Afetaria Në Shqipëri

Afetaria, agnosticizmi dhe ateizmi gjenden te shqiptarët krahas feve tradicionale të Islamit dhe Krishtërimit.

:
:

Praktikimi i fesë në Shqipëri (UNDP 2018)

  Praktikon fe (37.3%)
  Nuk praktikon fe (62.7%)

Shqipëria në tërësi ka nivel të ulët fetarizimi, sipas studimeve të viteve 2008, 2009 dhe 2015, Shqipëria ishte vendi i 20-të më pak fetar në botë. Po ashtu shumica e shqiptarëve bëjnë një jetë laike pa kushtëzime fetare.

Historia

Afetaria Në Shqipëri 
Ismet Toto, promovuesi i parë i ateizmit në Shqipëri

Fillesat e afetarisë

Afetaria në Shqipëri u shfaq pas një periudhe të antiklerikalizmit dhe shekullarizmit në kontekstin e rritjes së nacionalizmit shqiptar gjatë periudhës Osmane. Në periudhën e vonshme të Perandorisë Osmane, nacionalizmi shqiptar i shtyu shqiptarët që të linin mënjëanë dallimet fetare dhe nxiti diçka që shumë historianë e quajnë "fenë civile të shqiptarizmës". Poezia e famshme "Moj Shqypni" e Pashko Vasës i kërkonte shqiptarëve që të "E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!"

Rilindas shqiptarë të shekullit e 19-të si Faik bej Konica, Jani Vreto dhe Zef Jubani ishin kritik në retorikën e tyre ndaj feve dhe klerit, (Faik Konica shkoi deri në atë pikë sa të thoshte "Më vjen për të vjellur nga çdo fe") por avokati i parë i braktises së fesë qe publicisti dhe revolucionari Ismet Toto, i cili në 1934 shkruajti polemikën "Grindja me Klerin". Ky i fundit u pasua nga Anastas Plasari që shkruajti veprën "Sëmundja fetare" në 1935. Poeti i njohur i asaj periudhe, Migjeni, shkruajti poezinë "Blasfemi" e cila kishte nota të theksuara kritike ndaj fesë.

Një figurë tjetër e rëndësishme e asaj kohe ishte politikani, aktivisti pro pavarësisë dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Hysen Hoxha (1861–1934) , i cili gjithashtu ishte xhaxhai i Enver Hoxhës. Ai njihej si një "radikal ateist anti-kolonialist" dhe qëndrimet e tij kanë ndikuar te qasja ndaj fesë që pati Enver Hoxha.

Afetaria Në Shqipëri 
Lasgush Poradeci shkruajti poezinë "Eskursioni teologjik i Sokratit" me qasje ateiste

"Nuk ka Zeus, as nuk ka zot, Ferr,

Lugat t'imagjinuar,

po ka popull të paditur,

popull q'ende s'është zgjuar."

— Lasgush Poradeci, Eskursioni teologjik i Sokratit

Ndalimi i Fesë

Gjatë diktaturës komuniste në vitin 1946 fillimisht feja u kufizua dhe në 1967 u ndalua tërësisht gjatë regjimit të Enver Hoxhës (por një sasi praktikimi privat mbijetoi). Deri maj të 1967 institucionet fetare ishin detyruar të dorëzonin 2,169 objekte fetare. Revista kulturore "Nëndori" e raportoi ngjarjen duke thënë se rinia kishte krijuar "shtetin e parë ateist në botë. Kufizimet u zbutën në 1985 dhe në 1990 u hoqën fare nën udhëheqjen e Ramiz Alisë.

Demografia

:
:
:
:

Besimi në Shqipëri (2016 Barem-WIN/ Gallup International)

  Fetar (56%)
  Jofetar (30%)
  Ateist (9%)
  Nuk e di/nuk tha gjë (5%)

Në ditët e sotme numri i afetarëve në Shqipëri varion shumë sipas burimit.

Sipas një studimi të Gallup International në 2016, 30% e shqiptarëve nuk ishin fetarë, ndërkohë një 9% tjetër ishte ateist (56% ishin fetarë). Në Censusin e 2011 (i cili pati kontestime të shumta Këshilli i Evropës dhe organizma të tjerë)numri i ateistëve ishte 2.5%, i besimtarëve të pa cilësuar ishte 5.49%, ndërsa e të padeklaruarve ishte 13.79%. Një studim tjetër nga Gallup në 2009 nxorri se për 53 % të shqiptarëve feja nuk kishte rëndësi , ndërsa një burim tjetër flet për 72% jo praktikantë. Në përgjithësi shqiptarët edhe kur identifikohen me një besim fetar, ata praktikojnë e praktikojnë pak ose aspak atë. Sipas një studimi nga fondacioni "Friedrich Ebert", 84% e të rinjve të moshave 16-27 vjeç praktikojnë besim fetar vetëm gjatë festave (61%) ose asnjëherë (23%).

Në dallim nga shoqëritë myslimane, shumica dërrmuese e burrave shqiptarë të moshave 15-59 vjeç nuk janë të rrethprerë (bërë synet). Sipas një studimi nga INSTAT 36.8% e burrave shqiptarë ishin të rrethprerë, ndërsa te myslimanët kjo kjo shifra shkonte 46.5%, ndërkohë që kjo praktikë është thuasje universale (mbi 90%) në botën islame.

