Seminari Italo-Arbëresh I Palermos

Seminari Arbëresh i Palermos, ose Seminari Italo-Shqiptar (në italisht: Seminario Italo-Albanese di Palermo), quajtur një herë edhe Seminari Grek për shak të ritit grek (bizantin) i pranuar nga arbëreshëve, ishte qendër e rëndësishme arsimore dhe kulturore e Arbëreshëve të Siçilisë.

Seminari Italo-Arbëresh I Palermos
Rruga "Via Seminario Italo-Albanese" në qendrën historike të qytetit të Palermës, Siçili IT

U themelua në Palermo1734 nga At Gjergji Guxeta, Apostull i arbëreshëve të Siçilisë dhe më i madhi i intelektualëve arbëreshë të Siçilisë të shk. XVIII. Semirari ishte për shekuj me radhë vatra e ruajtjes së gjuhës shqipe, e kulturës dhe traditave shqiptare, si dhe e patriotizmit shqiptar, ku u formuan shumë intelektualë, priftërinj të shquar, shkrimtarë dhe poetë të njohurë gjithashtu në të njëjtën vendlindje Shqipëri. Nga viti 1945 selia e saj është lëvizur në Horën e Arbëreshëvet (PA).

Historiku

Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Ikonë e madhe e Shën Nikollës, shekulli XVI. Kjo ikonë ndodhej tek famullia afër Seminarit, sot te selja e re e Kishës-Katedrale, dhe ka qënë gjithëmonë shumë e nderuar nga arbëreshët e Palermës

Deri në mesin e shek. XVI, bashkësitë arbëreshe të Italisë gjithashtu kishin arritur të mbanin marrëdhënie të vazhdueshme me Patriarkanën e Ohridës (Maqedoni) nga e cila vareshin dhe e cila vazhdimisht i konsideronte arbëreshët nën juridiksionin e saj kanunor.

Nën pontifikatin e Papës Klementi XI (1700-1721), me origjinë shqiptare dhe të Klementit XII (1730-1740), ka një interes të ri nga ana e Selisë së Shenjtë në traditën kishtare bizantine, e cila manifestohet me themelin e "Kolegji Corsini" i Shën Benedhitit (it. San Benedetto Ullano, 1732) në Kozenxë (që më pas u transferua në 1794 në Shën Mitri Koronë, në "Kolegjin Shën Adriani" për komunitetet arbëreshe të ritit bizantin të Kalabrisë, dhe themelimin e Seminarit Arbëresh të Palermos (1734) për komunitetet e Siçilisë.

Seminari Arbëresh të Palermës ka qënë themeluar nga At Gjergji Guxeta (it. Padre Giorgio Guzzetta). Ky institut kishte detyrën e mirëpritjes dhe edukimit të të rinjve nga komunitetet arbëreshe të "ritit grek" të pranishëm në Siçili. Seminari u bë kështu qendra më e rëndësishme fetare dhe kulturore për arsimimin - sipas ritit bizantin lindor - të brezave të rinj të priftërinjve arbëreshë për kolonitë e tyre në Siçili.

Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
I. Marabitti (1771), monument i At Guxeta, sot në Horë, ish në Seminarin Arbëresh i Palermës

At Gjergji Guxeta ishte rektori i parë i kësaj qendre, i krahasuar për rreth dhjet vjet nga prifti Papa Pjetër d'Andrea nga Himara, i cili në 1746 u emërua kapelan famullitari i klishës së Seminarit e "Shën Kollit" (San Nicolò "dei Greci"), deri vdekjes e tij më 17 tetor të të njëjtit vit.

Pas një bashkëpunimi të çmuar tashmë në fillim të jetës së të njëjtit Seminar, At Guzzetta emëroi prifti Papa Pal Maria Parrino (1710–1765) nga Pallaci (Palazzo Adriano) në 1739 prorektor i Seminarit, dhe në 1752 rektor të Seminarit që ai themeloi në Palermo. Pas themelimit dhe drejtimit të Guxetës, Parrino ishte rektori i 2-të i Seminarit Italo-Shqiptar, të cilin e mbajti nga viti 1746 deri më 1765, i ndihmuar nga Papa Vasili Stasi (it. Basilio Stassi) i Horës së Arbëreshëvet dhe nga Papa Melchiorre Masi nga Munxifsi (Mezzojuso).

1777 Papa Nikollë Keta mori detyrën e prorektorit të Seminarit Italo-Shqiptar të Palermos. Me kulturën e tij të gjerë ai vazhdoi dhe dha një kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë fetare të Seminarit dhe në veçanti në trajnimin e seminaristëve, me qëllim rimëkëmbjen, restaurimin dhe respektimin e traditës autentike bizantine liturgjike dhe kërkimet për historinë e lashtë arbëro-shqiptare.

