Athanas Shundi

Athanas Shundi (18 tetor 1892 - 18 shkurt 1940) ishte një farmacist dhe patriot shqiptar, pjesëtar i rëndësishëm i lëvizjes autoqefaliste të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në vitin e fundit të jetës u përfshi gjithashtu në politikë, si anëtar i Këshillit bashkiak te Tiranës, dhe me pas, i emëruar në Asamblenë Kushtetuese të Shqipërisë, gjatë legjislaturës 12 prill 1939 - 1 prill 1940.

Athanas Shundi
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
12 prill 1939 – 18 shkurt 1940
Të dhëna vetjake
U lind më18 tetor 1892
Tiranë, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane,
Vdiq më18 shkurt 1940 (47 vjet)
Torino, Itali
NënshtetësiaShqiptare
Fëmijët2
ArsimimiUniversiteti i Napolit, Itali
PunësimiPolitikan, farmacist, patriot dhe laik i Kishës Ortodokse Shqiptare

Jetëshkrim

U lind më 18 tetor 1892 në Tiranë. Familja Shundi, nga ai rridhte, ishte pjesë e bashkësisë ortodokse të qytetit të Tiranës, e cila kishte shkuar në Tiranë nga juglindja e viseve shqiptare në fundin e shekullit të 18-të. Ajo fillon e del në kodikun e Kishës së Shën Prokopit që në vitin 1818, kur listohet si dhuruese e ndërtimit të kishës që kish ndodhur gjatë viteve 1790-1797, si pjesë e esnafit të kallajxhinjve, e më pas, me mbiemrin e vet, Shundi, nga viti 1830 e tutje.

Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare të kishës së Shën Prokopit, A. Shundi kreu gjimnazin grek të Manastirit, të cilin e përfundoi më 1910. Po në 1910 filloi të punonte si mësues në shkollën e kishës, dhe, në 1913, u bë mësues në shkollën e parë shqipe në Tiranë, e cila ishte hapur po në atë vit. Në atë periudhë, A. Shundi ishte i angazhuar në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare dhe, me hapjen e shkollës shqipe në Tiranë, ishte në kryesinë e shkollës, së bashku me Jorgji Panon dhe Teodor Vuçanin. Në 1912 u regjistrua për mjekësi në Stamboll, po i ndërpreu menjëherë, pasi filloi Lufta e Parë Ballkanike. Në vitet 1913-1919 punoi si sekretar në Bashkinë e Tiranës. Në vitin 1919 u regjistrua në Universitetin e NapolitItali. Në Napoli ishte më 1921 një nga iniciatorët dhe më pas kryetari i shoqatës së shoqërisë të studentëve shqiptarë "Naim Frashëri". Më 1924 përfundoi studimet universitare për kimi e farmaci dhe mori titullin e studimit. Pasi punoi is asistent profesor në Universitetin e Napolit për një vit, më 1925 u kthye në Shqipëri dhe hapi një farmaci në Tiranë.

Në 1929 A. Shundi u emërua si një nga ekzekutorët e testamentit të Midhat Frashërit. Midhati ishte atëherë në mërgim, si rrjedhim i konflikteve politike që kishte me Ahmet Zogun. Testamenti i Frashërit kishte një nga qëllimet kryesore ruajtjen e bibliotekës së tij personale dhe përdorimin e fondit të kësaj biblioteke për krijimin e një Instituti Albanologjik, si qendër e studimeve shqiptare.

Në 1929 A. Shundi u bë pjesë e pleqësinë e kishës së Shën Prokopit. Ai qe delegat i Tiranës në Kongresin e Dytë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (kongresi i parë ishte ai i Beratit në 1922). Më 16-30 qershor 1929 kongresi u mblodh ne Korçë, dhe aprovoi nje statut per administrimin e brendshëm të kishës. Statuti modifikoi vendimet e Kongresit të Beratit të vitit 1922. Kongresi i Korçës përcaktopi se kryepeshkopi, peshkopët dhe zëvendësit e tyre duhet të ishin prej gjaku dhe gjuhe shqiptare, si dhe të kishin nënshtetësine shqiptare, nëpërmjet nenit 16.

Në 1930 A. Shundi u zgjodh zëvendësmitropolit i Tiranës.

Ishte anëtar i Këshillit bashkiak të Tiranes disa herë radhazi. Gjatë legjislatures 12 prill 1939 - 1 prill 1940 A. Shundi u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë. U nda nga jeta më 18 shkurt 1940 nga një sëmundje.

Jeta private

Djali i xhaxhait të A. Shundit ishte Stefan Shundi, avokat, shkrimtar, publicist dhe ish-president i klubit të futbollit KF Tirana. Një nga vajzat e tij, ishte publicistia Drita Siliqi, e cila ishte e martuar me poetin Drago Siliqi.

Referime

Referime

Tags:

Athanas Shundi JetëshkrimAthanas Shundi Jeta privateAthanas Shundi ReferimeAthanas Shundi ReferimeAthanas ShundiKisha Ortodokse Autoqefale e ShqipërisëKuvendi i Shqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kadri RoshiShqipëria në vitet 1912-1939Isak NjutoniHidrogjeniLibriPanairi i botësRrethi i DibrësVeshje popullore të KosovësAparati riprodhues mashkullor te njeriuSistemi i tretjesEmrat e bukur të AllahutDendësia e popullsisëSëmundjaSistemi nervorRomaMagnetiThomas EdisonPopullsia botëroreCikli menstrualArabia SauditeUrani (planet)Esad pashë ToptaniPasaporta e ShqipërisëDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëSarajet e bardhaKërpudhatDita ndërkombëtare e fëmijëveZef PllumiSavanaDanimarkaAnët e horizontitLista e lumenjve më të gjatëHolokaustiFoshnjaIkametiAhmed KalajaMultiple sklerozaDhelpraAkiliKarizmaBusullaFloraDritaTurizmi në ShqipëriMigrenaPjesët e ligjëratësLista e aktorëve të teatrit shqiptarLezhaLista e maleve të ShqipërisëShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreNepotizmiVaginaSamir ManeSëmundja infektiveTelefoniVullkanet dhe termetetPëremriMiguel de CervantesDramaMali i TomoritPrilliÇLista e kalave në ShqipëriSistemi operativAriNamazi i AkshamitFoljaAristoteliLimfocitiBimët me farëArmët e SkënderbeutInteligjenca artificialeMeteoriGreta ThunbergTeleskopiSteve JobsSheshi i Skënderbeut (Shkup)Lista e shkrimtarëve shqiptarë🡆 More