Petro Zheji

Petro Zheji (Gjirokastër, 16 tetor 1929 - Tiranë, 14 Mars 2015) ka qenë ndër plejadën e përkthyesve më punëtorë shqiptarë përgjatë regjimit komunist, mes Dhimitër Paskos, Jusuf Vrionit, Klio Evangjelit dhe Vedat Kokonës.

Ka qenë vëllai i vogël i pedagogut, studjuesit dhe njeriut të letrave Gjergj Zheji. Sipas Elsie-t përveçse përkthyes i admiruar i Aragonit, Asturiasit, Servantesit, Gonçarovit dhe Shashës, ai ka lënë dorëshkrim romanesh me temë të burgosur në spitalet psikiatrike në Shqipëri, një autobiografie dhe një monografie në gjuhën shqipe.

Për kontributet e tij u nderua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin "Nderi i Kombit" si dhe njëra nga bibliotekat e lagjeve të Tiranës mban emrin e tij.

Pas rënies së regjimit komunist, Zheji u mor me hulumtime vetjake duke kultivuar teori alternative gjuhësore që iu botuan, i ndikuar nga shkrimtarë New Age si Fritjof Capra, duke u përzier me fizikën kuantike për të provuar se si shqipja është «gjuha mesianike», përmes spekulimeve pseudogjuhësore që sankskritishtja i ka rrënjët në gjuhën shqipe dhe Vedat janë në shqip, si dhe përmes "algoritmeve simbolike" si mjet magjik për të ndryshuar të menduarin mitologjik të shkencave humane.

Biografi

U lind në Gjirokastër, i biri Spiro Ballos (Zheji i Zagorisë, 1903 - Tiranë, 1989) dhe i Theodorës së Niko Petridhit, gjirokastritë. Familja pati dy djem dhe tri vajza: Gjergji, Petro, Vera, Amalia dhe Liljana. I ati pasi punoi në një hotel-restorant, bëri kërkesë dhe iu pranua që të ndiqte shkollimin ushtarak në Modena në vitet e monarkisë, u gradua më vonë si major me shërbim dhe jetesë në Tiranë. Në një bibliografi që pasqyron një libër që ka qenë i të atit të Petros, jepet grada dhe banesa, Ajutanti i Kumandës fuqisë Armate Tiranë. Ndë rrugë të Durrësit. I ati u internua njëherë u burgos në Bari dhe më pas u internua në Gazzoldo degli Ippoliti. Nuk e përfilli thirrjen për t'iu bashkuar LNÇ, arsye për të cilën e burgosën te burgu i Selvisë shkurtimisht, ia sekuestruan shtëpinë dhe e larguan nga Tirana drejt Zhejit, fshtatit të prejardhjes. Ndërsa i ati i tij, Kolo Ballo kishte qenë Kryetar i Këshillit Popullor të fshatit Zhej, si dhe anëtar i Këshillit Antifashist  Nacionalçlirimtar të krahinës së Zagorisë.

Petrua studjoi për Matematikë-Fizikë në nivel dy vjeçar në Tiranë, mirëpo u diferencua për të bërë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ersekë ku dhe u jepte mësim kuadrove matematikë dhe rusisht. si dhe dha mësim në gjimnazin "Qemal Stafa", dhe dikur më vonë në atë e Gjirokastrës. Punoi po ashtu si përkthyes me normë dhe redaktor pranë shtëpive botuese "8 nëntori" dhe "Naim Frashëri" në kryeqytet. U martua me aktoren gjakovare Besa Imami, martesë nga e cila më 1961 u lind djali i vetëm, Arturi. Njoftohet se Petro ndiqte meshë nga Atë Kozma Qirjo, dhe se të birin e pagëzoi po te Kozmai. Pas 15 vjetësh martesë, Petro dhe Besa u ndanë. Në nëntor 1990 emigroi në Romë me të birin dhe më pas u zhvendos drejt ShBA-së, ku u vendos në Detroit. Me kthimin e tij vendoset në Tiranë, ku duke iu çmuar kontributi i tij në lëmijtë e përkthimit, iu dha një shtesë pensionit shtetëror.

Kur ndërroi jetë u nderua nga kryeministri, kryetari i parlamentit si dhe kryetari i bashkisë Tiranë.

