Robert Aliaj Dragot (18 shkurt 1960) është këngëtar dhe piktor shqiptar.
Roberti ka lindur në Tiranë. Ka studiuar për pikturë në liceun artistik të Tiranës. Ai është i martuar me përkthyesen e njohur, Mimoza Dino. Ka 2 fëmijë, Kristin dhe Galën. Kristi është piktor, ndërsa Gala këngëtare. Në vitin1991, ai emigroi bashkë me familjen e vet fillimisht në Greqi dhe pas 5 vitesh shkuan në Belgjikë. Roberti është vëllai i piktorit dhe skenografit të njohur, Rexhep Aliaj.
Në fund të viteve 90, pas një karriere të gjatë si këngëtar, Robert Aliaj Dragot i rikthehet pasionit të tij të parë, si piktor artistik. Puna artistike e Dragotit është figurative dhe karakterizohet nga elemente teknike, si: fotografi, televizion dhe film. Pikturat e tij përmbajnë subjekte nga politika e deri tek ato më banale. Pasi e braktisi pikturën për pak kohë, ai u mor me realizimin e videove dhe filmit me metrazh të shkurtër. Gjithashtu, ai ka eksperimentuar me fotografinë, imazhe, animacione, tinguj dhe pikturë. Ka marrë pjesë në panele të ndryshme të spektaklit shqiptar, si: Dance With Me, Gjeniu i vogël, Love Story, Big Brother etj.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Robert Aliaj Dragot, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.