Pas themelimit të Seminarit të Palermos, kolonitë arbëreshe të Siçilisë i kërkuan qeverisë një peshkop "grek", domëthën katolik të ritit bizantin, për shugurimet e shenjta, pasi në atë kohë klerikët arbëresh, quajtur "grek", u detyruan me shqetësime serioze dhe shpenzimet, për të shkuar në Romë te "Kulegji Grekë" ose diku tjetër, në kërkim të një peshkopi që do t'u jepte shugurimin. Pavarësisht nga kundërshtimi i peshkopëve latin-romak, Papa Piu VI, me demin e 6 Shkurtit 1784, themeloi peshkopatën "greke"-bizantine të Siçilisë dhe Imzot Gjergji Stasi (Mons. Giorgio Stassi, 1712 – 1802), prift i oratorit së Sh. Filipit Neri (Rritiri) në Horën e Arbëreshëvet dhe nxënës i preferuar nga At Gjergji Guxeta, ishte peshkopi i parë i "Piana dei Greci", dikur emrin si ishte njohur Horën e Arbëreshëvet nga te huajt litint/italian deri 1941.

Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Selia episkopale (1937) dhe Seminari Arbëresh i Horës së Arbëreshevet (1950), ku u spostua në 1945 Seminari Arbëresh i Palermës

1943 selia e Seminarit Arbëresh në Palermo u dëmtua seriozisht nga bombardimet amerikane në kryeqytet. Nga viti 1945 vendi i Seminarit është lëvizur në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), që nga 1937 u bë selia eparkiale/dioqezane e Kishës Italo-Shqiptare të Siçilisë.

Prania e këtyre dy qendrave kulturore u garantoi komuniteteve arbëreshe të krahinës së Kozenxës dhe Palermës një trashëgimi të spikatur historike dhe kulturore, mbi të cilën u formua një linjë e angazhimit fetarë, civil dhe intelektual, i vëmendshëm ndaj kërkesave liridashëse dhe demokratike të shoqërisë italiane. Por, përveç formimit të intelektualëve dhe klerikëve të ritit bizantin, të cilët luajtën një rol udhëheqës në lëvizjen italiane e "Risorgimento-s", këto dy institucione zën fillën, me përhapjen e ideve të reja romantike, ngritjen midis arbëreshë të një ndërgjegje kombëtare më të pjekur dhe më të përhapur shqiptare, dhe mbështetjen për pavarësinë e Shqipërisë.

Seminari

Famullia

Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Prifti (ose zoti papa) arbëresh te famullia shqiptare në Palermo.
Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Pllakë mermeri (1968) në kujtim të heroit shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeufamullinë arbëreshe në Palermë.

Ngjitur me seminarin qëndronte kisha e Shën Kollit, që daton që nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë. Gjatë bombardimeve të vitit 1943, Seminari dhe kisha u rrafshuan plotësisht me tokën, dhe një ndërtesë e re shkollore u ndërtua në rrënoja. Pas një shkollë së mesme publike fillimisht ishte vendosur këtu, dhe më vonë një degë e njëi gjimënasjë u ngrit atje.

Famullia e Shën Kollit së Mirës ose të Grekëve (parrocchia di San Nicolò di Mira o dei Greci), katolike me ritin bizantin, ose "riti grek", u ndërtua në 1547 nga arbëreshi çamë Andrea Skramilja me ndihmën e arbëreshit nga Morea Matteo Menkzo, pranë Seminarit Italo-Shqiptar në Palermo.

Famullitari i parë ishte Papa Nikolla Matrënga (1546-1549), i cili i përkiste klerikëve të martuar, sipas disiplinës së kishës bizantine. Në atë kohë ishte në aktë mërgata e madhe shqiptare (migrimet nga shekulli i 15-të deri në 18-të), që vinin drejtpërdrejt nga Arbëria dhe territoret arbërishtfolëse të Ballkanit, Atikës dhe Moresë. Nga atëherë, këto bashkësi shqiptare në Itali kanë ruajtur dhe kultivuar identitetin e tyre etnike. Priftërinjtë që ndoqën famullinë "Greke" të Palermos vinin gjithmonë nga Arbëria dhe nga kolonitë arbëreshe të krahinës së Palermos (Kundisa/Contessa Entellina, Munxifsi/Mezzojuso, Pallaci/Palazzo Adriano, Hora e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi, më vonë edhe nga Sëndahstina/Santa Cristina Gela).

Personalitete të shquara

Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
I Nderuar At Gjergji Guxeta (1682 – 1756)
Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Nikollë Keta (1741 – 1803)
Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Françesko Krispi (1818 – 1901)
Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Gavril Dara i Riu (1826 – 1885)
Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Zef Skiro (1865 – 1927)
Seminari Italo-Arbëresh I Palermos 
Imzot Sotìr Ferrara (1937–2017)

