Universiteti I Athinës

Universiteti Kombëtar Kapodistrian i Athinës (greqisht: Εθνικόν και Καποδιστριακόν Πανεπιστήμιον Αθηνών Ethnikón kai Kapodistriakón Panepistímion Athinón), i njohur thjesht si Universiteti i Athinës, është një universitet publik i cili ndodhet në Athinë, Greqi.

Universiteti I Athinës
Univerziteti

Historiku

Universiteti i Athinës u themelua me dekret mbretëror më 14 prill 1837 dhe u përurua më 3 maj 1837.

Fillimisht u vendos në një ndërtesë të restauruar otomane në anën verilindore të Akropolit. Sot kjo ndërtesë funksionon si Muzeum i Universitetit. Fillimisht u emërtua Universiteti «Othon» nga emri i ish-mbretit të Greqisë Othon dhe përbëhej nga 4 degë studimi me 52 studentë.

Më 1841 shërbimet administrative dhe degët e studimit u transferuan në "godinën qendrore" aktuale që njihet si godina e Universitetit të Athinës në qendër të kryeqytetit grek. Më 1932 Universiteti u emërua zyrtarisht Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës, për nder të Ioannis Kapodistrias, guvernatori i parë i Greqisë pas çlirimit të kombit. Sot, godina kryesore strehon Rektoratin, Senatin, Sallën e Madhe të Ceremonive dhe shërbime të tjera të rëndësishme qendrore. Oborri i saj (propylaea) ka fituar vlerë shoqërore historike, pasi është bërë një vend i tubimeve politike, protestave shoqërore dhe demonstratave të studentëve dhe grupeve të tjera shoqërore që marrin pjesë në lëvizjet për mbrojtjen e të drejtave shoqërore.

Deri në vitin akademik 1925-1926 Universiteti i Athinës ishte i vetmi universitet në Greqi. Ai e furnizonte shoqërinë greke me shkencëtarë të kualifikuar në mjekësi, shkencat natyrore dhe shoqërore, drejtësi dhe ekonomi, shkencat humane dhe teologji. Gjatë shumë viteve të funksionimit të tij, ai ka funksionuar si një qendër të prodhimit intelektual, duke inkurajuar funksionimin e qarqeve intelektuale brenda dhe jashtë mjediseve të tij. Në ditët e sotme ai vazhdon të ofrojë shërbime të rëndësishme shoqërore, pasi stafi i tij shkencor dhe mësimdhënës shpesh merr pjesë në komisione kombëtare dhe ndërkombëtare, zhvillon projekte kërkimore arsimore, organizon dhe merr pjesë në seminare për grupe të ndryshme shoqërore, shpesh paralelisht me punësimin e tij të plotë. Një nga kontributet e tij më të rëndësishme është në fushën e shëndetit kombëtar, pasi studentët e praktikës ofrojnë shërbimet e tyre mjekësore për publikun, nën mbikëqyrjen e stafit mësimor.

Fakultetet dhe departamentet

Universiteti përbëhet nga 8 fakultete dhe 33 departamente të varura prej tyre, si dhe dekanët dhe përgjegjësit e tyre.

    Fakulteti Teologik
  • Departamenti i Teologjise
  • Departamenti i Teologjise Sociale
    Fakulteti Juridik
    Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike
  • Departamenti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike
  • Departamenti i Ekonomisë
  • Departamenti i Komunikimit dhe Masmediave
  • Departamenti i Studimeve Turke dhe Studimeve Bashkëkohore Aziatike
    Fakulteti Filozofik
  • Departamenti i Filologjisë
  • Departamenti i Historisë dhe Arkeologjisë
  • Departamenti i Filozofisë, Pedagogjisë dhe Psikologjisë
  • Departamenti i Psikologjisë
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsise Angleze
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsise Gjermane
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsise Italiane
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsise Spanjolle
  • Departamenti i Studimeve Muzikore
  • Departamenti i Studimeve të Teatrit
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Ruse dhe Studimeve Sllave
    Fakulteti i Shkencave
  • Departamenti i Fizikës
  • Departamenti i Kimisë
  • Departamenti i Matematikës
  • Departamenti i Biologjisë
  • Departamenti i Gjeologjisë dhe Gjeokomunikacionit
  • Departamenti i Informatikes dhe Telekomunikacionit
  • Departamenti i Historisë dhe Filozofisë së Shkencës
    Fakulteti i Shkencave Shëndetësore
  • Departamenti i Mjekësise
  • Departamenti i Stomatologjisë
  • Departamenti i Farmacisë
  • Departamenti i Infermierisë
    Fakulteti i Shkencave të Edukimit
  • Departamenti Pedagogjik i Arsimit Fillor
  • Departamenti i Arsimit dhe Edukimit për Moshën Parashkollore
    Fakulteti i Edukatës Fizike dhe Sportit

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Universiteti I Athinës HistorikuUniversiteti I Athinës Fakultetet dhe departamentetUniversiteti I Athinës Shih edheUniversiteti I Athinës Lidhje të jashtmeUniversiteti I Athinës ReferimeUniversiteti I AthinësAthinaGjuha greqisht

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RamazaniMultiple sklerozaDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutSëmundjet e gjakutMuri i BerlinitZvicraTë drejtat e graveFan NoliDita Botërore e ujitAventurat e Tom SojeritElefantiLufta e KosovësLista e lumenjve në KosovëFitër BajramiRedonHidrokarburetAleksandri i MadhZgjedhjet vendore në Shqipëri 2023Revolucioni francezPolianaNamaziURLKuvendi i VlorësHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)RiciklimiLeonardo da VinçiVaginaCikli i UjitEvropa JugoreLimfocitiKanceriNamazi i IqindisëHektoriNdotjaRumaniaShenjat e Urdhërave të PreraKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeSeksi analAmerikaVallet shqiptarePasqyratDita e mësuesitTigriVeshiLista e fjalëve në IslamLidhëzat në gjuhën shqipePresidenti i ShqipërisëEnzimatMiniera e TrepçësLahutaLista e bimëveBimësiaKultura në KosovëEmpatiaLiqeniAgjërimi i RamazanitDendësiaBashkimi SovjetikInteligjencaSpondiliartrozaFazat e Rilindjes ShqiptareBazatPrincipata e Gjon KastriotitDjegiaAlfabeti shqipDon Kishoti i MançësRrethiPoloniaShqipëria e PavarurPashallëku i ShkodrësHolokaustiPjesëtimiTumori i truritQarku elektrikFusha magnetikeÇifteliaLista e viteve🡆 More