Branko Merxhani

Aleksandër Merxhani i njohur me emrin Branko Merxhani (Nish, 1894 - Stamboll, 25 shtator 1981) ka qenë botues i të përkohshmes Përpjekja shqiptare, përkthyes, ndër publicistët më të njohur të para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe gazetar në Turqi.

Në publicistikën e tij shquhet për lëvrimin e rrymës prestigjioze social-kulturore të quajtur Neoshqiptarizma.

Branko Merxhani
Fotoporteti
Emri Branko
Mbiemri Merxhani
Lindur më 1894
Lindur në Nishi, Mbretëria Serbe
Vdiq më 25 shtator 1981
Vdiq në Stamboll, Turqi
Kombësia shqiptare
Shtetësia osmane, shqiptare, turke
Profesioni botues, publicist, përkthyes

Biografia

Pakçka dihet për fëmijërinë e tij, burime të ndryshme e mbajnë nga Sopiku, Skoreja, Nishi apo Stambolli. I ati ishte nëpunës i administratës osmane i martuar me një grua nga Nishi. Guvernanten e kishte gjermane; dhe Merxhani ndoqi liceun në Bursa dhe shkollimin e lartë në universitetin e Vienës. Pas triumfit të Ataturkut, punoi si publicist në shtypin e Ankarasë; për çështjen e një prone në fshatin e origjinës u kthye në atdhe.

I vendosur në Gjirokastër ku punoi si inspektor arsimor, bashkëpunonte me të përkohshmen DemokratiaXhevat Kallajxhiut dhe Jorgji Meksit, tek e cila së bashku me Vangjel Koçen nisën shkrimet e para rreth Neoshqiptarizmës. Shkoi në Tiranë, ku korrikun e 1930 çeli të përmuajshmen që mbante emrin e rrymës ideore për të cilën shkruante, por zgjati vetëm një numër. Nisi të kontribuonte me artikuj në të përkohshmen Illyria të redaktuar nga Karl Gurakuqi; bashkëpunimi i tyre zgjati nga marsi i 1934 deri më 1936. Dhjetorin e 1935 bashkëpunoi me Kohën e re, me Suat Asllanin, Petro Markon, Koçën dhe Tajar Zavalanin; pas rreth 13 numrash, gazeta u mbyll. Tetorin e 1936 nisi të botonte të përkohshmen e vet Përpjekja shqiptare. Duke ia kundërvënë si antipod ndaj Hyllit të Dritës. Gjatë viteve '30 shkoi rregullisht në Stamboll për të takuar të atin.

Kur Shqipëria u pushtua nga Italia, dy numrat e fundit të Përpjekjes ia konfiskuan dhe e këshilluan që nëse do të donte të vazhdonte punën, atëherë t'i ndërronte titullin gazetës dhe ta quante Përpjekja Fashiste. Gushtin e 1939 Merxhani së bashku me Qemal Butkën dhe Dalip Zavalanin kaluan kufirin grek dhe u vendosën në Turqi.

Më 1940 është pjesë e Komitetit të Fshehtë të Stambollit bashkë me Mehmet Konicën. Më 1941, një organizatë amerikane e vendosur në Egjipt, kërkonte folës për Zërin e Amerikës në një stacion radioje; u zgjodhën Merxhani, Mirash Ivanaj dhe Xhemal Farka u pajtuan për punën dhe u vendosën në Jeruzalem deri me përfundimin e luftës. Vijoi veprimtarinë si publicist e gazetar në Turqi, ku shkroi në gazetat Tan, Hürriyet, Yeni Gazete dhe Gunaydin. Përcillet se kur i bëri e bija një vizitë, ai njihej me emrin Baha Özler; po ashtu dhe në letërkëmbimin mes Tahir Kolgjinit e Mustafa Krujës, më 1952 Tahiri shkruan se në Stamboll njihej si Baha Bey dhe punonte për "fletoren Hürriyet".

Në një shkrim kishte analizuar edhe situatën socio-ekonomike të Shqipërisë, botuar te Yeni Gazete në numrat e datave 16-21 korrik 1970 me titull "Shqipëria dhe përpjekjet e saj për zhvillimin ekonomik."

