Stefan Shundi

Stefan Shundi (1906-1947) ishte një shkrimtar, kritik, avokat, futbollist dhe organizues sporti shqiptar.

Stefan Shundi
U lind më1906
Tiranë, Perandoria Osmane
Vdiq më1947
Emri i letraveGjergj Kuka ose Nichts
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareDramë, Kritikë letrare

Jetëshkrim

Stefan Shundi lindi më 1906, në Tiranë (asokohe pjesë e Perandorisë Osmane), dhe më pas studioi në Austri dhe në Itali, ku u diplomua në fushën e drejtësisë në Universitetin e Milanos. Më 1929, si student, u zgjodh nga qeveria e Zogut që, së bashku me studentë të tjerë, të merrte pjesë në Hollandë në një ceremoni përkujtimore e nderuese dedikuar Lodewijk Thomsonit, ushtarakut holandez i cili ra ne Shqiperi në krye të detyres, si pjesë e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, që mbronte Shqiperinë e posakrijuar.

Pas përfundimit të studimeve në Itali, u kthye në Tiranë dhe ushtroi atje profesionin e avokatit deri sa vdiq. Gjithashtu ishte edhe një nga themeluesit e Shoqërisë Sportive SK Tirana, si drejtues i të cilës mbajti më 10 korrik 1930 edhe fjalimin si fitues i kampionatit të parë të futbollit në Shqipëri.

Si shkrimtar e publicist botoi (edhe me pseudonimet Gjergj Kuka, Nichts) artikuj në organe të ndryshme të viteve ’30 – ’40 ("Minerva", "Arbënia", "Shkëndija", "Leka" etj.). Si kritik letrar Stefan Shundi iu qas, me theks jo rrallë polemik, kryesisht poezisë bashkëkohore shqiptare të autorëve si Gjergj Fishta, Vinçens Prenushi, e Lasgush Poradeci. Veç dramës së botuar me lëndë folklorike “Kalorësi i vdekjes ose Kostandini e Geruntina” (1937), ka lënë në dorëshkrim tre vepra (“Dy titanët – Skënderbeu e Moisi Golemi”, “Votra e gjyshit – shënime historike” dhe romani "Nanë moj”), asnjë nga të cilat nuk janë botuar deri më sot. Bënte pjesë, së bashku me të tjerë të rinj të asaj kohe si Nebil Çika, Ernest Koliqi, Asim Jakova, e Tahir Gjinali në korrentin "reaksionar" të të rinjve, çka s'ish gjë tjetër veçse një variant i neoshqiptarizmës së Branko Merxhanit. Vdiq më 1947 në rrethana misterioze.

Notes

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fan NoliGravitetiInfeksioni seksualisht i transmetueshëmLindja (biologji)Vallet shqiptareAnemiaKomunizmiPenisiMali i DajtitTrëndafiliAriuEnver HoxhaPeshkopiaFabulaLëvizjaMacjaAtomiItaliaEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreShëndetiIsa BoletiniMerkuri (planet)DevejaDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëPrilliPenisi i njeriutGjuhët indo-evropianeLigjet e NjutonitZvarranikëtKorçaKafshëtAmerika JugoreRacizmiBelgjikaGjermaniaHëna e PlotëPashkëtMajlinda KelmendiShtetiFustanellaDitar (Anne Frank)Vera (stinë)Arti i RilindjesMigrenaDramaElizabeth HandTurizmi në ShqipëriLuigj GurakuqiElektricitetiHistoria e TokësBiologjiaAleksandri i MadhThanaJava (gjuhë programimi)VolejbolliReaksioni kimikDita Ndërkombëtare e PunëtorëveKompjuteriPsoriazaProteinaHekuriBakteriOrgazmaPashallëku i ShkodrësAli AhmetiViktor HygoIsmail QemaliLista e personaliteteve ilireLahutaMejozaKara Mahmud pashë BushatiDritëro AgolliFiset ilireMbreti LuanEmra pellazgëPsikozaOksigjeniNjohja ndërkombëtare e KosovësAeroplani🡆 More