Përkthime

Botuesi i përkthimit të tij Jeta e Galileit e Brehtit, Mehmet Gëzhilli ka kumtuar se Zheji mund të ketë "13 mijë faqe përkthim të botuara". Përkthimi i tij i parë i botuar daton më 1958 dhe ka qenë vëllimi i parë i romanit Bruski të Fedor Panferov - përkthyer së bashku me të vëllanë, Gjergjin. Titujt të tjerë të shquar qenë Vuajtjet e djaloshit Verter i Gëtes, Sojliu mendjemprehtë - Don Kishoti i Mançës i Servantesit, Nipi i Ramonit i Dideroit, Vilet e zemërimit i Stajnbekut, Njeriu i padukshëm i Uellsit; si dhe shumë e shumë tituj tjerë nga letërsia gjermane, spanjole, australiane, estoneze, rumune, ruse, kineze, nordike. Duke u radhitur me emrat e tjerë elitarë të përkthimit si Dhimitër Pasko, Klio Evangjeli, Jusuf Vrioni, Vedat Kokona, Gjon Shllaku, Pashk Gjeçi, etj.

Përkthyesja amerikane e veprës Rrno vetëm për me tregue, Kathleen Schank, e ka falënderuar për ndihmën që i ka dhënë për prurjen në anglisht të dëshmisë së Atë Zef Pllumit. Përpjekje kjo që Zheji e kishte ndërmarrë qysh në të gjallë të fratit.

Vepra

Kumtohet se Zheji ishte autor i disa romaneve gjithë simbolizëm, njëri prej të cilëve me temë të burgosurit në spitalet psikiatrike në Shqipëri, një autobiografi dhe i një monografie mbi gjuhën shqipe. Njoftohet nga punimet e tij mbi shqipen janë botuar Shqipja dhe Sanskritishtja (në dy vëll.; 1996, rib. i rishikuar 2005, 2011), Libri i Aforizmave (2012) dhe Roli mesianik i shqipes (2015). Spekulimet gjuhësore të Zhejit kanë frymëzuar edhe të tjerë që të provojnë shqiptarësinë e gjuhëve të tjera dhe sido që janë qëndrime në periferinë e akademizmit, luajnë rol në një sërë teorish konspirative.

Shumë rrallë të refuzuara nga politika, mediat dhe elita akademike shqiptare, së fundmi gjuhëtari dhe shkrimtari Ardian Vehbiu i cilëson teoritë e Zhejit "jashtë diskursit linguistik", të pambështetura tek asnjë gjuhëtar tjetër, qoftë albanolog, komparativist apo indoeuropeist; por sipas tij teoritë kanë lidhje me misticizmin, simbolizmin mistik dhe filozofi alternative.

Referime

Tags:

Petro Zheji BiografiPetro Zheji PërkthimePetro Zheji VepraPetro Zheji ReferimePetro Zheji14 Mars16 tetor19292015Gjergj ZhejiGjirokastraJusuf VrioniMitrush KuteliRobert ElsieTiranëVedat Kokona

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ulçera në stomakMuri i BerlinitArtriti ReumatologjikRilindjaAlpet ShqiptareLista e poetëve të njohur shqiptarëDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Gjendja agregateLista e bankave në ShqipëriDaulljaAhmet KrasniqiDita Ndërkombëtare e RomëveEnciklopediaKultura e ShqipërisëShqipëriaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutUjëtokësorëtMali i ZiShpyllëzimiPellazgëtGjakuLahuta e MalcísMalet e SharritAlfabeti shqipLista e maleve të ShqipërisëÇifteliaÇarls DarvinSistemi diellorFizikaDevejaRiciklimiLuaniShenjat astrologjikePukaSpermaEpoka para gjyqitLasgush PoradeciFejaLetërsia shqipePrincesha ArgjiroBullizmiVullkaniAleksandri i MadhDurrësiFormimi i yjevePlaku dhe detiLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneLista e shteteve sipas popullsisëAcidet dhe BazatAmerika VerioreBashkimi EvropianKulturaShkalla e MerkalitShpendëtAriBalenaGrupet e gjakutSkizofreniaFruthiElefantiVallet shqiptareTigriFigura stilistikeBashkimi SovjetikFan NoliFabulaMitra (anatomi)ZgjebjaDon Kishoti i MançësDritaRoma e lashtëKoreja e JugutMëlçiaKanceriSëmundjet e trashëgueshmeHIV/AIDSBota🡆 More