Besa Imami

Besa Imami (Gjakovë, 8 gusht 1928 - Tiranë, 21 shtator 2014) ishte aktore e njohur shqiptare.

Jeta

Lind në familjen e arsimtarit Ferid Imamit, familja e të cilit kishte të drejtën e imamnisë në Xhaminë e Hadumit. Gjë që sosi me vdekjen e të atit, Mehmetit, ngase të bijtë u bënë arsimtarë. I ati i Besës qe arsimtar veprues në Malësinë e Gjakovës, Lumës dhe Dibrës, përkrahu Bajram Currin gjatë lëvizjeve kryengritës që kishte në fillim të v.'20.

I ati vdes më 17 dhjetor 1937 jetime bashkë me të ëmën - Behixhen u shpërngulën nga Gjakova për t'u vendosur në Tiranë bashkë me vëllezërit dhe motrën (Besimin, Bedrinë, Fatmirin dhe Lirijen). Gjatë kohës së luftës, Besa qe aktivizuar në grupet rinore dhe ishte anëtare e organizatës "Debatik". Në v. 1946 hyri rastësisht në trupën e Teatrit Popullor ndërkohë që punonte në kryeministri e grishur nga Pandi Stillu, ku kreu kursin 2-vjeçar të kualifikimit për aktorë. Roli i saj i parë ishte një rol episodik, Natasha tek "Portreti" dhe më pas luajti një rol kryesor tek drama "Çështja ruse". Martohet me përkthyesin Petro Zheji dhe më 1961 lind djalin e tyre të vetëm, Arturin. Pas 15 vjetësh martesë, ndahen. Në vitin 1961, kur ishte vetëm 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”. Që nga shtatori i vitit 1946 e deri në 1 Shtator të vitit 1988 kur del në pension i ka dhënë publikut gati 80 role. Me propozim të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, aktorja është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj, me titullin “Nderi i skenës shqiptare”. Me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Fondacionit, si dhe Drejtorisë Komunale të Kulturës në Gjakovë, ka marrë edhe miratimin e kryetares së Komunës së Gjakovës, zonjës Mimoza Kusari Lila. Vdes më 21 shtator 2014 në shtëpinë e saj në Tiranë, e sëmurë me kohë.

Teatri

Shfaqja e saj e parë, që u bë shënjuese për nisjen e karrierës së saj ishte "Burri, burrë" Gjinevra te “Rrënjë të thella” (Xhejms Gou dhe Duso, 1949); Gana Lihta te “Komploti i të dënuarve” (Nikollaj Virta, 1950), Oksana te “Fundosja e skuadrës” (Korneiçuk, 1959); Tatjana te “Armiqtë” (M. Gorki), Ermira te “Mbi gërmadha” (F. Paçrami, 1964), Gonerilla te “Mbreti Lir” (Shekspir, 1964), Lokja te “Cuca e maleve” (L. Papa, 1967), Laja te “Lulet e shegës” (K. Jakova, 1974), Sanie Hanëmi te “Shënomëni dhe mua” (H. Minarolli, 1976), Nëna te “Monserati “ (E. Roble, 1976). Pas një shkëputje, Imami u rikthye përsëri në skenë në vitin 2004 për të interpretuar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulahës në rolin e malësores. Ndërsa luajti dhe në operën “Kavaleria Rustikane” të P. Maskanjit.

Kinematografi

Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera si te Ndërgjegja, roli i Martës në filmin “Brazdat” në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Nënës së Gurgenit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj. U shfaq rishtaz në vitet 2000 me "Women without wings" (2002) i saj më i fundit është ai i gruas myslimane në filmin “Eduart” në vitin 2006.

Burime

Tags:

Besa Imami JetaBesa Imami TeatriBesa Imami KinematografiBesa Imami BurimeBesa Imami1928201421 shtator8 gushtGjakovaTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KokainaGryka e RugovësNumri i thjeshtëKongresi i BerlinitKloriGjeniLeonid BrezhnevKuvendi i VlorësDramaHebrenjtë në ShqipëriSpanjaVektoriEpitetiShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëAleksandër Stavre DrenovaLuaniPërrallaArsimi në ShqipëriPopullsia në BotëInsulinaÇSkënderbeuBudizmiAcidi klorhidrikSistemi urinarDeti AdriatikMbiemriAkiliShpella e piratëve (roman)AtomiKrujaNamazi i teravivePerandoria BizantineFotografiaVendimmarrjaUiliam ShekspirShfletuesi i internetitKështjellëSistemi muskulorEnergjia potencialeLufta e Parë BotëroreVirusiNamaziTrashëgimiaAlfabeti arabFamiljaNjohja ndërkombëtare e KosovësDashuriaTiroidetDaulljaLasgush PoradeciKontinentetNamazi i YlesPHYndyraFrancaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPubertetiShkencaFotosintezaHarresaNikollë KaçorriPërcjellësit elektrikPoloniaLegjendaPulsi i zemrësForca e Sigurisë së KosovësSëmundjet e gjakutPërfaqësuesja kosovare e futbollitKatroriKlima e ShqipërisëShqipëria e MadheVloraNdotja akustikeIliriaEuro🡆 More