Bell 206

Bell 206 Jet Ranger është një nga helikopterët më të popullarizuar i paisur me motor monoturbine (motor të vetëm) multi-përdorim, i ndërtuar nga kompania Amerikane Bell Helicopter Textron.

Bell 206
JetRanger / LongRanger
Bell 206 i Los Angeles Police Department
Bell 206 i Los Angeles Police Department
TypeHelikopter shumerolësh
Place of originSHBA
Service history
In service1967
Used byUshtria e SHBA
Ushtria Australiane etj.
Production history
DesignerBell Helicopter
Designed1966
ManufacturerBell Helicopter
Unit cost900,000 deri 1.2 milionë dollarë
Produced1967-2010
No. built7300
VariantsOH-58 Kiowa
Panha Shabaviz 2061

Historia

Helikopteri u prodhua pas një kërkese nga ushtria Amerikane në fillim të vitit 1960, të cilët ishin në kërkim të një helikopteri multi-rol(shumë rolësh) i nevojitej për operacione në Vietnam. Shumë kompani amerikane ju përgjigjën kërkesës por në fund zgjedhën kompaninë Bell helicopter Textron me helikopterin e tyre Bell 206 të ashtuquajtur në versionin ushtarak(OH-58A)

Versioni i parë i prodhuar ishte modeli 206A Jet Ranger i paisur me një motor turbinë të quajtur Allison 250C18A me një fuqi të 317 shp.

Versioni i dytë Bell 206B Jet Ranger 2, është prodhuar në fillim të vitit 1970 me një motor të ri Allison 250C20 me një fuqi të 400 shp dhe një kabinë të ridizajnuar.

Rreth fund vitit 1970 prdhohet versioni i tretë Bell 206B-3 Jet Ranger 3 i cili është i paisur me një motor Allison 250C20B me një fuqi të 420 shp dhe me një rotor anti-çift më efikasë.

Helikopteri përdoret në shumë shtete nga forcat policore dhe ushtarake si ato ajrore apo detare edhe shpesh herë për transportimin e udhëtarëve është një helikopter shumë i shkathët.

Variantet

Bell 206 
Një Bell 206L-3
Bell 206 
Bell 206L TexasRanger në vitin 1981
  • Bell 206L LongRanger I : i dalur në vitin 1974, versioni i parë i serisë LongRanger i cili merr qelizën e JetRanger por më të zgjatur, dhe ka dy vende të tjera të pasagjerëve me një motor Allison 250C20B me fuqi të 400 shp
  • Bell 206L1 LongRanger II : dalur në vitin 1978, i paisur me motor Allison 250C28B me fuqi të 500 shp
  • Bell 206L3 LongRanger III : version i paisur me një motor Allison 250C30P me fuqi të 650 shp
  • Bell 206L4 LongRanger IV : dalur në vitin 1992, paisur gjithashtu me një motor Allison 250C30P me fuqi të 650 shp, transmetimi i përmirësuar
  • Bell 206LT TwinRanger : versioni biturbine i LongRanger
  • Bell 407 : merr qelizën e LongRanger por me një rotor 4-tehësh dhe një motor Allison 250C47 me fuqi të 700 shp

Operatorët

Bell 206 
Një Bell 206A Jet Ranger, ndërtuar në vitin 1967.
Bell 206 
Forcat Bullgare me Bell 206.
Bell 206 
Bell 206B Jet Ranger III në Filton Airfield, Bristol, Anglia. përdorur për shtyllë të tensionit të lartë të energjisë elektrike.
Bell 206 
Një TH-67A i ushtrisë Amerikane.

Qytetarë

Bell 206 ka qenë popullor në të gjitha llojet e përdorimit si komercial gjithashtu edhe privatë.

