Fatos Lubonja: Shkrimtar dhe disident shqiptar

Fatos Lubonja (Tiranë, 27 prill 1951) është shkrimtar, disident, përkthyes, botues i shtëpisë botuese Përpjekja dhe revistës me të njëjtin emër, si dhe analist aktiv shqiptar.

Fatos Lubonja
Fatos Lubonja: Biografia, Vepra, Polemikë
U lind më (1951-04-27) 27 prill 1951 (72 vjeç)
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
KombësiaShqiptar
EdukimiUniversiteti i Tiranës
Gjinitë letrarememuaristikë, publicistikë
Punët e shquaraRidënimi
Çmime
  • Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë "Alberto Moravia"
  • 2002
  • Çmimi "Herder" për Letërsinë
  • 2004
Vite aktiv1994 - sot

Biografia

U lind më 27 prill 1951 në Tiranë në një familje funksionarësh të Partisë së Punës, i biri i Todi dhe Liri Lubonjës. I ati kishte qenë drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa e ëma qe punonjëse e Institutit të Historisë. Kur ka qenë 16 vjeç u dënua për riedukim në Laç. I ati më 1974 u arrestua dhe u dënua me burg pas Festivalit të 11 të Këngës, me akuzën për "për futjen e ndikimeve dekadente që vinin në opozicion me vijën e Partisë në muzikë." Po atë vit që Fatosi kishte përfunduar studimet për fizikë teorike në Universitetin e Tiranës, Fatosi u arrestua për "agjitacion dhe propagandë" sepse gjetën të fshehura shkrime kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Dënimin nisi ta shlyente në minierën e bakrit të burgut të Spaçit.

1979 ende i burgosur, u dënua sërish edhe me 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 17 mars 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.

Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Vepra

Dy veprat e tij që i shkroi gjatë burgimit, dramae shkruar në Burrel në vitet 1988-1989 Ploja e mbrame dhe Në vitin e shtatëmbëdhjetë u botuan më 1994. Megjithëse më e dashur për të, e para u përcoll gati në heshtje; ndërsa e dyta ngaqë përbën një ditar burgu u përcoll me kërshëri e madje u botua i plotë në Itali. Libri tjetër memuaristik, Ridënimi u botua në Tiranë më 1996, u përkthye në anglisht dhe u botua në Londër më 2009. Përmbledhja e tij publicistike Liri e kërcënuar: publicistika e viteve 1991–1997 u botua më 1999.

Polemikë

I shquar për qëndrimin e tij, Lubonja ka qenë ndër kritikët më të zëshëm të faktorëve politikë dhe shoqërorë, nga lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, ai i Partisë Socialiste Edi Rama, te kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj, i Aleancës Kuq e Zi si dhe shkrimtarit Ismail Kadare.

Botime

  • Në vitin e shtatëmbëdhjetë: ditar burgu 1990-1991, Tiranë: sh.b. Marin Barleti, 1994;
  • Ploja e mbrame, Tiranë: Marin Barleti, 1994;
  • Ridënimi, Tiranë: bot. Përpjekja, 1996;
  • Liri e kërcënuar, Tiranë: Përpjekja, 1999;
  • Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik (anglisht: Albania's heritage in danger), bashkëautor me Artan Shkrelin, Geneve: Tricorne, 1999;
  • Nëntëdhjeteshtata: Apokalipsi i rremë, Tiranë: Marin Barleti, 2010.

Referime

Tags:

Fatos Lubonja BiografiaFatos Lubonja VepraFatos Lubonja PolemikëFatos Lubonja BotimeFatos Lubonja ReferimeFatos Lubonja195127 prillTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Isa BoletiniLasgush PoradeciKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPersonat me aftesi te kufizuaraRespekt per te moshuarveHistoria e TiranësSarandaAngliaAvni RustemiParafjalaTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriSëmundjet e zemrësRomantizmi në kulturën europianeButrintiLlojet e perfitimit të energjisë elektrikeSistemi i frymëmarrjesSulejman VokshiDritaMetaletMali i TomoritMeningjitiTurbinat me erëMarie CurieShtatzëniaWarnerMediaHidroenergjiaMonarkia absoluteTrupat e Sistemit DiellorFoshnjaBimëtUlqiniKaliAriu polarSulfuriParisiAutobiografiaBusullaLista e gjeografive të shteteveKampionët e Seria AZona ruraleKitaraGratë e MuhameditEkosistemiIlirëtQeni i SharritMahatma GandiAntilopaKolesteroliMetriDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeShqipëriaNiko EngonopuloShenjat astrologjikeBronkitiArti në ShqipëriMyshqetGjarpriVendbanimi28 Nëntori - Dita e FlamuritEnergjiaÇPrincesha ArgjiroMamuthi leshatorRrethi i TropojësRilindja Kombëtare ShqiptareTretësiratKoreja e JugutJaponiaMësonjëtorja e KorçësPjetër BudiVera (stinë)Fahrije HotiLiqeni i OhritRevolucioni industrialFrazeologjiaPerandoria BizantineMagnetiFlamuri i ShqipërisëGjirafa🡆 More