Veprimtaria

Radhiti pikëpamjet e veta në faqet e Illyria-së, Minerva-s. Pasi themeloi më 1936 Përpjekjen shqiptare, të cilën mëtonte ta bënte një universitet popullor ku mund të shtroheshin probleme filozofike. Në të gjeheshin përkthime e artikuj në hulli të filozofisë, sociologjisë, historisë, gjuhësisë, arkeologjisë dhe pedagogjisë. Në një tentativë për kritikën letrare të mirëfilltë dhe mundim për t'i parashtruar lexuesit shqiptar risitë më bashkohore.

Neoshqiptarizma

Në dhjetor të 1928, Merxhani shkroi radhët e para mbi Neo-shqiptarizmën tek e përkohshmja Demokratia. Së bashku me Vangjel Koçën u përpoqën të krijonin një sistem të mendimit shqiptar synimi i të cilit ishtre çrrënjosja e sistemit shoqëror lindor dhe vendosja e sistemit perëndimor në Shqipëri. Merxhani mori për model të filozofisë së tij, pozitivismin e filozofëve francezë Ogyst Kont dhe Emil Durkheim, krahas tyre u mbështet dhe në idetë e Dekartit, të Renanit, të Bergsonit dhe të Niçes, me përzierjen e të cilëve formoi "neoshqiptarizmën." Sistem mendimi i cili, u huazua në një masë të madhe nga ai i shkrimtarit e sociologut turk Zija Gëkalp (Ziya Gökalp, 1876-1924) i njohur si "Turqizimi".

Vepra

Publicistika e tij u përmblodh dhe ribotua vetëm pas rënies së regjimit komunist, botimi i parë i së cilës u përkujdes nga Aurel Plasari, në botimin Formula të Neoshqiptarismës: përmbledhje shkrimesh (Tiranë: Apollonia, 1996) dhe më tej nga Ndriçim Kulla në botimin Branko Merxhani: vepra (Tiranë: Plejad, 2003).

Referime

Bibliografia

  • Akademia e Shkencave e Shqipërsië (2007). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i tretë. Tiranë: Toena.

Tags:

Branko Merxhani BiografiaBranko Merxhani VeprimtariaBranko Merxhani VepraBranko Merxhani ReferimeBranko Merxhani BibliografiaBranko Merxhani1894198125 ShtatorLufta e Dytë BotëroreNishiPërpjekja shqiptareStambolli

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PjesëzaEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreDita e ÇlirimitLimfocitiHepatiti BShqipëria në vitet 1912-1939Njësia matëseEnergjia kinetikeVaso pashë ShkodraniMësonjëtorja e KorçësEpoka para gjyqitKitaraShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraStimulim me gjoksNepotizmiLojërat OlimpikeStreptokoketLista e lumenjve më të gjatëLidhëzat në gjuhën shqipeMprehësi i lapsaveKosova në Luftën e Dytë BotëroreMujiHormonet e gjëndrave mbiveshkoreUrani (planet)Ahmed KalajaRevolucioni industrialLista e komunave në KosovëSateliti natyrorGravitetiPukaPjetër BogdaniShtatë mrekullitë e botësShenjat e Urdhërave të PreraDermatiti atopikSeksi analKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeKapitalizmiSkënderbeuF.C. Internazionale MilanoFazat e Rilindjes ShqiptareVolejbolliKosova dhe bukuritë e sajNarcisizmiLibrazhdiMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutBalenaPenicilinaReal Madrid C.F.KinaEfekti serrëKësulëkuqjaBimësiaParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaArbëria në MesjetëAziaFruthiKarizmaEkonomiaJupiteriVjosaYlberiReaksioni kimikPrilliApoloniaFiset ilireOrgazmaShqipëria OsmaneEdi RamaBosnja dhe HercegovinaHistoria e ShkodrësVajguriNezim FrakullaLindja e parakohshmeNdre MjedaBurimet natyrore të KosovësMigjeniDemografia e ShqipërisëHistoria e Çamërisë🡆 More