Beqir Çela

Beqir Çela (Karbunarë, 1918 - Mali me Gropa, 10 tetor 1947) ka qenë arsimtar, poet dhe deputet pas Çlirimit.

Përktheu nga gjuha angleze autorë të tillë si Carlyle, Arnold, Carroll dhe Durrant. U dënua dhe u pushkatua me grupin e parë të deputetëve. Një shkollë profesionale në Durrës mban sot emrin e tij.

Biografia

Vepra

Publicistikë

Shkroi në të përkohshmen Bota që botohej në Boston dhe në atë të tarikateve islame Njeriu, përdorte pseudonimin Osja i Ri.

Përkthime

Përktheu kreun Heroi si Profet: Muhamedi dhe Islamizma nga vëllimi On Heroes, Hero-Worship, and The Heroic in History i Thomas Carlyle, botuar më 1935 në Durrës me parathënie të Ismet Totos. Po atë vit iu botua në Tiranë edhe përkthimi i poemës Sorabi dhe Rustemi i poetit anglez Matthew Arnold në shtypshkronjën "Guthenberg" i pajisur me parathënie nga vetë Çela. Më tej përktheu pjesën e polemikës me të cilën Will Durrant iu përgjigj Clarence Darrow Njeriu dhe maqina. A ësht jeta mekanike, apo “diçka tjetër?”, botuar po në Durrës tek litho-tipografia "Stamless" më 1938 me dy fjalë të përkthenjësit.

Më tej së bashku me Hysejn Çelën përktheu Liza në botën e çudinavetLewis Carroll, botuar më 1944 në Tiranë tek Ismail Mal'Osmani me parathënien e përbashkët, ribotuar më 2021.

Referime

Tags:

Beqir Çela BiografiaBeqir Çela VepraBeqir Çela ReferimeBeqir Çela10 tetor19181947DurrësiGjuha anglezeGrupet e deputetëveKarbunarë e SipërmeMali me GropaÇlirimi i Shqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BimëtArsimi në ShqipëriCirku kombëtar shqiptarDinozauriSistemi shqisorFestivali i 11-të i Këngës në RTSHGjethjaKuvendi i ShqipërisëTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianMbretëria e DardanisëDelfiniErnest HemingwayGurguricaInternetiDëgjimiSaturniShumëllojshmëriaBektashiLista e lumenjve në KosovëMuzeu i LuvritKalaja e KrujësDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutHamletiDon Kishoti i MançësEgla CenoBesimet folklorike shqiptareHëna e PlotëAlgjebraVitamina DTrekëndëshi i BermudësShkollaKimiaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëKarboniNdihma e parëEfekti serrëLidhëzat në gjuhën shqipeShahuHIV/AIDSShtatë mrekullitë e botësLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësSistemi periodik i elementeveNamazi i AkshamitBig MamaGravitetiMiguel de CervantesKalaja e PrezësTë drejtat e njeriutGordana KingjiGordana Siljanovska-DavkovaLegjendaArbëria në MesjetëEpoka e IluminizmitGjermaniaAli Baba dhe Dyzet HajdutëtKrahasimiInteligjenca artificialeLui PastërNdërtimi i brendshëm i TokësSarandaLista e festave në ShqipëriArben TaravariTermocentraliAudiLista e vendeve sipas sipërfaqesMagnetiMarrëveshja e OhritMaqedonia e VeriutMushkëriaLista e kryeqyteteveKubi (gjeometri)JaponiaNamazi i IqindisëBashkimi EvropianKiara TitoLufta e Dytë BotëroreJeronim de RadaMatematika🡆 More