Taulant Seferi: Futbollist maqedonas

Taulant Fatmir Seferi (lindur më 15 nëntor 1996) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për emirat Baniyas, në huazim nga Vorskla Poltava, dhe kombëtaren shqiptare.

Taulant Seferi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëTaulant Fatmir Seferi
Datëlindja (1996-11-15) 15 nëntor 1996 (27 vjeç)
VendlindjaKumanova, Maqedoni
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Baniyas
(në huazim nga Vorskla Poltava)
Numri99
Karriera me të rinjtë
2002–2011Milano Kumanovë
2011–2013Rabotnichki
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2014Rabotnički31(6)
2015–2016Young Boys II14(6)
2015–2021Young Boys8(0)
2018→ Wohlen (huazim)8(3)
2018–2019→ Winterthur (huazim)31(10)
2019–2020→ Neuchâtel Xamax (huazim)29(1)
2021Tirana (huazim)23(7)
2021–2022Tirana36(19)
2022–Vorskla Poltava24(11)
2023–→ Baniyas (huazim)7(3)
Karriera ndërkombëtare
2009Maqedonia U159(7)
2011–2012Maqedonia U173(2)
2012–2013Maqedonia U185(3)
2013Maqedonia U1910(4)
2014–2016Maqedonia U212(1)
2014Maqedonia2(0)
2017–2018Shqipëria U2112(2)
2019–Shqipëria16(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 maj 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 tetor 2023

Karriera me klube

Vitet e para

Seferi e nisi karrierën e tij futbollistike me klubin e qytetit të lindjes, FK Milano Kumanovë. Në vitin 2011, ai u transferua te FK Rabotnički.

Rabotnički

Seferi bëri debutimin e tij me Rabotničkin më 5 tetor 2013 në ndeshjen kundër Bregalnica Štip, duke u aktivizuar në minutën e 91të si zëvëndësues në vend të Krste Velkoski. Në atë kohë ai ishte 16 vjeç, 10 muaj e 20 ditë, duke u bërë një nga debutuesit më të rinjë në futbollin maqedonas.

Ai shënoi golin e parë si profesionist më 23 nëntor 2013 në fitoren bindëse 5–0 kundër KF Shkëndijes; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 61të dhe shënoi 20 minuta më pas. Ai e mbylli sezonin e parë me Rabotničkin me 3 gola në 16 ndeshje. Në sezonin 2014–15, ai u aktivivua në 12 ndeshje pa mundur të shënojë.

Young Boys

Në janar 2015, Seferi u transferua në Zvicër te BSC Young Boys. Ai fillimisht luajti me ekipin nën-21 në 1. Liga Classic. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi më 14 shkurt në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Grasshoppers, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20të të Super Ligës Zvicerane.

Pesë ditë më pas, Seferi luajti ndeshjen e tij të parë në kompeticionet evropiane, duke u aktivizuar si zëvëndësues në ndeshjen kundër Evertonit në raundin e 32-tave të UEFA Ligës së Evropës.

Seferi fitoi vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit Uli Forte, duke u aktivizuar në çdo ndeshje. Megjithatë, në mars, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe j'u nënshtrua operacionit. Pas operacionit, u konfirmua se Seferi do të qëndronte jashtë fushave të lojës për disa muaj. Në janar 2016, Seferi pësoi një tjetër dëmtim madhor, duke këputur tendinën patelare që do t'a mbante jashtë fushave të lojës për të paktën nëntë muaj.

Ai u rikthye nga dëmtimi i rëndë në tetor 2016, duke u aktivizuar me ekipin nën-21. Ai luajti ndeshjen e parë me ekipin e parë pas gati dy vitesh më 5 shkurt 2017, duke u aktivizuar në minutat e fundit kundër Sionit.

Më 10 korrik 2019, Seferi u huazua te Neuchâtel Xamax FCS për një sezon.

Tirana

Më 4 janar 2021, Seferi u huazua te klubi shqiptar Tirana për pjesën e mbetur të sezonin 2020–21. Ai mori fanellën me numrin 99 dhe bëri debutimin e tij zyrtar më 16 janar në fitoren 2–1 kundër Kastriotit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Ardit Tolit.

Seferi shënoi golin e tij të parë në Kategorinë Superiore më 31 janar kundër Apolonisë, duke finalizuar asistin e Ernest Muçit në minutën e 77të. Në përfundimin e sezonit, Tirana i ofroi Seferit një kontratë tre-vjeçare, të cilën ai e pranoi. Në qershor 2021, Seferi u huazua te Teuta për ndeshjet e tyte në UEFA Ligën e Kampioneve.

