Aziz Çami

Aziz Çami (1893 - Tiranë, 15 dhjetor 1943) ishte një ushtarak shqiptar, atentator, veprimtar i Ballit Kombëtar.

Më 1920 ai ishte komandant në Luftën e Vlorës. Në mes të viteve 1920 ai u internua pas restaurimit të Monarkisë së Ahmet Zogut dhe qe një ithtar i Fan Nolit. Në 1931 Çami u arrestua për tentativën e atentatit kundër Ahmet Zogut. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai iu bashkua Ballit Kombëtar dhe luftoi kundër okupatorëve fashistë. U vra nga komunistët në Tiranë në dhjetor 1943.

Aziz Çami
Aziz Çami

Jeta

Aziz Çami, anëtar i familjes Çami, u lind në Filat, Çamëri, në vitin 1893. Në vitin 1917 ai u diplomua nga Akademia Ushtarake e Torinos si oficer artilerie. Pas pjesëmarrjes së tij në Luftën e Vlorës në vitin 1920, Çami u bë një pasues i Fan Nolit. Pas Lëvizjes së qershorit 1924 u largua nga Shqipëria Ai u bë një aktivist i Komitetit Nacional Revolucionar (Konare), të krijuar dhe udhëhequr nga Noli në 25 nëntor 1925 në Vjenë, e cili synonte përmbysjen e qeverisë së Zogut në Shqipëri.

Hasan Prishtina dhe Mustafa Merlika-Kruja, dy njerëz që udhëhiqnin shoqatat antizogiste në Vienë në atë kohë organizuan vrasjen e mbretit duke rekrutuar Aziz Çamin dhe Ndok Gjeloshin, dy ish-oficerë të xhandarmërisë dhe republikanë të ​​vendosur. Sipas kujtimeve të Gjeloshit ai e studjoi shumë mirë skenën para se të kryhej atentati.

20 shkurt 1931 Çami dhe Gjeloshi u përpoqën të vrisnin Zogun në Vienë, Austri në shkallët e Operas së Shtetit të Vjenës, kur mbreti shqiptar ishte duke e lënë ndërtesën, pasi kishte parë operan "Palaçot". Roja personal i Zogut major Llesh Topallaj u vra, dhe Ministri në gjykatë, Eqrem Libohova u plagos, ndërsa Zogu vetë shpëtoi i padëmtuar. Sipas disa burimeve, Zogu arriti nxjerrë pistoletën e tij dhe të qëllojë në drejtim të atentatorëve, pa arritur ti godasë. Thuhet se Zogut i janë bërë 55 atentate, gjatë sundimit të tij. Të dy Çami dhe Gjeloshi mbanin pasaporta jugosllave në atë kohë, edhe pse Jugosllavia në atë kohë nuk do të dëshironte vdekjen e Zogut, sepse kjo do të çonte në një ndërhyrje të Mbretërisë së Italisë në Shqipëri, e cila nuk ishte në interesin e Jugosllavisë.

Sipas kujtimeve të Gjeloshit, Gjeloshi vrau Llesh Topallajn sepse e ngatërroi atë me Zogun. Topallaj kishte rroba ushtarake, ndërsa Zogu ishte me rroba civile. Gjithashtu ishte Gjeloshi i cili plagosi Eqrem Libohovën. Gjeloshi gjithashtu kujton se revolveri i Çamit nuk shkrepi dy herë rresht dhe e shtëna e tretë e Çamit ishte e pafatë, sepse ajo tashmë ishte vonë. Gjeloshi e kundërshton faktin që Zogu bëri përpjekje për të mbrojtur veten e tij dhe aq më tepër që mbreti nxorri pistoletën e tij për të qëlluar ndonjë. Gjithashtu Gjeloshi kujton se Llesh Topallaj nuk e mbuloi me trupin e tij mbretin si thonë disa legjenda shqiptare, për shkak se Topallaj u qëllua nga Gjeloshi dhe nuk kishte kohë për të reaguar. Gjithçka sipas Gjeloshi ndodhi në jo më shumë se disa sekonda, sepse sigurimi austriak reagoi menjëherë dhe i kapi të dy atentatorët.

Në vitin 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga ana e Mbretërisë së Italisë, autoritetet italiane e emëruan Aziz Çamin shef të policisë së Korçës, por Çami dezertoi dhe u bashkua me Ballin Kombëtar, në të cilin ai do të bëhej komandant i një batalioni dhe në mënyrë aktive i rezistoi trupave gjermane. Në vitin 1943 ai u bë komandant i forcave të Vlorës të Ballit Kombëtar, duke pasuar Hysni Lepenicën, i cili ishte vrarë gjatë një beteje me trupat italiane. Çami vetë u vra nga komunistët shqiptar në dhjetor 1943, në të njëjtin shesh ku u vra Avni Rustemi në vitin 1924.

Referime

Tags:

Ahmet ZoguBalli KombëtarFan NoliLufta e Dytë BotëroreLufta e VlorësTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Agjërimi në IslamTuberkuloziNumri i thjeshtëLista e bimëveNamazi i SabahutAustraliaMuzeu i KosovësArteriaKongresi i LushnjesBimëtKarakteristikat e zeritFluturaJupiteriLetërsia e Rilindjes EvropianePashallëku i JaninësHistoriaRexho MulliqiHaki StërmilliPejgamberët në IslamAmerikaMbretëria ShqiptareKompjuteriKalciumiQabejaGjeografia e ShqipërisëShkencaLidhja e LezhësLuksemburguPopullsia në BotëTiroidetKlima e ShqipërisëDritëro AgolliHistoria e fesë islameRadha e veprimeve matematikoreRënia e komunizmit në ShqipëriTelefoniGjeografia e GjermanisëPjetër BudiKlimaAmerika JugoreBiosferaPartia e Punës e ShqipërisëKush e solli Doruntinën (roman)Marie CurieGjitariMetriKalaja e KrujësMbreti LuanPankreasiRrethi i TropojësNikola TeslaPlakatKaliumiJohn Lee HookerBasketbolliMoraliNdotja e ajritEkonomia e ShqipërisëMiniera e TrepçësMbrojtja e mjedisitSali BerishaProdhimi i Brendshëm BrutoÇarls DarvinDrejtkëndëshiKantoni Verdun-sur-le-DoubsDemografia e ShqipërisëMuzika populloreHolokaustiKonferenca e Paqes në ParisHektoriZgjoi /Hive (film)Kompleksi Memorial Adem Jashari në PrekazPuna (fizikë)Dialektet e gjuhës shqipeBipolarizmiEnergjia e rrezatimit te diellitFotosintezaIlirët🡆 More