Mësimdhënës të shquar

  • At Gjergji Guxeta (1682 - 1756)
  • Papa Gjergj Nikollë Brankati (1688 – 1760)
  • Imzot Zef Skiro (1690 – 1769)
  • Papa Pal Maria Parrino (1710 – 1765)
  • Imzot Gjergji Stasi (1712 – 1802)
  • Papa Nikollë Keta (1741 – 1803)
  • Imzot Zef Crispi (1781 – 1859)
  • Imzot Pal Skiro (1866 – 1941)
  • At Zef Valentini (1900 – 1979)
  • Ernest Koliqi (1903 – 1975)
  • Imzot Zef Perniciaro (1907 – 1981)
  • Papa Gjergji Dorangricchia (? – 1939)
  • Papa Damiani Komo (1923 – 1985)
  • Papa Marku Mandalà (1905 – 1974)
  • Josif Droboniku (1952 – 2020)

Studentë të shquar

  • Nikollë Filja (1693 – 1769)
  • Papa Pal Maria Parrino (1710 – 1765)
  • Papa Nikollë Keta (1741 – 1803)
  • Imzot Agostino Franco (1760 - 1877)
  • Luc Dolce Gliqini (1765 – 1850)
  • Kostantin Kostantini (1782 – 1837)
  • Giovanni Emanuele Bidera (1784 – 1858)
  • Papa Pietro Matrënga (1807 – 1855)
  • Papa Nikolla Kamarda (1807 – 1884)
  • Françesko Krispi (1818 – 1901)
  • Papa Dhimitër Kamarda (1821 – 1882)
  • Papa Filipi Matrënga (1822 – 1873)
  • Gavril Dara i Riu (1826 – 1885)
  • Zef Spata (1828 – 1901)
  • Gjon Skiroi (1830? - ?)
  • Pjetër Chiara (1840 – 1915)
  • Françesko Muzaka (1852 – 1931)
  • Kola Birbati (1856 – 1923)
  • Zef Skiroi (1865 – 1927)
  • At Kozma Buccola (1869 – 1934)
  • At Nilo Borxhia (1870 – 1942)
  • At Sofroni Gassisi (1873 – 1923)
  • Trifonio Guidera (1873 – 1936)
  • Imzot Zef Masi (1878 – 1903)
  • Papa Tani Petrotta (1882 – 1952)
  • Papa Marko la Piana (1883 – 1958)
  • At Lorenzo Tardo (1883 – 1967)
  • Rozolino Petrotta (1894 – 1969)
  • Zef Skiroi Clesi (1905 – 1984)
  • Imzot Zef Perniciaro (1907 – 1981)
  • Papa Gjergji Skirò (1907 – 1992)
  • Enrico Cuccia (1907 – 2000)
  • Bekuar Papa Josif Papamihali (1912 – 1948)
  • Papa Matei Shembra (1914 – 1967)
  • At Bartolomeo Di Salvo (1916 – 1986)
  • Imzot Marku Peta (1921 – 2007)
  • Ndon Guxeta (1922 – 2017)
  • Imzot Sotìr Ferrara (1937 – 2017)
  • Zef Skiro Di Maxho (1944)
  • Matteo Mandalà (1958)

Referime

Shih edhe

Gjëra të tjera


Lidhje të jashtme

Tags:

Seminari Italo-Arbëresh I Palermos HistorikuSeminari Italo-Arbëresh I Palermos SeminariSeminari Italo-Arbëresh I Palermos Personalitete të shquaraSeminari Italo-Arbëresh I Palermos ReferimeSeminari Italo-Arbëresh I Palermos Shih edheSeminari Italo-Arbëresh I Palermos Gjëra të tjeraSeminari Italo-Arbëresh I Palermos Lidhje të jashtmeSeminari Italo-Arbëresh I PalermosLiturgjia hyjnore në kishën ortodokseSiçili

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FoljaUrani (planet)PneumoniaLeje DrejtimiMasturbimiAngliaPermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitBakteriDemografia e Maqedonisë së VeriutGrupet e gjakutJohnny SinsBeni ecën vetëIsa BoletiniBelgjikaAthinaMësonjëtorja e KorçësFabulaSpondiliartrozaVeprimtaria fizikeShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraAlpet ShqiptareBektashiSintaksa e gjuhes shqipeQeni i SharritIliriaHistoria e TiranësLogopediaFazat e Rilindjes ShqiptareLuljaDita e ÇlirimitProdhimi i Brendshëm BrutoJashar bej ShkupiArtriti ReumatologjikMercedes-BenzSëmundja infektiveBulimiaAustraliaTurizmi në ShqipëriAbdyl FrashëriAfrikaHistoria e sportitPërcjellësit elektrikEnergjia e ripërtëritshmeKalciumiViolinaQytetet e ShqipërisëLista e vendeve sipas sipërfaqesNgjyraGoogleAmerika JugoreGjethjaLumi i BunësTuberkuloziSëmundja e LeukemisëMartin CamajErnest KoliqiMerkuri (planet)JaponiaSistemi operativMuzika populloreLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneStatistikaVeshkaMigjeniZemraDynymLëkuraDomatjaFigura stilistikeLufta e FtohtëTelefoniSerbiaIslandaZiadin SelaEpoka e IluminizmitCraig NewmarkNënë TerezaErnest Hemingway🡆 More