Seferi ishte një nga lojtarët kryesor të Tiranës në sezonin 2021–22, e cila u mbyll me fitimin e kampionatit për herë të 26të në histori. Ai shënoi 19 gola në 35 ndeshje, po aq sa Saliou Guindo i Laçit, i cili fitoi Këpucën e Artë për shkak se kishte luajtur më pak minuta se Seferi. Gjatë sezonit, ai formoi një dyshe të suksesshme në sulm me talentin Redon Xhixha: ata sëbashku shënuan dhe asistuan 49 nga 64 golat në kampionat të Tiranës.

Vorskla Poltava

Më 20 gusht 2022, Seferi firmosi me klubin ukrainas Vorskla Poltava një kontratë tre-vjeçare. Vorskla i pagoi Tiranës 500,000 $ kurse Seferi do të përfitonte 700,000 $ në gjatë tre viteve.

Në korrik 2023, Seferi u huazua për një sezon te Baniyas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Karriera ndërkombëtare

Maqedonia

Seferi luajti ndeshjen e tij të parë me Maqedoninë më 26 maj 2014 në ndeshjen miqësore kundër Kamerunit, duke zëvëndësuar Besart Abdurahimin në minutën e 57të. Duke u aktivizuar në këtë ndeshje, Seferi u bë lojtari më i ri në historinë e kombëtares maqedonase që luan një ndeshje, në moshën 17 vjeç e 6 muajsh. Ai theu rekordin e legjendës maqedonase Goran Pandev, i cili e kishte vendosur atë rekord më 6 qershor 2001 kundër Turqisë në moshën 17 vjeç, 10 muaj dhe 11 ditë.

Shqipëria

Të rinjtë

Në janar 2017, media shqiptare raportoi se trajneri i shpresave nën-21, Alban Bushi, e kishte bindur Seferi për të luajtur me kuqezinjtë. Në një tjetër intervistë, Bushi deklaroi se ai e kishte ftuar Seferin për një kamp përgatitor por ai nuk ishte lejuar nga ekipi i tii, i cili në atë kohë po zhvillonte fazën përgatitore. Federata Shqiptare e Futbollit e pajisi Seferin me pasaportën shqiptare për t'a të disponueshëm për fushatën kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2019.

Më 18 mars 2017, ai mori ftesën zyrtare nga ekipi nën-21 për dy ndeshjet miqësore kundër Moldavisë. Dy ditë më vonë, atij j'u dha pasaporta shqiptare nga presidenti Bujar Nishani. Ai debutoi në ndeshjen e parë më 25 mars e cila u mbyll në barazim pa gola; ai luajti si titullar. Seferi u aktivizua si titullar edhe në ndeshjen tjetër më 27 mars; Shqipëria fitoi 2–0.

Më 12 qershor 2017, Seferi luajti ndeshjen e tij të parë kompetitive kundër Estonisë në ndeshjen hapëse kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21; ai luajti 90 minuta të plota me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola. Ai shënoi golat e vetëm me kombëtaren nën-21 në formën e një dopiete më 18 tetor 2018 në barazimin 2–2 në ndeshjen e kthimit kundër Estonisë. Shqipëria e mbylli grupin e tyre në vendin e parafundit me vetëm një fitore në 10 ndeshje, duke mbledhur 7 pikë.

Ekipi i parë

Reja mori thirrjen e parë nga trajneri Edoardo Rejakombëtaren e parë në nëntor 2019 për dy ndeshjet mbyllëse të kualifikueseve të UEFA Euro 2020 kundër Andorrës dhe Francës. Ai debutoi kundër Andorrës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë me ndeshjen që u mbyll në një barazim zhgënjyes 2–2 në Elbasan Arena.