Një studim mjekësor i 2008 në Tiranë nxorri se 67% e myslimanëve dhe 55% e të krishterëve ishin tërësisht jopraktikantë të fesë. Ndjekja e rregullt e objekteve të kultit ishte e ulët për të dyja grupet pasi 6% e myslimanëve dhe 9% e të krishterëve shkonin njëherë në dy javë në objektet e kultit. Faljet disa herë në ditë ishin po ashtu shumë të rralla (2% e Myslimanët dhe 3% e të krishterët). Agjërimi i rregullt gjatë Ramazanit apo Kreshmave ishte 5% për myslimanët dhe 6% për të krishterët.

Sipas sondazhit WIN/Gallup International në 2016 për besimet e shqiptarëve:

  • 80% besojnë në ndonjë zot
  • 40% besojnë në jetën pas vdekjes
  • 57% besojnë se njerëzit kanë shpirt
  • 40% besojnë në ferr
  • 41% besojnë në parasjë

Afetaria në shoqëri

Në Shqipëri identiteti fetar është lidhur më shumë me origjinën familjare se sa me praktikën faktuale, kjo edhe në qoftë se personi në fjalë nuk është fetar. Për shkak të arsyeve historike, socio-ekonomike dhe kulturore ka ende peshë shoqërore në shumë kontekste.

Sipas një studimi të organizatës UNDP të OKB-së, pesë faktorët kryesorë që mundësojnë tolerancën fetare në Shqipëri janë evidentuar të mëposhtmet:

  • Indiferenca fetare ose mungesa e njohurive për fetë (76% e shqiptarëve mendojnë kështu)
  • Kultura vendore (kombëtare) dhe dominimi i traditave kombëtare ndaj atyre fetare (83.3% )
  • Respekti i ndërsjellë dhe respektim për liritë individuale
  • Sekularizmi (83.1%)
  • Ateizmi i trashëguar nga periudha komuniste (67.6%)

Disa intelektualë shqiptarë janë ankuar për krijimin e një tabuje rreth ateizmit siç u pa në vizitën e Papës ku ateizmi u lidh me krimet e komunizmit. Po ashtu ka pasur ankesa mbi diskursin fetar brenda dhe jashtë Shqipërisë që citojnë statistikat e vjetëruara fetare që e paraqesin vendin sikur është 100% fetar, duke mënjanuar ekzistencën e jofetarëve/ateistëve.

Figura publike ateiste dhe afetare

Afetaria Në Shqipëri 
Ismail Kadare, shkrimtari i famshëm me origjinë myslimane i cili e ka quajtur veten ateist.

Disa nga ateistët më të njohur në Shqipëri janë Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ben Blushi, Fatos Lubonja, Mustafa Nano, Saimir Pirgu, Diana Çuli, Elton Deda, Fatos Tarifa, Edmond Tupja, Ylli Rakipi, Gilman Bakalli, Blendi Fevziu, Moikom Zeqo, dhe Rrahman Parllaku.

Në 8 korrik 2014 kryeministri Edi Rama u shpreh në në lidhje me fenë se "Unë nuk praktikoj besim tjetër, përveç atij tek vetja dhe tek njerëzit, por nuk besoj se sidoqoftë eksiztenca ose jo e Zotit është një çështje që mund të zgjidhet ndonjëherë nga të vdekshmit."

Shih edhe

Referime

Tags:

Afetaria Në Shqipëri HistoriaAfetaria Në Shqipëri DemografiaAfetaria Në Shqipëri Afetaria në shoqëriAfetaria Në Shqipëri Shih edheAfetaria Në Shqipëri ReferimeAfetaria Në ShqipëriIslami

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

SinonimiaLuaniEnergjia elektrikeAldehidet dhe KetonetBakriEvropaAcidet dhe BazatBiomasaMuzika populloreLibriZemraAK-47Aventurat e Tom SojeritPjesëzaIkametiPozita gjeografike e ShqipërisëLista e liqeneve në ShqipëriInstrumenti muzikorLiqeniForcaPerandoria BizantineUmberto EcoAmerika JugoreAcidiLuiz EjlliHistoria e gjeometrisëPjesët përbërëse të kompjuteritLista e elementeve kimike sipas numrit atomikHistoriaDhunaHijaAlkooliUlçera në stomakElhamdulilahOlta GixhariFlamuri i ShqipërisëVitaminatMacjaZhurmat në veshTërmetiDemografia e PolonisëEmriLetërsia shqipeMusine KokalariAdolf HitleriShenjat e Urdhërave të PreraPërcaktoriDrini i ZiRënia e komunizmit në ShqipëriVitamina CPeshkopiaVolejbolliDita e mësuesitNamazi i YlesSëmundjet e zemrësNeolitiAtomiDhëmbët e njeriutBasketbolliEvropa JugoreRedonEmpatiaRelieviLeonid BrezhnevSistemi i tretjesJetëshkrimiVeneraKimiaKanceriDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Mësonjëtorja e KorçësKultura e ShqipërisëSëmundja e AlzheimeritLulekuqjaBjellorusiaSëmundja seksualisht të transmetueshmeKlonimiLufta e Parë Ballkanike🡆 More