0 1 0
2011–12 1 0 1 0
Gjithsej 43 10 43 10
Winterthur 2008–09 Liga e Dytë Zvicerane 12 3 0 0 12 3
2009–10 29 6 3 1 32 7
2010–11 14 4 0 0 14 4
2011–12 25 2 5 0 30 2
2012–13 16 2 2 0 18 2
Gjithsej 96 17 10 1 106 18
Grasshoppers 2010–11 Liga e Dytë Zvicerane 6 0 1 2 7 2
Grasshoppers U21 2010–11 1. Liga Promotion 5 2 5 2
St. Gallen 2012–13 Super Liga Zvicerane 7 0 0 0 7 0
2013–14 29 2 4 2 8 0 41 4
2014–15 12 0 2 0 14 0
Gjithsej 48 2 6 2 8 0 62 4
Rennes 2014–15 Ligue 1 3 0 2 0 5 0
2015–16 1 0 1 0
2016–17 2 0 1 0 3 0
Gjithsej 6 0 3 0 9 0
Rennes B 2014–15 CFA 2 3 0 3 0
2016–17 CFA 2 0 2 0
Nantes 2015–16 Ligue 1 20 1 3 0 23 1
Nantes B 2015–16 CFA 1 0 1 0
Sion 2017–18 Super Liga Zvicerane 29 2 2 3 31 5
2018–19 25 6 3 0 28 6
2019–20 32 6 4 0 36 6
Gjithsej 86 12 9 3 95 15
Grasshoppers 2020–21 Liga e Dytë Zvicerane 32 1 0 0 32 1
2021–22 Super Liga Zvicerane 29 0 1 0 30 0
Gjithsej 61 1 1 0 62 1
Ümraniyespor 2022–23 Süper Lig 18 0 4 0 22 0
Gjithsej karriera 384 45 36 5 8 0 248 51

Kombëtarja

    Redaktuar më 19 nëntor 2022
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2013 1 0
2014 7 1
2015 7 0
2016 9 2
2017 2 0
2018 2 0
2019 5 0
2020 1 0
2021 7 1
2022 4 1
2023 0 0
Gjithsej 45 5

Golat me kombëtaren

    Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Lenjani.
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Ermir Lenjani
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 11 tetor 2014 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 5 Ermir Lenjani: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës  Danimarka 1–0 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
2 26 mars 2016 Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri 16 Ermir Lenjani: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës  Austria 1–2 1–2 Ndeshje miqësore
3 29 maj 2016 Stadion Hartberg, Hartberg, Austri 17 Ermir Lenjani: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës  Katari 2–1 3–1 Ndeshje miqësore
4 23 mars 2021 Estadi Nacional, Andorra La Vella Andorra 51 Ermir Lenjani: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës  Andorra 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
5 27 shtator 2022 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 64 Ermir Lenjani: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës  Islanda 1–0 1–1 UEFA Liga e Kombeve 2022–23

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Ermir Lenjani Karriera me klubeErmir Lenjani Karriera ndërkombëtareErmir Lenjani Statistikat e karrierësErmir Lenjani ReferimeErmir Lenjani Lidhje të jashtmeErmir Lenjani19895 gushtFutbolliKombëtarja shqiptare e futbollitMbrojtësi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KopraKëshilli i EvropësProblemet mjedisore në ShqipëriAli PodrimjaProteinaMalet e SharritGreqia e lashtëFunksionet trigonometrikeSpermaEvropaLuleshtrydhjaAmerika VerioreTuberkuloziSistemi diellorBosnja dhe HercegovinaAhmed KalajaLiqeni i PrespësDemencaKalaja e KrujësZambaku shqiptarEpoka para gjyqitSëmundjaLista e maleve të ShqipërisëKopshti botanikPsikozaAzotiPrincipata e ArbëritKuzhina shqiptarePsikologjiaMarsiFlamuri i ShqipërisëMësonjëtorja e KorçësHistoria e DurrësitPubertetiIsmail KadareAliteracioniArben TaravariDhiaKrujaAntibiotikuShahuNdajfoljaParalelogramiToskërishtjaEkonomia e ShqipërisëFeja në ShqipëriKimiaFormat e pashtjelluara të foljesSistemi operativStalaktitet dhe stalagmitetRrethi i TropojësShiuFestivali i 11-të i Këngës në RTSHIsmail QemaliAcidiKroaciaLopaMasturbimiVaginaKrahasimiPashallëku i ShkodrësPianojaDua LipaGjarpriBletaTrashëgimia kulturoreFejaIliriaCikli i UjitPrishtinaBimët me farëMasturbimi i ndërsjelltëVera (stinë)Namazi i JacisëDrini i BardhëLui PastërAleksandri i MadhFaqja kryesoreAnestezia🡆 More