Seferi u përdor shumë pak gjatë fushatë së UEFA Ligës së Kombeve C 2020–21, duke mbledhur 90 minuta në tre ndeshje të luajtura. Shqipëria fitoi grupin e saj dhe u ngjit në Ligën B. Më 5 qershor 2022, Seferi shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar me Shqipërinë në barazimin 1–1 në transfertë kundër Islandës në UEFA Ligën e Kombeve B 2021–22.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 1 tetor 2022
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Rabotnički 2013–14 Liga e Parë Maqedonase 16 3 4 1 20 4
2014–15 12 0 1 0 2 0 15 0
Gjithsej 28 3 5 1 2 0 0 0 35 4
Young Boys II 2014–15 Swiss 1. Liga 1 0 1 0
2015–16 1 0 1 0
2016–17 12 6 12 6
Gjithsej 14 6 0 0 0 0 0 0 14 6
Young Boys 2014–15 Super Liga Zvicerane 1 0 1 0 2 0
2015–16 0 0 0 0 0 0
2016–17 7 0 0 0 0 0 7 0
2017–18 0 0 0 0
2018–19 0 0 0 0
2019–20 0 0 0 0
2020–21 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 8 0 0 0 1 0 0 0 9 0
Wohlen (huazim) 2017–18 Challenge League Zvicerane 13 3 13 3
Winterthur (huazin) 2018–19 Challenge League Zvicerane 32 10 2 0 34 10
Neuchâtel Xamax (huazim) 2019–20 Super Liga Zvicerane 29 1 1 0 30 1
Tirana (huazim) 2020–21 Kategoria Superiore 23 7 23 7
2021–22 34 19 2 0 36 19
2022–23 1 0 0 0 4 0 5 0
Gjithsej 58 26 3 0 4 0 0 0 65 26
Teuta (huazim) 2021–22 Kategoria Superiore 6 0 6 0
Gjithsej karriera 182 49 10 1 13 0 0 0 205 50

Kombëtarja

    Redaktuar më 13 qershor 2022
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Maqedonia 2014 2 0
Gjithsej 2 0
Shqipëria 2019 1 0
2020 4 0
2021 3 0
2022 2 1
2023 6 2
Gjithsej 16 3

Golat me kombëtaren

Lista e gola ndërkombëtare të shënuar Taulant Seferi
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 5 qershor 2022 Laugardalsvöllur, Reykjavík, Islandë 9 Taulant Seferi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës  Islanda 0–1 1–1 Liga e Kombeve 2022–23
2 12 tetor 2023 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 16 Taulant Seferi: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës  Republika Çeke 2–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
3 3–0

Trofe

    Rabotnički
  • Liga e Parë Maqedonase: 2013–14
  • Kupa e Maqedonisë: 2013–14
    Young Boys
  • Super Liga Zvicerane ndjekës: 2014–15, 2015–16, 2016–17
    Tirana

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Taulant Seferi Karriera me klubeTaulant Seferi Karriera ndërkombëtareTaulant Seferi Statistikat e karrierësTaulant Seferi TrofeTaulant Seferi ReferimeTaulant Seferi Lidhje të jashtmeTaulant SeferiFutbolliKombëtarja shqiptare e futbollitShqipëriaSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RacizmiGjirafaMona LizaMetaletPrilliRimaPlaku dhe detiLista e gjeografive të shteteveQeniArsimi në ShqipëriVolejbolliGlobalizimiPopullsia botëroreFan NoliDaulljaAfrikaGjallesat në zhdukjeParisiReal Madrid C.F.Shtetet e Bashkuara të AmerikësAeroplaniDeti AdriatikPrizmi (gjeometri)Sistemi diellorMotori elektrikFiset ilireLulëkuqet mbi mureKosova dhe bukuritë e sajPubertetiTurkmenistaniPiramidat e EgjiptitHerodotiOsmani IDita e TokësLudwig van BeethovenNexhmije PagarushaPashallëku i ShkodrësÇrregulimi obsesiv-kompulsivPetro MarkoRadha e veprimeve matematikoreKarbohidratetRrezet ultravjollcëMëlçiaZhurmat në veshZiadin SelaSerbiaDermatiti atopikTrombocitiCuca e maleve (Dramë)MenstruacionetQyteti i KukesitRomeo dhe ZhuljetaGjergj FishtaFran FrrokajDemografia e Maqedonisë së VeriutArkimediBimëtBurimet natyrore të KosovësTelefoniMultiple sklerozaDon Kishoti i MançësLumiHidrografia e ShqipërisëMësonjëtorja e KorçësProdhimi i Brendshëm BrutoMalet e SharritCikli menstrualDielliRespekt per te moshuarveVideosexTeknologjiaPjesët përbërëse të kompjuteritFlamuri i KosovësDiarrejaShpyllëzimiCikli i UjitPiramida (gjeometri)Demenca🡆 More