Afetaria

Afetaria (jofetaria) është mungesa, indiferenca, anashkalimi ose refuzimi i fesë dhe çështjeve fetare.

Sipas studimit global të Qendrës së Kërkimeve Pew për vitin 2012 mbi 230 vende dhe territore, 16 % e popullsisë së botës nuk është e lidhur me një fe të caktuar, ndërsa 84 % janë të lidhur.

Afetaria mund të përfshijë disa forma të teizmit, në varësi të kontekstit fetar që përkufizohet; për shembull, në Evropën e shekullit XVIII, mishërimi i mosbesimit ishte deizmi, ndërsa në Azinë Lindore bashkëkohore termi i përbashkët që do të thotë "ireligjion" ose "pa fe" (kinez. 無 宗教, japonez. wú zōngjiào, korea. mu shūkyō pron. mujonggyo), me të cilën shumica e popullsive të Azisë Lindore e identifikojnë veten, nënkupton mos anëtarësimin në një nga fetë institucionale (siç është Budizmi dhe Krishterimi) dhe jo domosdoshmërisht mosbesim në fetë tradicionale popullore të përfaqësuara kolektivisht nga Shendao kineze dhe Shinto japoneze.

Sipas studimeve ndërkulturore, duke qenë se feja dhe fertiliteti janë të lidhura pozitivisht ndërsa sekularizmi dhe fertiliteti janë të lidhur negativisht, sekularizmi pritet të bie gjatë gjithë shekullit XXI. Deri në vitin 2060, sipas parashikimeve të tyre, numri i njërëzve afetarë do të rritet me mbi 35 milion, por përqindja do të ulet në 13 % sepse popullsia e përgjithshme do të rritet më shpejt.

Shih edhe

Literatura

  • Coleman, Thomas J.; Hood, Ralph W.; Streib, Heinz (2018). "An introduction to atheism, agnosticism, and nonreligious worldviews". Psychology of Religion and Spirituality (në anglisht). 10 (3): 203–206. doi:10.1037/rel0000213.
  • John Allen Paulos (2009). Irreligion: A Mathematician Explains Why the Arguments for God Just Don't Add Up (në anglisht). Macmillan. ISBN 978-0-8090-5918-8.
  • Richard Henry Popkin; Arie Johan Vanderjagt (1993). Scepticism and irreligion in the seventeenth and eighteenth centuries (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-04-09596-0.
  • Eric Wright (2010). Irreligion: Thought, Rationale, History (në anglisht). BiblioBazaar. ISBN 978-1-171-06863-1.

Referime

Tags:

Feja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Pjesët e ligjëratësSulejman VokshiDinozauriGjakuPikësimiKalaja e KrujësFotosintezaForca e rëndesësPëremriKosovaRryma elektrikeShkollaPozita gjeografike e ShqipërisëLufta e Parë BotëroreTermocentraliVeshiLidhëzaKoreja e JugutThyesaAlpet ShqiptareShtatë mrekullitë e botësLista e lumenjve më të gjatëRiciklimiLegjendaPlastikaAnoreksiaKonventa për të Drejtat e FëmijësMacjaApoloniaTepelenaLojërat Olimpike VeroreGjergjiMitrush KuteliKompjuteriPulsi i zemrësJelekuPsoriazaKarnavalet brazilianeParahistoriaIkametiSteve JobsTrombocitiDasma shqiptareHemoglobinaAmerika VerioreMusine KokalariGjergj FishtaEposi i kreshnikëveThanaADHDLetërsiaPashallëku i JaninësEmpatiaSëmundja e ParkinsonitElektromagnetiDelfiniKorçaJava (gjuhë programimi)Vallet shqiptareMarrëdhënia seksualeVasfije KrasniqiLetraÇElektricitetiNjohja ndërkombëtare e KosovësPylliLista e festave në ShqipëriIbrahim RugovaAustriaHistoria e kompjuteritHidroenergjiaKuzhina shqiptareGjuha standardeThomas EdisonMona LizaDragoiBotaNdotja🡆 More