Dhimitër Popa

Dhimitër Popa (Durrës, 1890 - ) ka qenë diplomat i karrierës dhe shtetar shqiptar.

Biografia

U lind në Durrës në vitin 1890. Studioi Jurisprudencë pranë Universitetit të Napolit e më pas Fakultetin Juridik në Athinë. Me krijimin e Legatës tonë në Athinë, Popa u dekretua Sekretar I i asaj legate e shpeshherë kreu edhe detyrën e të ngarkuarit me punë. Shërbeu në Athinë deri në vitin 1925 e më pas u kthye në Ministrinë e Punëve të Jashtme si funksionar i rëndësishëm. Pati funksionin e Drejtorit të Seksionit Politik dhe më pas të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme. Në mars të vitit 1932 u dekretua si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Sofje, ku shërbeu deri në fund të vitit 1933. U kthye në atdhe dhe qëndroi në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga marsi 1937 deri në pushtimin e vendit shërbeu si sekretar i Oborrit Mbretëror me trajtimin financiar e Ministrit Fuqiplotë të Klasit të Parë.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia në 1939, Popa qe pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Vërlaci dhe ministri Ypi që i dërguan kurorën e Skënderbeut monarkut italian Viktor EmanuelitRomë. Qeveria italiane e dekoroi Popën me medaljen e “Kordonit të Madh të Kurorës Italiane”.

Popa së bashku me Petraq Pepon kanë qenë pjesëtarë të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris që kryesohej nga Enver Hoxha në vitin 1946. Ai punoi në MPJ deri në shkurtin e vitit 1951.

Referime

Tags:

1890Durrësi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Osmani IFilmiBesimet folklorike shqiptareKaratiYndyraKromozomiProblemet mjedisore në ShqipëriHistoria e arteveLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneHistoria e TiranësMetaletRomeo VeshajVallet shqiptareKonferenca e Londrës (1912–1913)Shpella e PëllumbasitGjeografia e KosovësTiranaElektromagnetiHistoria e TokësBullizmiDita Ndërkombëtare e PunëtorëveParahistoriaFluturaSëmundja infektiveSiguria e të dhënaveFyelliSëmundja e ParkinsonitAli AhmetiAvni RustemiËRiciklimiMozaiku i TiranësLushnjaMatilda MakoçiAmerikaMatjaOrgazmaArsimi në ShqipëriHidrografia e ShqipërisëNumri piEklipsiVullkaniLuigj GurakuqiPyetja retorikeLista e vullkaneve aktivë në botëHepatiti BBasketbolliKloriLimfocitiDermatiti atopikThethiLista e elementeve kimike sipas numrit atomikInteligjenca artificialeKulla EiffelFamiljaQeniPulsi i zemrësHormonetKampionët e Seria AShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraLista e festave në KosovëMuhammediEnzimatMagnetiDhëmbët e njeriutÇarls DarvinSistemi i tretjesÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriDon Kishoti i MançësMali i DajtitMeteoriEkuatoriProblem globalNjësia matëseLui PastërBurimet natyrore të KosovësShtatë mrekullitë e botësDendësia e popullsisë🡆 More