Këngët 4,5,6 formojnë një suitë tri-pjesëshe të quajtur A Mind Beside Itself. Ato janë të quajtura kështu në pjesën e brendshme të kopertinës së CD-së; sidoqoftë, në pjesën e jashtme të kopertinës këto këngë janë të rradhitura individualisht, duke mos u përmendur fraza "A Mind Beside Itself". Secila nga këto këngë është e treguar veçmas në CD, dhe Dream Theater zakonisht i trajtonjnë ato si këngë të veçanta (individuale) në koncertet e tyre. Por, sidoqoftë, ato janë performuar edhe së bashku (njëra pas tjetrës) në koncertin Live Scenes from New York me emrin "A Mind Beside Itself", pjesa I, II, dhe III.
Ngjashëm, këngët "The Mirror" dhe "Lie" mund të thuhet se janë pjesë të një kënge të ndarë në gjysmë. Ato lidhen shumë rrjedhshëm në mes veti dhe gjasojnë shumë me pjesën e këngës "The Mirror" e cila përsëritet në mënyrë alternative në solo-n e "Lie". Edhe pse janë të shkruara nga anëtarë të ndryshëm të bendit, ato ndajnë temat e njëjta: tradhëtinë, besën dhe humbjen e kontrollës.
Kevin Moore pas inçizimit të albumit shpalli se do të largohej nga bendi, gjë kjo që sipas John Petrucci-t ishte e papritur. Kështu ai u përjashtua edhe nga proceset e bërjes së albumit (si p.sh. miksimit) dhe nuk u paraqit në dy video-klipet e inçizuara nga bendi.
Bendi kurrë nuk e ka performuar këngën "Space-Dye Vest" live. Mike Portnoy ka deklaruar se ata nuk dëshirojnë që ta performojnë këtë këngë pa Kevin Moore, sepse "kënga është e tij", dhe ata nuk do ta përfhinin në album po ta dinin se Moore do ta linte bendin. Moore-it iu janë dhënë disa shansa që ta performojë këtë këngë bashkë me pesë anëtarët e Dream Theater, por deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha.
Në një shënim të demos së albumit, Mike Portnoy shkruan: "Në prapavështrim, teksti i Kevin-it në këngën "6:00" dhe teksti i John-it në "Innocence Faded" tregojnë të dy anët e keqësimit të marrëdhënieve në mes tyre.
Grafiku performues
Billboard 200:
Awake - #32
UK Top 75 Albums:
Awake - #65
Billboard Mainstream Rock Singles:
"Lie" - #38
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Awake, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.