Ushtarak

  • Forcat Ajrore të Argjentinës
  • Ushtria e Australisë
  • Forcat Ajrore të Bangladeshit
  • Ushtria e Bangladeshit
  • Forcat Ajrore të Brazilit
  • Forcat Detare të Brazilit
  • Forcat Ajrore të Bullgarisë
  • Forcat Ajrore të Kilisë
  • Forcat Detare të Kilisë
  • Forcat Ajrore të Kolumbisë
  • Forcat Ajrore të Kroacisë
  • Forcat Ajrore të Ekuatorit
  • Forcat Detare të Ekuatorit
  • Roja Kufitare Finlandeze
  • Forcat mbrojtëse të Guajanës
  • Forcat Ajrore të Republikës islamiste të Iranit
  • Republika islamiste e Iranit
  • Forcat Ajrore të Izraelit
  • Forcat mbrojtëse të Xhamajkës
  • Roja e Kufirit Shtetror të Letonisë
  • Forcat mbrojtëse të Lesotosisë
  • Forcat Ajrore të Maqedonisë
  • Policia Maqedone
  • Forcat Ajrore të Meksikës
  • Ushtria Pakistaneze
  • Ushtria e Republikës Kineze
  • Ministria e mbrendshe e Sërbisë
  • Forcat Ajrore dhe Forcat mbrojtëse të Sllovenisë
  • Forcat Ajrore të Sri Lankës
  • Ushtria e Mbretërisë Tajlandeze
  • Forcat Ajrore të Ugandanës
  • Ushtria e Venezuelës

Ish-ushtarake dhe të qeverisë

  • Forcat Detare të Mbretërisë Austriake
  • Forcat Kanadeze
  • Ushtria e Kilisë
  • Forcat Mbrojtëse të Xhamajkës
  • Forcat Ajrore të Suedisë

Specifikimet (Bell 206-L4)

Bell 206 
Bell 206A

Karakteristikat e përgjithshme

  • Ekuipazhi: një pilot
  • Kapaciteti: katër pasagjer
  • Gjatësia: 39 ft 8 in (12.11 m)
  • Diametri i Rrotorit: 33 ft 4 in (10.16 m)
  • Lartësia: 9 ft 4 in (2.83 m)
  • Sipërfaqja helika e krahëve: 872 ft² (81.1 m²)
  • Pesha pa ngarkesë: 2,331 lb (1,057 kg)
  • Pesha e ngritjes: 3,200 lb (1,451 kg)
  • Motorri i avionit: 1 × Allison 250-C20B turboshaft, 420 shp; reduktuar në 317 shp për shkak të kufizimit të transmetimit (310 kW)

Performanca

  • Nuk duhet kaluar shpejtësia: 130 knots (241 km/h, 150 mph)
  • Shpejtësia maksimale: 120 knots (222 km/h, 138 mph)
  • Rrezja: 374 nmi (430 mi, 693 km)
  • Lartësia maksimale e fluturimit: 13,500 ft (4,115 m)
  • Shpejtësia e ngritjes(në lartësi): 1,350 ft/min (6.9 m/s)
  • Ngarkesa e diskut të helikës: 4 lb/ft² (177 N/m²)
  • Raporti fuqi/peshë: 0.26 hp/lb (427.48784 W/kg)

Lidhje të jashtme

Tags:

Bell 206 HistoriaBell 206 VariantetBell 206 OperatorëtBell 206 QytetarëBell 206 Specifikimet (-L4)Bell 206 Lidhje të jashtmeBell 206

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rrethi i DibrësJupiteriDializaPankreasiLuana VjollcaUshtria Çlirimtare e KosovësSpermaKostandinopojaGjuhët indo-evropianeNdre MjedaLeukocitArmaldo KllogjeriKinaEgjiptiViktor GjikaMali i TomoritPozicioni kalorëseMizogjiniaJim XhemaAzotiAzem HajdariLufta e Parë BallkanikeDemokraciaPejaFeja në trevat shqiptareFoshnjaVloraNdërtimi i brendshëm i TokësRajoni JuglindorNumrat e telefonit në KosovëShefqet KrasniqiAriPikësimiButrint ImeriLindja (biologji)MaltaEkonomiaAnemiaPiramidaDy herë matDemografia e ShqipërisëDita e Shën GjergjitShpyllëzimiBajram CurriLista e vendeve sipas sipërfaqesLumiRrethi i MirditësPrincipata e Gjon KastriotitSistemi nervorKështjella (Ismail Kadare)Energjia solareAdoleshencaKanceri i gjiritPrincipata e ArbëritLista e filmave të ShqipërisëGjeografia e KosovësPlanetiArbana OsmaniSistemi i qarkullimit të gjakutArbëreshët në ItaliRryma elektrikeBlerim DevolliMekaForcaMira MuratiHolandaNorvegjiaKromozomiRastet e kontakteve të UFO-ve në ShqipëriIslami në ShqipëriHidrogjeniFormat e pashtjelluara të foljesKultura e ShqipërisëAutizmiQeni i SharritShtetet e Bashkuara të AmerikësAnestezia🡆 More